Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Qendra e Qendrimit te Perkohshem te Bolonjes duhet mbyllur menjehere!

Emigrantet e fryre me qetesues

Tegreto 200, Gardenale, fenibarbital, carbamazepina
Keto jane substancat qetesuese e antiepileptike te gjendura ne gjakun e tre qytetareve emigrante, te mbyllur qe nga dhjetori 2003 ne QQP ne Via Mattei ne Bolonja.
Ky lajm qarkullonte prej shume kohesh mes atyre qe merreshin me QQP: shoqatat, komitetet, vrojtuesit, avokatet. Te gjithe e dine qe ne brendesi te ketyre lager perdoren sedative per te qetesuar emigrantet ne pritje te debimit, por deshmite nuk jane te thjeshta qe te mblidhen, me qene se personat qe mbahen ne qender riatdhesohen. Por kete rradhe provat jane marre sa sherbejne per te hapur hetimet nga Prokuroria e Republikes e te behet nje kontroll prej 5 oresh ne brendesi te struktures e qe ka çuar ne sekuestrimin e ushqimit.

QQP nen akuze hetohet gjithashtu edhe per rrahje nga ana e forcave te rendit, gje qe ka ndodhur pas nje tentative arratisjeje te disa emigranteve ne 2 marsin e vitit 2003. Nga ajo date asnje nuk ka tentuar me qe te arratiset, asnje revolte e asnje proteste. Papritur te gjithe emigrantet jane bere te urte….

Tre emigrantet (njeri prej te cileve thirrej “Mumia” pasi nuk reagonte kurre me asnje) kete here nuk jane riatdhesuar e kane mundur qe te japin deshmine e tyre per ç’ka ndodh ne brendesi te qendres, duke i denoncuar avokatit te tyre situaten higjenike, te ushqimit, asistencen e mohuar, por mbi te gjitha dhimbjet e vazhdueshme te kokes, vjellje, ndjenjen e reduktimit te aftesive te perceptimit dhe gjumit qe ndjenin pas ushqimit.
Drejtimi i QQP i ishte besuar nga Prefektit Kryqit te kuq. Mbrotja dhe rendi i ishin dhene me turne policise dhe karabiniereve. Natyrisht qe pergjegjesit e qendres mohojne gjithçka.

Ne mbasditen e 20 janarit, per te denoncuar situaten shume te rende ne brendesi te qendres se denimit si dhe pergjegjesine e madhe te atyre qe drejtojne qendren, eshte zene selia e Kryqit te Kuq te Bolonjes.
Ky lajm arrin pak dite nga data 31 janar, date ne te cilen ne te gjithe Evropen do te mbahen, njekohesisht, manifestacione kunder mbylljes se qendrave te denimit.

31 janari eshte nje rast per te vene ne rrjet eksperienca te ndryshme te nivelit evropian e lokal qe prej vitesh luftojne per te drejtat e emigranteve e kunder ketyre qendrave lager.