Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Rregolarizimi – Koment mbi urdheresen e TAR te Trentino Alto Adixhes mbi perjashtimin e te huajve qe jane debuar me shoqerimin ne kufi

Do te trajtojme nje urdherese te TAR (Gjykata Administrative Rajonale) te Trentino Alto Adixhes, selia e Trentos (e 13 majit 12004), me ane te te ciles kjo Gjykate ngre çeshtjen e legjitimitetit kushtetor te nje dispozite lidhur me rregolarizimin – d.l. 195, konvertuar ne ligjin 222/2002 – qe perjashtonte mundesine e rregolarizimit per te huajt qe rezultonin te ishin debuar me shoqerimin ne kufi.
Gjykata e Trentos eshte marre me nje rast qe demostrohej qe i huaji ishte debuar dhe ishte shoqeruar ne kufi nga forcat e rendit.

Dihet qe ne shume raste TAR i Venetos ose gjykata te tjera kane urdheruar pezullimin ose kane anulluar provedimentin e refuzimit te rregolarizimit ne raste te ngjashme, karshi te huajve te cileve ju ishte refuzuar rregolarizimi pasi, sipas provedimentit te refuzimit, i interesuari eshte debuar me shoqerimin ne kufi.
Dihet qe ne te gjitha keto raste eshte bere pezullimi ose anullimi i refuzimit pasi nuk rezultonin karakteristikat e ketyre provedimenteve te debimit. Me fjale te tjera, provedimentet e dhena nga autoritetet kompetente tregonin ne menyre te pergjitheshme, provedimentin e debimit pa treguar se ne cilen date eshte bere ky debim, prane ciles pike kufitare dhe cila eshte forca e policise qe ka ekzekutuar kete provediment.

Ne mungese te elementeve preçize mbi realizimin e provedimentit te debimit te detyrueshem, Gjykatat Administrative kane konsideruar qe provedimenti nuk ishte motivuar ne menyre adeguate pasi nuk ekzistonte mundesia te verifikohej sa kishte ngjare. Karshi mohimit nga ana e te interesuarit lidhur me nje provediment te debimit qe i ishte dhene atij, gjykatat kane parashikuar pezullimin ose anullimin e tij. Nje provediment jo shume i qarte, qe nuk tregon ne menyre te qarte e te detajuar rrethanat te cilat te mund te justifikojne refuzimin, eshte nje provediment qe nuk eshte shume i motivuar e sipas ligjit italian anullohet.
Ky orientim eshte perqafuar nga te gjitha Gjykatat Administrative karshi nje rasti te ngjashem te refuzimit te rregolarizimit bazuar mbi nje ekzekutim te presupozuar te debimit me shoqerimin ne kufi.

Nga ana tjeter duhet te konsiderojme qe ne shume raste behet fjale per persona qe mohojne ekzistencen e nje ekzekutimi nga forcat e rendit te provedimentit te debimit, persona qe thoshin qe nuk kane dale kurre nga Italia e qe asnje nuk i kishte shoqeruar ne kufi, qe policia gabonte pasi “ishin goditur nga provedimenti i debimit por nuk ishin shoqeruar kurre ne kufi”.
E keshtu, karshi nje provedimenti te pergjithshem, qe mohonte rregolarizimin duke theksuar qe ishte ekzekutuar nga forcat e rendit, TAR duke mos mundur qe te verifikoj rrethanat – qe nuk ishin shkruajtur siç duhet nga policia kompetente – provedimenti eshte anulluar.
Nga kjo del qe verifikimet mbi bazen e te cilave eshte bere refuzimi i rregolarizimit – pasi rezultonte nje debim me shoqerimin ne kufi, jane bere nepermjet nje terminali qe nuk lejonte kontrollin nese shoqerimi ne kufi kishte ndodhur efektivisht.
Per keto tipe rastesh kemi te bejme me nje aspekt juridik qe lejon nje mbrotje te pershtatshme te te interesuarit.

Megjithate urdheresa e TAR qe jemi duke komentuar ka te bej me nje tjeter situate. Ne kete rast TAR i Trentos ka nenvizuar qe ne dekretin qe eshte urdheruar mohimi i rregolarizimit jane treguar ne menyre preçize rrethanat ne te cilat eshte ekzekutuar provedimenti i debimit me shoqerimin ne kufi. Pra nuk luhet me motivimin e paket te provedimentit, por trajtohet direkt çeshtja kryesore: nese eshte e ligjshme qe te vihet nje pengese e tille mbi rregolarizimin.
TAR i Trentos ve ne diskutim kete pikerisht pasi mbeshtet qe nje norme qe ka pretendimin te kufizoj rregolarizimin karshi te huajit qe eshte goditur nga provedimenti i debimit dhe ka pasur fatin te kapet perseri e te shoerohet me force ne kufi, shkel parimet e Kushtetutes.

Kemi te bejme me nje çeshtje qe eshte trajtuar nen nje tjeter profil nga TAR i Pulias (duke i transmetuar aktet Keshillit Kushtetues), por qe nuk eshte marre akoma ne shqyrtim.

TAR i Trentinos thekson qe ligji 222/2002 perdor nje trajtim te barabarta e negativisht te barabarte karshi situatave komplet te ndryshme.
Kjo parashikon qe ne rastin e debimeve te shoqeruara me force ne kufi (per motive te rendit publik, sigurine e Shtetit, rrezikshmeri sociale) rregolarizimi eshte i ndaluar. Me tej ve ne te njejtin plan debimet e thjeshta me shoqerimin ne kufi per irregolaritet te prezences ne Itali, debime qe jane ekzekutuar me perdorimin e forces publike vetem pasi i interesuari nuk ka reaguar ne kohe per te gjetur nje avokat ose te kerkoj te mbrohet. E keto jane debime te cilat jane kryer vetem per irregolaritet te qendrimit.

Gjithashtu Gjykatesi i Trentos nenvizon qe ky ndalim i vene nga ligji kunder revokimit te provedimentit te debimit ne rastin e atyre qe jane debuar me shoqerimin ne kufi (ndalim ky qe nuk eshte prezent per ke ka patur me shume fat e nuk eshte shoqeruar ne kufi), shkel ne menyre te rende art. 35 te Kushtetutes sipas te ciles Republika Italiane tutelon punen e te gjitha format dhe aplikimet e saj.

Me fjale te tjera, ligji ne lenden e rregolarizimit ka adoptuar zgjedhje qe jane ne kundershtim te hapur me parimin e barazise te stabilizuar nga art. 3 i Kushtetutes.
Ne planin llogjik dhe juridik kjo gje eshte e pajustifikueshme. Eshte e pa konceptueshme lidhur me qellimin e ligjit (rregolarizimin e personave), nje zgjedhje e legjislatorit qe bie ne kundershtim te thelle me parimin e barazise qe – sipas jurisprudences te Keshillit Kushtetues – eshte nje parim qe imponon nje trajtim te barabarte te situatave juridike identike e gjithashtu ndalon te njejten disipline per aksione qe perkundrazi jane teresisht te diferencuara. Si ne kete rast specifik.

Eshte e qarte per te gjithe qe ndryshon rendesia e situatave te atyre qe ndodhen ne kushte jo te rregullta ne Itali e qe perfaqesojne nje rrezik per rendin publik, per sigurine e Shtetit e jane socialisht te rrezikshem, lidhur me ata qe ndodhen vertet ne kushte jo te rregullta por qe nuk bejne asgje te keqe e qe jane duke punuar, por qe nuk kane nje leje qendrimi.

Ne baze te ketyre parimeve, TAR i Trentos i ka percjelle kete çeshtje Keshillit Kushtetues.
E kemi komentuar kete lajm per faktin qe TAR-e te tjera te mund te bashkohen me nje situate te tille te kundershtimit te vendimit e te parashikojne pezullimin nderkohe te efikasitetit te provedimentit te refuzimit te rregolarizimit.
Pasi ne momentin ne te cilin gjykatesi administrativ konsideron qe ekzistojne elemete te drejte mbi bazen e te cilave te mund te mos aplikohet ky limit, nderkohe, deri sa te shprehet Keshilli Kushtetues, provedimenti i debimit pezullohet.