Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Rinovimi i lejeqendrimit – Praktika per ke ka vetem riçevuten lidhur me rregjistrimin ne zyrat e pritjes per pune dhe dhenien e librezes shendetsore.

Problemi i rregjistrimit ne listat e pritjes per pune per qytetaret e huaj qe kane vetem riçevuten e kuestures, pas kerkeses per rinovimin e lejeqendrimit, eshte nje problem qe prek te gjithe territorin kombetar.
I interesuari shkruan: “Eshte e pamundur qe te kuptohet motivi per te cilin eshte kerkuar rinovimi i lejeqendrimit e eshte nje gje shume e rralle qe ne te te vihet fotografia format tesere e te interesuarit”.
E ne fakt eshte shume me e veshtire qe te kuptohet motivi i lejeqendrimit e te kuptohet nese ekzistojne kushtet per rregjistrimin ne listat e pritjes per pune te qytetareve emigrante se sa te behet rinovimi i librezes shendetsore.
Por edhe duke u bazuar ne ekujvokun e pamundesise per te kuptuar se cili eshte motivi per te cilin eshte kerkuar rinovimi i lejeqendrimit (pra nese ekzistojne kushtet e vena nga ligji per berjen e ketij rregjistrimi me shume se sa rinovimi i librezes shendetsore), megjithate shume zyra, respektivisht te zyres se pritjes per pune dhe Asl, refuzojne qe te permbushin detyrimet e parashikuara.

Lidhur me kete aspekt ligji eshte shume i qarte. E ne fakt art. 22, paragrafi 12 i TU, thekson qe punetori gjate fazes se rinovimit te lejeqendrimit ka te drejte te punoj, ka te drejte qe te krijoj nje raport te ri pune e gjithashtu ka te drejte qe te rregjistrohet ne listat e pritjes per pune e te kerkoj nje pune te re.
Nga ana tjeter, persa i perket disiplines se shendetit, art. 34 i TU mbi emigracionin, preçizon qe si ne faze rinovimi te lejeqendrimit per motive pune si ne faze papunesie, punetori ka te drejte qe te rinovoj rregjistrimin ne Sherbimin Shendetsor Kombetar, e per me teper, ka te drejte qe t’i jepen te gjitha sherbimet sikurse eshte rinovimi ose dhenia e librezes shendetsore.

Si rrjedhim nga kendveshtrimi legal nuk ka asgje per te sqaruar.

Nje keshille
Ne qofte se ne raste te tilla (kete fatkeqsisht duhet ta konfermojme), te interesuarit nuk kane nje dokumentacion te rregullt te dhene prej kuestures, nga i cili te kuptohet motivi per te cilin eshte kerkuar rinovimi i lejeqendrimit, duhet t’i sugjerojme te interesuarve qe te pajisen me dokumenta te metejshme per te demostruar se me çfare titulli kane kerkuar rinovimin e lejeqendrimit, ne menyre qe te demostrojne qe kane te drejte qe te rregjistrohen ne listat e pritjes per pune dhe te bejne rinovimin e librezes shendetsore.
Ne veçanti disa kuestura japin nje riçevute ne te cilen nuk shkruhet asgje, ose japin thjesht bileta ne te cilat shkruhet vetem data e takimit nga e cila kuptohet qe i interesuari eshte aktivizuar per te kerkuar rinovimin e lejeqendrimit, por nuk kuptohet se ç’tip lejeqendrimi ka kerkuar.
Kjo eshte nje arsye me shume per t’i sugjeruar te interesuarve qe te rruajne gjithmone fotokopjen e te gjitha lejeqendrimeve te vjetra. Nga ana tjeter behet fjale, edhe ne kete rast, per nje aktivitet qe eshte subjekt i autoçertifikates: Sigurisht qe Administrata e Policise eshte ne dijeni te te gjitha dokumentave te te interesuarve (çertifikata, fakte, rrethana qe i referohen lejeqendrimit), si rrjedhim keto mund te neje objekt i autoçertifikates.

Me fjale te tjera mund te autoçertifikohet nen pergjegjesine personale qe:
. Qe ne nje date te caktuar eshte kerkuar rinovimi i lejeqendrimit per motive pune subordinato;
. Qe deri ne nje date te caktuar eshte mbajtur nje lejeqendrimi i nje tipi te caktuar per te cilin eshte kerkuar rinovimi i tij.

Nga ky kendveshtrimi, mendojme qe te pakten ne kete menyre, te jepet nje prove legale e tipit te lejeqendrimit qe eshte ne rinovim e siper, pra demostrimi i parashikimit te bere nga ligji, si persa i perket rregjistrimit ne listat e pritjes per pune por edhe persa i perket rinovimit te librezes shendetsore.

Ne pyetjen qe na drejtohet preçizohet qe shume zyra dhe operatore bazohen ne referimin qe behet ne nje qarkore ministrore (le te supozojme te Ministrise se Punes) qe i atribuon riçevutes se rinovimit te lejeqendriit, vetem rruatjen e gjendjes se paunesise e jo nje rregjistrim te ri ne listat e pritjes per pune.
Nuk njohim kete qarkore e nuk e dime se çfare periudhe i referohet (para hyrjes ne fuqi te ligjit Bossi Fini apo me vone).
Por edhe sikur te ishte keshtu duhet gjithesesi te nenvizojme qe interpretimi i adoptuar nga qarkorja nuk eshte nje interpretim korrekt i ligjit. Ne veçanti persa i perket te drejtes se punetorit qe te ushtroj nje aktivitet pune (si rrjedhim edhe te rregjistrohet ne listat e pritjes per pune gjate fazes se rinovimit te lejeqendrimit), eshte e drejte te kujtohet qe vetem me aprovimin e ligjit Bossi Fini, ne modifikimin qe i eshte bere art. 22 te Tekstit Unik, eshte shprehur pa asnje dyshim, pra jashte çdo ekujvoku, e drejta per te vazhduar raportin e punes ose e drejta per te krijuar nje raport te ri pune ne faze rinovimi, e per me teper kur ky zgjat prej kohesh.
Pra ekziston e drejta e plote e rregjistrimit ne listat e pritjes per pune, pasi nuk do te kishte kuptim qe te krijohej nje raport i ri pune ne rast se nuk njihet me pare e drejta e rregjistrimit ne keto lista.
Natyrisht qe eshte e qarte qe kur personat lidhen ngushtesisht me qarkoret ministrore, qe mund te kene te drejte ose jane gabim, i udhezojne zyrat qe te mos proçedojne me permbushjen e detyrimeve te caktuara, gjate jane te destinuara qe te mbeten siç jane e si rrjedhim do te vazhdoj qe te mos respektohet ajo çka eshte parashikuar nga ligji.

E vetmja gje qe mund te sugjerojme ne kete situate nuk eshte shume sjellja ne keto zyra e shembujve te zyrave te tjera ne menyren se si e aplikojne ligjin, por zgjidhja me korrekte do te ishte ajo e propozimit direkt te nje apeli kunder nje provedimenti refuzimi lidhur me rregjistrimin dhe me zgjatjen e afatit te librezes shendetsore.
Natyrisht qe per t’ju kundervene ketyre sjelljeve, eshte e nevojshme qe ato te shfaqen, pra eshte e nevojshme qe te pretendohet qe Zyrat e interesuara te adoptojne formalisht nje provediment te shkruar te refuzimit, pasi vetem keshtu , karshi nje provedimenti refuzimi te shkruar (qe eshte detyre e zyres qe ta nxjerri) eshte e mundur qe t’i drejtohen autoriteteve gjyqsore per te bere nje aplikim korrekt te ligjit. Nder te tjera nuk dyshojme ne kete gje pasi teksti i normes eshte absolutisht i qarte e nuk ka asnje ekujvok.

Per te kuptuar me mire se ne cilat zyra te Italise ligjet aplikohen me korrektesisht, do te provojme qe te bejme verifikime ne forme kampioni prane disa qendrave te punesimit. I ftojme te gjithe qe te na sinjalizojne situata te kesaj natyre pikerisht per te favorizuar luften kunder aplikimeve jo korrekte te bazuara ne qarkoret ministrore qe nuk respektojne ligjin.