Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Rregjistrimi ne sherbimin shendetsor kombetar

Ne takimet e kaluara ju kemi njoftuar per vendimin e Rajonit te Lacios, lidhur me njohjen e te drejtes per punetoret emigrante, ne rregolarizim e siper, te te rregjistrohen NORMALISHT ne S.S.N. (Sherbimin Shendetsot Kombetar), si punetore normal e jo me si “klandestine”. Pra, Asistence te plote shendetsore, perfshire edhe te drejten e zgjedhjes se nje mjeku baze te besuar, gje e domosdoshme kur punetori eshte i semure e ka nevoj per nje çertifikate mjeksore e dite pushimi, qe vene ne ngarkim te INPS. Kjo e drejte eshte njohur se fundi nga Rajoni i Lacios, e me kalimin e kohes jane bashkuar edhe rajone te tjera si ai i Toskanes, Friulit, Provinca e Bolzanos.
Ky vendim nuk eshte gje tjeter veçse nje interpretim i te drejtes. Ne qofte se keta persona, ne baze te rregolarizimit, jane duke punuar, kane derdhur kontributet aforfe (qe perfshijne edhe S.S.N.) e tashme jane duke vazhduar qe te paguajne, eshte absurde qe te perjashtohen nga rregjistrimi dhe nga sherbimet.
Ne vendimin e Rajonit te Toskanes behen disa vrojtime interesante. Punetoret emigrante ne faze rregolarizimi nuk mund te futen ne asnje nga kategorite e subjekteve te parashikuara nga artikujt 34/35 te Tekstit Unik mbi emigracionin lidhur me asistencen sanitare. Artikulli 34 flet per asistencen sanitare per qytetaret emigrante te cilet ndodhen ne Itali ne kushte te rregullta qendrimi, ndersa artikulli 35 i dedikohet njohjes se te drejtes me te kufizuar te asistences sanitare per qytetaret jo komunitare ne kushte jo te rregullta. Ne fakt ne te thuhet qe, duke mos patur titull per rregjistrimin e detyrueshem ose fakultativ ne sherbimin shendetsor kombetar, per faktin e nje qendrimi ne kushte jo te rregullta, por as per dhenien e teseres per te huajt perkohesisht prezent pasi jane ne kushte jo te rregullta ose te varfer, keta zoterinj mbeten jashte çdo forme te tuteles sanitare. Nuk jane plotesisht te parregullt pasi kane nje lejeqendrimi por me qene se kane prezantuar kerkesen per rregolarizim e jane duke punuar nuk mund te konsiderohen si persona qe jane pa asnje mjet jetese.
Rajoni i Toskanes vrojton qe, punetoret ne faze rregolarizimi kane te drejten e rregjistrimit te detyrueshem sikur te ishin me lejeqendrimi te rregullt, pasi kane nje aktivitet te rregullt pune (subordinato) ne vijim.
Me qene qe keta punetore jane duke derdhur kontributet, nuk shihet se si mund te perjashtohen nga njohja e te drejtes se plote te rregjistrimit ne Sherbimin Shendetsor Kombetar.
Si rrjedhim jane dhene udhezime per njohjen, edhe vetem me dokumentin e prezantimit te kerkeses per rregolarizim, te rregjistrimit per gjashte muaj (provizore), me zgjatjen e ketij afati kur nderkohe eshte perfeksionuar rregolarizimi e me perjashtim te transferimit te nje pozite provizore ne nje rregjistrim definitiv pas marrjes se kontrates se qendrimit. Jemi duke pritur te njejtin vendim edhe nga Rajoni i Venetos, ku ASL jane duke refuzuar rregjistrimin ne S.S.N. te te huajve qe deshmojne deklaraten e emersionit te nisur me poste nga punedhenesi.