Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Rimini – Jashte fushe e grave emigrante

Intervista me Lailen, Glorian dhe Naren

Tonalitete te ndryshme, tregime jete, jashte fushe grash, gra emigrante, fjale te thjeshta e te apasionuara qe tregojne nje jete te veshtire, periudha plot me vuajte por te nje umaniteti te gjalle e te forte. Zera jashte fushe qe nuk humbasin kurre por perkundrazi vlersojne dallueshmerine e vlerave te nderthurura te çdo qenieje njerezore……
Laila, Gloria e Nara si mediatore kulturale ne brendesi te Burgut te Riminit ne seksionin “e te huajave”. Sherbimi drejtohet nga shoqata e tyre “Todo Color” ne bashkepunim me Rajonin e Emilia Romanjes e Ausl te Riminit. Shoqata “Todo color” eshte formuar nga gra te tjera emigrante qe çdo dite luftojne per shtrirjen e te drejtave te tyre e per riafirmimin e dinjitetit te çdo qenieje njerezore.

Pyetje – Prej sa vitesh jeni ne Itali dhe pse keni zgjedhur kete territor?

Laila: Jam ne Itali qe nga shtatori i vitit 1998 e kam ardhur ketu pasi studjoja prane Qendres Kulturale Italiane ne Rabat. Si pasoj e Curriculum-it tim shkollor jam rregjistruar ne Universitetin e Bolonjes – Seline e Riminit.
Gloria: Kam ardhur ne Itali ne 1989. Kemi banuar ne Venezuele e isha martuar me nje Italian . Ne Venezuele filluan shume konflikte, e une e burri im kemi folur me vjerren time e cila na priti ketu ne Rimini.
Nara: Une jam armene e jetoj ne Itali qe ne 1990, per motive dashurie e familjare.

P: Gjate jetes tuaj ketu ne Itali keni hasur veshtiresi te veçanta per dokumentat, per marrjen e lejeqendrimit?

Laila: Per mua per te marre dokumentat nuk ka qene shume e veshtire pasi isha e pajisur me autorizimin e Ambasades Italiane ne Marok per rregjistrim. Praktikisht kur kam arritur, pas 8 ditesh u paraqita ne Kuesture e me kane dhene menjehere lejeqendrimin per motive studimi.
Gloria: Edhe une nuk kam hasur shume veshtiresi pasi isha e martuar me nje italian e pas dy vjetesh morra qytetarine italiane per mua e per tre femijet e mi.
Nara: Une perkundrazi kam hasur shume veshtiresi per marrjen e dokumentave te nevojshme te marteses, me pare ne vendin tim ne Armeni e me pas ketu ne Itali.Ne Armeni nuk ekzistonin zyrat e posaçme per dhenien e dokumentave te veçanta ose te çertifikatave qe demostronin gjendjen time civile beqare, nuk dija se kujt t’i drejtohesha. Isha e humbur. Me pas veshtiresite me te medha i kam hasur ne Itali. Kam shkuar ne Kuesturen e Romes dhjete here, vetem per te sistemuar dokumentat e kerkuara ose sepse mungonte “nje presje” ose nje fjale ishte shkruar keq.

P: Cilat jane problemet e veshtiresite qe hasni ne jeten e perditshme si gra e mbi te gjitha si gra te huaja?

Laila: Problemi kryesor i grave emigrante eshte mbi te gjitha, ne baze te eksperiences sime, kerkimi i nje shtepie dhe qeraja. Si studente ishte shume e veshtire per te gjetur nje shtrat, njerezit ishin te pabesueshem, nuk me besonin pasi isha nje studente emigrante qe nuk punoja. Ne mentalitetin e tyre emigranti percaktohet si nje person i varfer, i pa afte qe te vetmbahet etj. Perkundrazi, persa i perket punes, problemet kane qene te shumta. Ne fakt, ne kete qytet turistik, me stinen e veres ka nje kerkese te madhe per personel, e keshtu qe jam pershtatur menjehere per te bere shume pune krahu. Persa i perket problemeve te perditshme duhet te pranoj qe akoma sot takoj shume italiane qe çuditen per faktin qe jam nje grua arabe qe nuk ve vellon ose veshjet tradicionale me te cilat ne mendjen e tyre lidhin muslimanet ose sepse flas korrektesisht italiashten e perdor disa shprehje. Eshte e dhimshme qe te pranoj por takoj edhe shume persona mosbesuese dhe pak toterante sidomos kur marrin vesh qe je e huaj e kur behet fjale per emigrante.
Gloria: Edhe per mua problemi kryesor ka qene qeraja. Kemi arritur ne Rimini e nuk arrinim te gjenim nje shtepi, fillimisht kemi qene ne nje residence e kur arrinte vera duhet ta linim apartamentin turistik e keshtu kemi vazhduar per nje periudhe. Aktualisht per fatin tone, pas shume vitesh te veshtira, kemi gjetur nje apartament tonin. Gjithashtu edhe kerkimi i nje pune ka qene problematik, e pa aftesia ime kryesore ishte gjuha italiane, kur nuk arrin te shprehesh mire, veshtire se gjen dike qe te te pranoj gjithesesi.
Nara: Problemi im kryesor aktualisht eshte gjetja e nje pune, nje pune te perhershme, stabile. Jam 50 vjeçe e deshiroj nje jete te qete, e fatkeqsisht, edhe pse eshte e veshtire qe te pranohet, pa pune e me kete kosto jete, nuk ekziston e ardhme e per me shume qetesi. Gjithashtu puna me jep mundesi qe te vlersohem nga personat qe me rrethojne, pra ne thelb te jem e nevojshme. Theksoj qe kjo veshtiresi per te gjetur nje pune stabel kushtezohet nga shume faktore, mosha, te qenit emigrante, fati. Besoj, dhe e them duke buzeqeshur qe nuk jam me shume fat per te gjetur nje pune fikse.

P: Aktualisht ushtroni ndonje aktivitet pune te veçante?

Laila: Une jam shume e kenaqur qe te flas per punen time: puna e mediatores kulturale eshte nje pune shume e bukur, pasi favorizon takimin e nje emigranti, qe ka kulturen e tij, me shoqerine qe e rrethon, me nje kulture tjeter. Arrijme keshtu qe te komunikojme, mbi te gjitha duke kerkuar qe te jemi ne sherbim te personave qe si ne vijne nga larg e qe akoma nuk jane inseruar e hasin shume veshtiresi. Ne kete menyre informacionet qe ne nuk na jane dhene kur kemi arritur, tani ua japim personave te tjere qe gjenden ne kushte te veshtira. E bukura e mediacionit kultural eshte pikerisht kjo, mbeshtetja, ndihma por edhe te besh te mundur takimin, te vesh ne relacion emigrantet me qytetaret italiane.
Gloria: Edhe une punoj ne kuadrin e mediacionit kultural. Kemi nje shoqate vetem te grave kolumbiane, qe mblidhemi çdo jave, organizojme festa, darka, gjelle nga vendi yne e takime etj. Me apasionon çdo dite e me shume qe te ndihmoj personat ne veshtiresi, shpesh takoj ne rruge ose ne autobuz persona qe kane nevoj per informacion ose qe jane te hutuar. E kuptoj menjehere kur nje person eshte nga Amerika Latine thjesht duke e pare ne fytyre.
Nara: Nje dite burri im me tha “A e di qe organizojne nje kurs te mediacionit kultural per grate emigrante? Perse nuk e provon te marresh pjese edhe ti?” E pranova kete propozim e kam takuar shume gra te huaja si une, qe i perkasin kulturave te ndryshme qe me pare nuk me thoshin asgje. Me mbarimin e kursit kam gjetur edhe nje pune te vogel, siç tha Laila, jam nje mediatore kulturale, d.m.th. nje ure mes shoqerise pritse dhe me te pa avantazhuarit qe nuk kane informacione, nuk njohin ligjet etj. Jam shume krenare per rolin tim e per nevojen qe kane per mua, pasi te ndjehesh i huaj eshte shume komplekse, mund ta kuptoj vetem kush ka jetuar eksperienca te ngjashme. Duke dhene informacionet e nevojshme, mbeshtetjen njerezore e solidaritetin, kjo ben te mundur qe emigranti “te arrij me pare” ne zgjidhjen e problemeve te tij e natyrisht te ndjehet me pak vetem.