Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Rruga e gjate per aprovimin e rregullores se aktualizimit te ligjit Bossi-Fini

Do te ekzaminojme gjendjen e perpunimit ne vijim, te rregullores se aktualizimit te ligjit n. 189/2002, njohur si ligji Bossi-Fini.
Shpesh kemi theksuar qe pjesa me delikate per venien ne funksionim te ligjit Bossi-Fini perfaqesohet nga te ashtuquajturat norma te aktualizimit, te cilat ne qofte se nga njera ane do te sherbejne per te mbyllur boshlleqet e normatives se adoptuar se fundi, nga ana tjeter do te na lejojne te kuptojme me mire se si do te aplikohet ky ligj, e ne menyre te veçante, se si do te behet qeverisja e flukseve migratore dhe proçedurat e autorizimit te punesimit nga jashte, ne baze te sistemit te kuotave.
Skemat e rregulloreve te aktualizimit te ligjit Bossi-Fini i jane nenshtruar shqyrtimit nga Konferenca Shtet Rajon. Rajonet nga ana e tyre kane adoptuar nje sere propozimesh per modifikime e integrim te rregulloreve, duke mbajtur parasysh nevojat e qeverisjes ne nivel lokal. Çuditerisht jane propozuar modifikime edhe nga Rajone qe, ne bashkesine e tyre i perkasin ngjyrave te ndryshme politike, por duket qe sjellja e Qeverise lidhur me çdo tip propozimi modifikimesh eshte mjaft e ftohte, e mjaftueshme, gati injorimi lidhur me sugjerimet mbi aplikueshmerine e normatives.

Keto jane disa zera qe lindin nga konfrontimet e bera e vetem ne mbledhjen e 13 nentorit do te formalizohet, me te gjitha efektet, mendimi i Konferences Shtet Rajon e autonomi lokale.

Ne vijim te kesaj rruge aprovimi te rregulloreve do te merret pelqimi i Keshillit te Shtetit, i cili duhet te shprehet brenda 45 diteve ne vijim (e ne rast se gjithçka shkon mire arrijme ne fund te dhjetorit), e per te ndjekur me pas rrugen e aprovimit definitiv te rregulloreve nga ana e Keshillit te Ministrave, ne baze te mendimeve, qe nuk jane kushtezuese, te marra nga Konferenca e Bashkuar e Keshillit te Shtetit (e minimumi arrijne ne janar te vitit te ardhshem). Me tej do te behet shpallja e rregulloreve me nje Dekret te Presidentit te Republikes (rreth shkurtit), qe do te percillet ne Keshillin e Llogarive (Corte dei Conti) – per t’ju nenshtruar kontrollit preventiv te ligjshmerise, qe kerkon 45 dite, plus mundesine e zgjatjeve te metejshme per percjellje e sqarime (flitet per marsin ose prillin 2004).
Me tej, pas pranimit rregulloret duhet te shihen nga Keshilli i Llogarive (Corte dei Conti) per çeshtjet e legjitimitetit ose paqartesi kontabiliteti. Vetem me tej rregulloret mund te hyjne ne fuqi e te mund te publikohen, ndoshta duke filluar nga maji 2004.

Ne veçanti lenda mbi azilin, dhe i gjithe aktiviteti qe do te ushtrohet nga te ashtuquajturat Komisione territoriale, organ i ri i krijuar me proçeduren e thjeshtezuar ose me mire te pershpejtuar te kerkesave per azil, ne afersi te kufijve, duhet te hyj ne fuqi vetem pas 90 ditesh nga publikimi, keshtu qe arrijme rreth gushtit 2004.
Duke permbledhur, rregulloret e aktualizimit, edhe pse mund te kerkohet te behen sa me shpejt, do te hyjne ne fuqi jo para fillimit te veres 2004.

Nderkohe Qeveria nuk ka ekzaminuar akoma dokumentin e ri trevjeçar te planifimit te politikave migratore 2004/2006, parashikuar nga ligji qe do te duhet te pergatitet nga Komisioni per politikat e integrimit, i cili nuk eshte rikrijuar e nuk eshte me funksional qe nga marsi 2001.
Duhet shenuar qe pa aprovimin e ketij dokumenti nuk mund te adoptohet dekreti i flukseve per vitin 2004. Me fjale te tjera, gjithnje ne baze te formulimit te ligjit, i cili pasqyron maxhorancen aktuale ne qeveri, me pare duhet te adoptohet program mbi polikat migratore per tre vitet e arshme, e vetem me pas, per te njejten periudhe, mund te filloj dekretimi i kuotave te hyrjeve per vitin 2004.
Pra mund te kuptohet qe afatet jane mjaft te gjata, e shpallja e dekretit te ardhshem te flukseve nuk do te jete i menjehershem, siç shpresojne shume. Nuk eshte e nevojshme te thuhet qe ngadalsimi i ketij iteri normativ dhe mungesa e instrumentave alternative per te bere te mundur takimin e ligjshem mes kerkeses dhe ofertes se tregut internacional te punes, do te prodhoj akoma pune te zeze e kushtet e nje prezence gjithnje e me te forte, te klandestineve te rinj qe do te jene te destinuar te perfundojne ne duart e punedhenesve te cilet me pak ndergjegje do te perfitojne prej tyre.

Dyshohet qe karshi sanksioneve me te renda (art. 22, paragrafi 12 i T.U.) karshi punedhenesve, shfrytezimi nuk do te mungoj perkundrazi do te rendohet gjithnje e me shume, per t’i lejuar punedhensit qe te kompensoj rrezikun e madh qe ka me punesimin e punetoreve te parregullt. Ne kete menyre, rendimi i sanksioneve penale do te çoj ne rendimin e kushteve te shfrytezimit te te ardhurve te rinj.