Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Rinovimi i lejeqendrimit – Koment mbi vendimin e Kuestures se Pavias

Me 2 tetor eshte publikuar ne te perditeshmen “Il Manifesto” nje lajm i mire.
Behet fjale per nje zgjidhje te gjetur nga Kuestori i Pavias mbi problemin e mprehte te rinovimit te lejeqendrimeve e mbi afatet e gjata te pritjes, duke detyruar me vdekje civile shume punetore emigrante. Kuestori i Pavias me kerkese te shoqatave dhe organizmave sindikale qe punojne ne nivel lokal, ka adoptuar nje zgjedhje me te vertete kurajoze, qe rezulton te jete e para ne nivel kombetar. Sipas kesaj zgjedhjeje, te gjithe ata qe prezantohen prane Kuestures se Pavias per nje rinovim normal te lejeqendrimit ju vihet nje vule e zgjatjes se vlefshmerise se lejeqendrimit deri ne daten e dhene per takim per prezantimin e dokumentave te nevojshme per rinovimin e lejeqendrimit.
Me fjale te tjera, per te gjithe kohen e pritjes deri ne daten e takimit per dorezimin e dokumentave jane “te mbuluar” pasi Kuestura e Pavias ju ve nje vule zgjatjeje te lejeqendrimit i cili ju mbetet ne dore te interesuarve.
Duke patur nje lejeqendrimi ne kohe vlefshmerie, te interesuarit mund te ushtrojne te gjithe aktivitetet e jetes se perditshme te punes. Kjo vule – siç specifikohet edhe ne artikullin e gazetes “Il Manifesto” – do te thote te mund te lihet Italia pa probleme, te ndryshohet vendi i punes, te stipulohen kontrata pune. Do te thote gjithashtu, te mund te behet nje kalim pronesie i automjetit, te mund te behet provimi i patentes apo te kerkohet konvertimi i patentes kombetare.
Pikerisht per te marre kete vule ne Rome, keto dite, 3 persona jane duke bere greve urie.
Kuestori i Pavias ka deklaruar qe kete zgjidhje nuk e konsideron ilegale, pra jashte kuadrit normativ qe disiplinon hyrjen dhe qendrimin e te huajve, dhe ka referuar, gjithashtu, qe ja ka propozuar kete zgjidhje edhe kolegeve te tij kuestore si dhe vet Ministrise se Brendshme, per ta shtrire si nje metote te zakonshme pune te zyres se te huajve.
Megjithate, eshte e qarte, qe te pakten per momentin, Ministria e Brendshme nuk ka vullnetin e mire per te bere te vlefshme kete zgjidhje, por edhe kuestoret e tjere kane nje lloj frike qe te adoptojne nje zgjidhje qe sigurisht nuk do t’i pelqente Ministrise se Brendshme.
Ne realitet, zgjatja e lejeqendrimit, gjen nje ligjerim te plote ne kuadrin juridik ekzistues, pasi do te thote thjesht qe te njihet fakti qe nje person me nje lejeqendrimi ne skadim, qe aktivizohet ne afatet e parashikuara nga ligji, per te kerkuar rinovimin e lejeqendrimit, nuk ndodhet ne kushte irregolariteti. E ne fat, te gjithe ata qe jane te detyruar qe te presin me muaj te tere per te rinovuar lejeqendrimin gjenden ne kushte shume te aferta me ato te nje klandestini. Ne qofte se ndalohen nga policia, me ricevuten e kerkeses se tyre, nuk debohen, por ne realitetin e jetes se perditshme gjejne nje sere veshtiresish qe shkaktohen nga ngadalesia e zyrave kompetente qe bejne rinovimin e lejeqendrimeve. Sipas te njejtit ligj, praktikat duhet te behet brenda 30 diteve. Ne te vertete, vetem per te arritur ne momentin e prezantimit te dokumentave, duhet te kalojne muaj te tere, e sipas situates se kuestures ne Venecia koha e pritjes eshte kompleksivisht 12 muaj. Ne Padova gati 4 muaj, po keshtu edhe ne kuestura te tjera te qyteteve italiane. Eshte nje pritje e tmerrshme pasi i ndalon personave qe te bejne nje jete normale. Nje punetor me nje lejeqendrimi ne faze rinovimi, mundet, nga kendveshtrimi ligjor, te gjej nje pune te re dhe nje punedhenes me te cilin te krijoj nje raport te vlefshem pune, por nga kendveshtrimi praktik, jane te pakte ata qe i nenshtrohen ketij rreziku te krijimit te nje raporti te ri pune per disa kohe te cilin mundet edhe ta nderpresin ne menyre te shemtuar ne qofte se nuk behet rinovimi i lejeqendrimit.

Zgjidhja e ideuar nga Kuestori i Pavias, ne realitet, eshte ne konformitet te plote me normativen, pasi i huaji gjate kohes se rinovimit te lejeqendrimit eshte nje i huaj me qendrim te rregullt e si i tille duhet te trajtohet ne lidhje me çdo detyrim, edhe per rregjistrimin anagrafik te popullsise rezidente).
Ne te vertete ne praktike rregjistrohet nje interpretim dhe aplikim i gabuar i ligjit. Shume zyra anagrafike, per shembull, urdherojne çrregjistrimin nga anagrafe te gjithe atyre personave qe nuk rinovojne deklaraten e banimit brenda nje afati kohor prej 60 ditesh nga skadimi i lejeqendrimit, e kjo edhe ne rastet ne te cilat i huaji prezantohet per rinovimin e lejeqendrimit, por qe fatkeqesisht, eshte akoma duke pritur i detyruar nga afatet e gjata te imponuara prej kuesturave, per shkak te disponibilitetit te tyre te paket te njerezve dhe te mjeteve.

Zyrtare te tjere te gjendjes civile konsiderojne, me te drejte, qe eshte nje e drejte e plote e te huajit qe te rruaj statusin e tij te personit me rezidence te rregullt, pasi nuk eshte faji i tij qe kuestura lokale ve afate te gjata per rinovimin e lejeqendrimit. Ne provincen e Trevizos ka qene e nevojshme nderhyrja e Prefektit, i cili ka qene i detyruar qe te urdheroj te gjitha zyrat e gjendjes civile qe te mos bejne fshirjen anagrafike nga popullsia residente te personave qe, me skadimin e lejeqendrimit dhe brenda 60 diteve te metejshme, nuk jane ne gjendje qe te demostrojne rinovimin e lejeqendrimit.
Por ne qofte se, sikurse ju rezulton te gjitheve, keto probleme shkaktohen vetem per faj te ngadalsise se proçedurave te rinovimit, zbulimi i ujit te ngrohte eshte pikerisht ai i zgjatjes se afatit te lejeqendrimit deri ne daten kur Kuestura kompetente te jete ne gjendje qe te vlersoj kerkesen per rinovimin e tij.
Natyrisht, ne nje moment kur lufta preventive eshte bere nje element kryesor i kultures dominante, eshte gjithashtu e mundur qe klandestiniteti preventiv, qe ju imponohet ketyre personave, te gjej nje lloj koherence ne sistem, e kjo natyrisht eshte paradoksale.
Zgjidhja e gjetur nga kuestori i Pavias, te cilit i bejme komplimentat tona per mendimin e mire, eshte nje zgjidhje kurajoze pasi eshte e para e individualizuar ne nivel kombetar, por eshte e nevojshme qe te flasim edhe per kurajon e shoqatave qe punojne ne territor.
Nje zgjidhje e tille analoge eshte adoptuar edhe nga kuestura e Padoves qe, persa i perket periudhes se gezimit te pushimeve tradicionale, ka urdheruar venien e vules se zgjatjes se lejeqendrimit te te gjithe atyre personave qe prezantoheshin per te kerkuar rinovimin, duka marre takim pas disa muajsh, por ne prezencen e nje situate te rregullt pune. Kjo zgjidhje, si rrjedhim, mund te perhapet dhe te adoptohet si rregull i perditshem pasi eshte plotesisht e ligjshme dhe konform urdherit tone juridik.