Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Qarkore e dates 16/10/2002 n. 79

Konfermohet qe KODI FISKAL do te jepet ne momentin e thirrjes prane sportelit shumefunksinesh krijuar ne te gjitha prefekturat.

Qarkorja jep udhezime operative per zgjidhjen e rasteve te OMOCODIA (dy ose me shume persona qe kane te njejtin kod fiskal ne baze te te dhenave anagrafike te ngjashme). Eshte parashikuar mundesia qe ne rast se do te verifikohen gabime do te behen proçedura mjaft te hollesishme per t’i riparuar.
Gjithashtu eshte parashikuar edhe rasti i punetoreve emigrante te cilet jane te pajisur me kod fiskal (ndoshta per faktin qe ne te kaluaren kane patur nje lejeqendrimi te nje tipologjie te caktuar apo qe i ishte dhene gabimisht). Ne kete rast qarkorja konfermon qe eshte me leverdi qe te shkruhet numri i kodidt fiskal i punetorit qe ne momentin e perpilimit te kerkeses per rregolarizim, pasi kjo do te lejoj automatikisht kontrollin e tij si dhe berrjen e korrigjimeve kur do te jete e nevojshme.
Thirrja prane sportelit shumefunksionesh te Prefektures do te behet brenda afateve me te gjata nga ato te shkruajtura ne normative, kjo per faktin qe zyrat jane te pajisura ne menyre te tille qe do te marrin ne shqyrtim vetem nje numer te kufizuar kerkesash.
Shembull praktik: Prefektura e Padoves.
Ne Prefekturen e Padoves, deri ne daten 10 tetor, jane prezantuar 8.600 kerkesa per rregolarizim, e sporteli do te ekzaminoj vetem 15 kerkesa ne dite. Edhe sikur personeli te dyfishohej koha e pritjes do te shkoj me shume se sa nje vit.

Urdheresa e pare e Gjykates se Punes se Milanos

Me se fundi nje lajm i mire qe ka te bej me fenomenin e punedhenesve te cilet refuzojne qe te rregolarizojne punetoret e tyre emigrante e qe i “pushojne nga puna” per te eliminuar keshtu, problemin e rregolarizimit. Kemi folur ne te kaluaren per iniciativa gjyqsore te cilat kishin te benin me proçedura urgjente, qe i ngrinin magjistratures kete çeshtje, duke mbeshtetur tezen sipas te ciles punedhenesi nuk duhet te zgjedhi mundesine e rregolarizimit ose jo te punetorit, por duhet ta quaj ate si detyre. E pikerisht, duke mbeshtetur kete interpretim te normes, kemi nje vendim te pare te Gjykates se Punes se Milanos.
Duke pranuar kerkesat e prezantuara ne apel, gjykatesi i punes ka URDHERUAR punedhenesin, me nje provediment formal (kushtezues, qe ne rast se nuk aplikohet e ekspozon karshi nje proçesi penal), qe te prezantoj kerkesen per rregolarizim.
Ky eshte rezultati i pare i fushates per tutelimin e punetoreve qe ka nisur ne shume qytete te Italise, e eshte provedimenti i pare i dhene nga magjistratura. Nepermjet kesaj urdherese kemi pare qe ja vlente qe çeshtja te ngrihej ne gjykate ne menyre qe te behej nje interpretim korrekt i ligjit si dhe pohimi i karakterit kushtezues te rregolarizimit, d.m.th. detyrimi per kane punedhenesit qe te proçedojne me rregolarizimin.
Ne te ardhmen do t’ju njoftojme, per apele te tjera, sapo te behet i njohur motivi e permbatja e proçeseve.

Dekreti i flukseve per vitin 2002

Dekreti i Presidentit te Keshillit te Ministrave lidhur me “Programimin tranzitor te flukseve migratore te punetoreve ekstrakomunitare ne territorin e Shtetit per vitin 2002”.
Gati ne menyre te papritur eshte firmosur me 16 tetor dekreti i flukseve, provediment ky qe autorizon hyrjet e reja ne kuadrin e programimit te flukseve migratore. Ky dekret nuk eshte publikuar akoma, edhe pse teksti eshte i disponueshem ne internet, per kete Zyrat e Punes nuk kane marre akoma asnje qarkore apo udhezime operative te cilat te tregojne modalitetet per aplikimin e dekretit. Teksti eshte pak a shume sintetik e nuk kuptohet se ç’kuptim ka fjala “tranzitore”, por le te kalojme ne komentimin e tij.

Artikulli 1
1. Per vitin 2002 pranohen ne Itali per motive pune autonome per nje kuote maksimale prej 2.000 vetesh, qytetaret e huaj jo komunitare residente jashte duke perjashtuar ata te cilet vijne nga Vende parashikuar ne artikujt 3 e 4 te ketij dekreti, qe i perkasin kategorive te meposhteme:
· Studiues;
· Sipermarres qe ushtrojne aktivitet ne interes te ekonomise kombetare;
· Profesioniste te lire;
· Anetare e administratore te shoqerive jo kooperativa;
· Artiste me fame nderkombetare e te nje kualifikimi profesional per te cilin kerkohen nga entet publike e private.
2. Ne kuadrin e nje kuote te tille nuk perfshihen konvertimet e lejeqendrimeve per motive studimi ne lejeqendrime per motive pune autonome

Ne kete artikull kemi nje shmangje nga dispozitat qe permbahen ne Rregulloren e Perditesimit te Tekstit Unik mbi emigracionin (dispozitat e te cilit per momentin mbeten te pa alteruara, e duke qene qe jane nxjerre me nje dekret legjislativ duhet te kene epersi mbi nje dekret te Presidentit te Keshillit te Ministrave). Perjashtohet mundesia e konvertimit te lejeqendrimit per motive studimi ne motive pune autonome, ndersa ndoshta ky preçizim do te konfermoj mundesine e konvertimit te lejeqendrimeve per turizem ne pune autonome, gjithnje qe hipoteza e punes autonome te jete nje nga ato te shkruajtura ne listen e mesiperme.

Ekzaminimi i tipologjive

· “Sipermarres te cilet ushtrojne nje aktivitet ne interes te ekonomise kombetare”: kjo te ben te mendosh qe behet nje vleresim diskrecional mbi ENTITETIN e volumit te afarit, mbi tipologjine e aktivitetit qe ushtron ndermarrja, titullari i te ciles do te kerkoj autorizimin per hyrjen ne Itali per motive pune autonome.
· “profesioniste te lire”: e ketu lindin te gjitha problemet aplikative lidhur me mundesine e rregjistrimit ose jo ne librat profesional ne rastin kur kemi te bejme me profesione te cilat rregullohen nga nje norme speciale e nga detyrimi i rregjistrimit ne librin profesional.
· “bashkepunetore te koordinuar e te vazhdueshem (coordinati i continuativi)”: perfshin nje tipologji pune te diversifikuar me te gjitha dyshimet e mundshme qe mund te lindin mbi karakterin “e paster” te nje kontrate te ketij tipi, te cilat mundet edhe te fshehin nje marrveshje te vertete te nje raporti pune te karakterit “subordinato”.

Per kete na ka arritur nje pyetje. Sherbimi i akoljences se pare te Bolxanos pyet nese nje person, aktualisht ne poses te nje lejeqendrimi per motive shendeti (shtatzani), qe ka mundesine e stipulimit te nje kontrate (me nje kooperative si pastruese), mund te perfitoj tani nga mundesia e konvertimit te lejeqendrimit nga motive shendeti ne motive pune autonome? Apo ne rast se ne baze te kesaj kontrate te marri nje vize hyrjeje per motive pune autonome, duke u kthyer me pare ne vendin e saj.

Artikulli 1 i dekretit te mesiperm mes tipologjive te hyrjeve per pune autonome, permend edhe bashkepunimin e koordinuar e te vazhdueshem. Gjithesesi na referohet nga rasti i Bolzanos qe Inspektorati i punes eshte pergjigjur qe “konvertimi i lejeqendrimeve per pune autonome vleresohet rast per rast e ne qofte se kontrata e bashkepunimit te koordinuar e te vazhdueshem behet per aktivitet pastrimi me nje kooperative, me siguri qe kerkesa per konvertim do te refuzohet. Na ngrihet pyetja nese eshte e mundur nje vleresim diskrecional nga ana e zyres se punes ne autorizimin ose jo per motive te bashkepunimit te koordinuar e te vazhdueshem ne kuadrin e kuotave te parashikuara nga rregullorja e aktualizimit.
Eshte e vertete qe zyra e punes mund te bej vleresimin mbi permbatjen e kontrates (per te pare nese fsheh nje raport pune te tipit subordinato, pra gjerarkik, drejtues etj), mbi shperblimin e pas ketij vleresimi mund te refuzoj kerkesen per konvertim. Ne rast se nuk ka dyshime mbi rregullshmerine e kontrates, zyra e punes duhet te japi vertetimin e disponibilitetit per pune autonome.

Artikulli 2
1. Per vitin 2002 lejohet hyrja ne Itali per motive pune subordinato me kualifikim te larte, te qytetareve te huaj jo komunitare residente jashte me perjashtim te atyre vendeve qe parashikohen nga art. 3 e 4 te ketij dekreti, qe i perkasin kategorise se drejtuesve brenda nje kuote maksimale prej 500 vetesh, behet perjashtim per ç’ka parashikohet nga art. 27 i Digs 286/98.

Koncepti “kualifikim i larte” eshte nje vleresim relativ diskrecional qe do te bazohet mbi oferten kontraktore qe i behet punetorit te huaj.

Artikulli 3
1. Per vitin 2002 pranohen ne Itali, per motive pune subordinato, edhe per nevoja te karakterit stinor e per pune autonome punetore me origjine italiane qe kane nje prej prinderve pasardhes deri te grades se trete ne linje te drejte, residente ne Argjentine, te cilet kerkojne qe te inserohen ne nje liste te posaçme te krijuar prane perfaqesive diplomatike ose konsullore Italiane ne Argjentine, ne te cilen do te permbahet kualifikimi profesional i vet punetorit, e kjo per nje kuote maksimale prej 4.000 vetesh.

Mund te perfitojne nga kjo kuote qytetare argjentinas (te cilet akoma nuk kane marre qytetarine italine, pasi ne rast te kundert nuk do te kishin nevoj per anje tip autorizimi e kane te drejte qe te hyjne), aktualisht resident ne Argjentine e qe jane EDHE me origjine italiane deri tek stergjyshi.

Artikulli 4
1. Per vitin 2002 pranohen ne Itali, per motive pune subordinato edhe per nevoja te karakterit stinor, qytetare te vendeve te cilat kane nenshkruar marrveshje specifike te kooperimit ne lenden e emigracionit, per nje kuote maksimale prej 10.000 vetesh, si me poshte:
– 3.000 qytetare shqiptare;
– 2.000 qytetare tuniziane;
– 2.000 qytetare marokiane;
– 1.000 qytetare egjyptiane;
– 500 qytetare nixheriane;
– 500 qytetare moldave;
– 1.000 qytetare srilankeze.

Ne panoramen e vendeve te cilat kane stipuluar marrveshje ne lenden e kooperimit, te cilave ju rezervohen kuota specifike vende te REJA sikurse Egjypti, Nixheria, Moldavia e Sri Lanka.

Kujtoj qe per 2.000 hyrjet per pune autonome e per 500 hyrjet per drejtues e punetore me specializim te larte, perjashtohet mundesia e shfrytezimit te kesaj kuote nga ana e qytetareve argjentinas me origjine italiane e te qytetareve qe perfitojne nga 10.000 kuotat e reservuara. Ata, me qene se kane kuotat e tyre, nuk mund te perdorin kuotat e dhena ne vija te pergjitheshme per te gjithe te huajt.
Nuk eshte parashikuar asnje mundesi hyrjeje per tipologji normale te punes subordinato, me perjashtim te qytetareve qe perfitojne nga kuotat e rezervuara.

Artikulli 5
Per vitin 2002 pranohen ne Itali per motive pune stinore qytetaret e huaj jo komunitare residente jashte per nje kuote maksimale prej 4.000 vetesh.

Kemi keto 4.000 autorizime te disponueshme per hyrjen e punetoreve me origjine nga vendet e tjera por VETEM per pune stinore.

Ajo qe bie ne sy menjehere e qe, me perjashtim te qytetareve nga vendet me te cilat jane stipuluar marrveshje te kooperimit, pra te cilat perfitojne nga kuotat e rezervuara, te tjeret mund te shihet qe nuk mund te kenaqin te gjitha kerkesat e prezantuara prane zyrave te punes per autorizimin e punesimit nga jashte ne fillimin e ketij viti. Megjithate dime qe, gati pjesa me e madhe e punetoreve qe kane kerkuar autorizimin e hyrjes nga jashte ndodheshin ne Itali e kane nisur kerkesen per rregolarizim.

Kujtoj qarkoren e Ministrit Maroni te para disa muajve, nepermjet te ciles beheshin te pavlefshme kerkesat per punesimin nga jashte te prezantuara ne janarin e ketij viti, per faktin qe nuk kishte dale akoma dekreti i flukseve. Mundet qe me nje qarkore te metejshme, do te stabilizohet qe kerkesat per autorizimin nga jashte, per ke eshte akoma i interesuar duhet te riprezantohen edhe per qytetaret qe perfitojne nga kuotat e rezervuara.

Dhenia e vizave te hyrjes per bashkim familjar

Proçedura per bashkim familjar eshte mjaft e thjeshte, pasi konsiston vetem ne faktin e prezantimit ne kuesture te kerkeses per autorizim, duke demostruar qe ekziston nje shtepi e pershtatshme (ne baze te nje çertifikate qe merret ne komune) e qe i interesuari ka nje te ardhur te mjaftueshme minimale qe garanton mbajtjen e familjareve per te cilet kerkon kete bashkim. Kuesturat japin te ashtuquajturen “nulla-osta” per bashkim, por gjithnje e me shpesh eshte duke u rregjistruar qe prane ambasadave italiane jashte, vizat nuk jepen per motive te ndryshme, e as nuk jepen takime per prezantimin e dokumentave e te autorizimit te dhene nga kuestura per vazhdimin e praktikes.

Konsullata e Pergjitheshme e Italise ne Kazablanka ne nje note te saj te 10 tetorit 2002 shkruan:

“ne vijim te mbylljes se zevendes kunsullates ne Tangeri me 30 qershor 2001, me shtrirrjen e kompetences territoriale, te reduktimit progresiv te personelit te emeruar nga Ministria e Brendeshme (filluar prej 18 muajsh), e se fundi me thirrjen e menjehershme te kater nenpunesve te Policise se Shtetit, kjo Konsullate, per mungese personeli, nuk ka mundesi qe t’i pergjigjet kerkesave gjithnje ne rritje te publikut, per kete arsye ben mbylljen e perkohshme, duke filluar nga data e sotme, te zyres se vizave, duke hequr dore nga nje hapje prej kohesh e kompromentuar. Aktiviteti i zyres se vizave, do te kufizohet vetem ne trajtimin e mijera kerkesave te paraqitura deri me sot e te rasteve te jashtezakonshme.”

Kjo komunikate me eshte transmetuar nga ambasada pas kerkeses se bere per pershpejtimin e dhenies se vizes per bashkim familjar mbi bazen e autorizimit, te paraqitur prej disa muajsh, qe i ishte dhene nje qytetari marokian. Zoteria marokian kishte nisur autorizimin familjareve te tij per ta çuar ne konsullate e per berjen e praktikes, por keta te fundit nuk kane mundur fizikisht as te paraqesin dokumentat e as te marrin takim. Karshi kerkeses se pergatitur prej meje, per llogari te qytetarit marokian, ka arritur nga Konsullata e Kasablankes kjo lloj pergjigjeje, e cila sinjalizon qe zyra e vizave eshte e mbyllur per publikun per shkak te forcave te medha e qe kerkesat qe jane duke ekzaminuar kane te bejne me vitin 2001.
Gjithashtu preçizohet qe :
“Trajtimi e dhenia e vizave kufizohet vetem ne rastet e nje emergjence ekstreme. Ne pritje te nje proçedimi me kohor e per t’i dhene mundesi kesaj zyre qe te pershpejtoj proçedurat, ju lutemi qe te evitoni nderhyrje te tjera”.

Kjo leter nuk ka nevoj per shume komente e me pak fjale thuhet qe “kemi mbyllur zyren e na lini te qete, perndryshe do te jete akoma edhe me keq e do te proçedojme akoma edhe me ngadale”.

Eshte shqetesues fakti qe personeli i ambasadave nuk shtohet, perkundrazi, paksohet. E krijon shqetesim zgjedhja qe eshte bere per mbylljen pikerisht te ZYRES SE VIZAVE. Ne vend qe ta bejne te punoj, edhe pse ngadale e mbyllin ate plotesisht, gje qe nuk gjen nje justifikim te qarte, siç mund te ishte rishperndarja e personelit ne zyra te ndryshme.
Ne rast se praktikat e trajtuara i referohen vitit te kaluar, na lihet te kuptohet qe jemi mbrapa 10 muaj ne dhenien e vizave, pa harruar qe kemi te bejme me nje te drejte themelore te punetorit qe ndohet ne Itali ne kushte te rregullta. Kjo e drejte eshte sanksionuar edhe nga nje konvente nderkombetare n.143 e vitit 1975 e organizates nderkombetare te punes.

Gjithashtu njoftoj qe edhe nga perfaqesi te tjera diplomatike italiane na vijne sinjalizime te tilla per kohen e gjate te pritjes, per mungesen e pergjigjes nga zyrat kompetente per dhenien e vizave.
Nga Verona nje koleg i ASGI, na njofton qe i eshte drejtuar gjykates se vendit te residences se punetorit emigrant i cili kishte marre autorizimin per bashkim familjar.
Artikulli 30 i Tekstit Unik mbi emigracionin (qe ka mbetur i pandryshuar nga ligji Bossi-Fini), parashikon qe gjykata te nxjerri nje urdherese per dhenien e menjehershme te vizes se hyrjes drejtuar perfaqesise konsullore kompetente. E ne fakt ka ndodhur keshtu.

Nje tjeter sinjalizim na vjen nga ambasada e Tiranes (Shqiperi) e cila nguron te japi vizat e hyrjes per bashkim familjar. Pikerisht keto dite, ka refuzuar te japi vizen edhe pse eshte bere nje SENTENCE e Gjykates se Padoves (ne baze te art. 30 te T.U), qe eshte e aplikueshme menjehere. Deri tani nuk na rezulton qe te kete permbushur provedimentin e bere na autoritetet gjyqsore.
Nje mediatrice kulturale, e cila punon ne Leçe, sinjalizon qe Ambasada Italiane ne Shqiperi ka bllokuar thuajse plotesisht dhenien e vizave. Duket qe motivi konsiston ne “urdherin e nisur nga larte”.
Le te kujtojme qe kemi te bejme me zyra per ushtrimin e TE DREJTAVE subjektive te njohura nga ligji i shtetit e nga marrveshjet nderkombetare.

Nje tjeter sinjalizim na vjen nga Ambasada Italiane ne Mozambik. Ne kete rast autorizimi i vizes per bashkim familjar (per prinderit ne ngarkim) eshte dhene na Questura e Verones para aprovimit te ligjit Bossi-Fini, e si i tille mbetet subjekt i ligjit te vjeter, duke lene menjane kufizimet drastike qe jane futur me ligjin e ri. Ne baze te ketij ligji parashikohet qe prindi te kete nje moshe mbi 65 vjeç, nuk duhet te kete femije te tjere ne vendin e origjines te cilet te parashikojne ne mbajtjen e tij.
Kolegu na shpjegon qe pas nje pergjigje te pare pozitive, dhene me goje, ne keto momente eshte duke pretenduar qe i interesuari te paraqesi dokumenta te tjera shtese te cilat te deshmojne treguesit e parashikuar na ligji Bossi-Fini. Pretendohet qe ligji i ri te kete efekte pasvepruese kur nderkohe NUK ESHTE DHENE ASNJE UDHEZIM I KESAJ NATYRE. Fakti qe viza eshte kerkuar me pas nuk duhet te çoj ne aplikimin e ligjit te ri, pasi ne ate pike dhenia e vizes eshte thjesht nje AKT I DETYRUESHEM.
Kujtoj qe ambasadat duhet te kufizohen vetem ne verifikimin e dokumentave te prezantuara e te konfermojne afersine familjare mes personave te interesuar, pasi te gjitha rrethanat e tjera jane vleresuar dhe ekzaminuar nga kuestura.
Edhe kjo eshte nje sjellje jo e qarte dhe e diskutueshme qe konfermon kete restriktim faktik ne dhenien e vizave te hyrjes per bashkim familjar.

Ftojme degjuesit tane qe te na sinjalizojne per raste analoge pasi eshte e rendesishme te terhiqet vemendja mbi rendesine e ketij problemi.
Proçedura e tuteles gjyqsore parashikuar nga art.30 eshte nje nderhyrje te cilen te interesuarit duhet ta mbajne parasysh gjithnje e me shume, e nuk eshte e pranueshme qe nje urdherese gjyqsore ekzekutive te mos permbushet nga administrata kompetente.