Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Qytetaria italiane per martese ne rast se hyn ndarja a humbet?

Ligji italian parashikon humbjen e qytetarise italiane vetem ne situata te veçanta per shkak te te te mos qenit besnik ndaj kombit, siç tregohet ne art. 12 te ligjit n.91/1992 qe rregullon qytetarine.
Ligji parashikon qe qytetari italian humbet qytetarine ne rast se – duke pranuar nje punesim publik ose nje detyre publike nga nje Shtet i huaj ose duke bere sherbim ushtarak ne nje Shtet te huaj – nuk ploteson ne afatin e duhur nje lajmerim qe qeveria italiane i drejton per te abandonuar detyren ose sherbimin ushtarak.
E njejta gje kur nje qytetar italian gjate luftes me nje Shtet te huaj ka pranuar ose nuk ka abandonuar nje punesim publik ose ka dhene sherbimin e tij ushtarak per kete shtet te huaj pa qene i detyruar, ose kur ka fituar vullnetarisht qytetarine, humbet qytetarine italiane ne momentin e mbarimit te gjendjes se luftes.

Siç mund te shihet jane hipoteza krejt te veçanta, qe veshtire qe mund te imagjinohen ne praktike, edhe sepse zyrtarisht Shteti italian nuk eshte ne lufte ne kete moment dhe as ne nivel shkollor nuk mund te imagjinohet nje rezik i tille.

E gjithe kjo demostron qe qytetaria italiane, me marrjen e saj rruhet.
Per te konsideruar çdo hipoteze, duhet te mendojme qe ne rastin ne te cilin transmetohet per shkak te nje martese te simuluar, ne vijim te te ciles dy bashkeshortet nuk kane jetuar si burre e grua, eshte teorikisht e mundur anullimi i provedimentit administrativ te njohjes se qytetarise. Kjo me supozimin e nje verifikimi te nje simulimi total te rrethanave qe paraqesin nje bashkejetese si burre e grua.
Ne rastin e ekzistences efektive te bashkejeteses si burre e grua, kjo hipoteze nuk ka asnje rrezik qe te verifikohet.
Martesa, gjithesesi, mund te hyj ne krize e te futet ndarja, por kjo nuk implikon qytetarine italiane, si ne rastin e atyre qe kane fituar qytetarine italiane e jetojne jashte, si ne rastin e personave qe jetojne ne Itali.