Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Sanatoria: nga prefektura ne qendren e denimit, rasti i Milanos

Arrijne njoftimet e para alarmante lidhur me pergjigjet negative te kerkesave per rregolarizim. Behet fjale per ato situata ne te cilat, ne baze te vleresimit te kerkesave, konsiderohet qe nuk ekzistojne kriteret per marrjen e lejeqendrimit.
Kemi njoftuar per sinjalizimin qe na ka arritur nga Milano te personave qe jane thirrur prane U.T.G. qe aty, direkt, jane shoqeruar nga policia me force ne qendren e denimit ne Via Corelli per ekzekutimin e espulsionit. Kjo pa u adoptuar asnje provediment formal i cili te komunikoj mohimin e rregolarizimit.

Ka nga ata te cilet e kane konsideruar kete proçedure si sanatoria-gracke. Nje artikull i Luca Fazio, gazetar nga Milano e pershkruan shume qarte kete situate.
Ne artikull shkruhet: “Sikur te mos ishte nje lloj gracke, do te ishte letra te cilen te gjithe te huajt shpresojne te gjejne ne kutine e postes. Fillon keshtu: “Ftese per t’u prezantuar per stipulimin e kontrates se qendrimit per pune e terheqjen e lejeqendrimit nga ana e punetorit te huaj”. Si djathi per minjte. Said Z., marokian, 30 vjeçar, ne Prefekture, ne Milano, ka shkuar me punedhenesin e tij.

Tani ndodhet ne qendren e denimit ne via Corelli, ne pritje te debimit. Saidit asnje nuk i ka notifikuar nje refuzim te dhenies se lejeqendrimit (siç parashikohet nga nje komunikim i Ministrise se Brendshme) e avokati i tij, Paolo Oddi, ka pare qe ti hidhet poshte edhe apeli, pa asnje shpjegim. “Asgje nuk bllokon espulsionin e Saidit- shpjegon- dhe e vetmja gje qe mund te behet kunder ketij provedimenti jo normal eshte qe te behet apel ne Kasacion, ndoshta pas nje viti do te na japin te drejte”.

Ndoshta nuk ngushellon shume mundesia per te patur te drejte. Eshte e qarte qe pas nje viti Said do te jete larguar me kohe nga territori italian me nje debim te detyruar.

Ne provedimentin e bere nga Gjykata e Milanos, me te cilin eshte hedhur poshte apeli i bere nga avokati i Saidit, lexohet qe gjykatesi ka konvaliduar mbatjen ne qendren e qendrimit te perkohshem pa mbajtur parasysh faktin qe ligji ne lenden e rregolarizimit (L.222/2002) parashikon shprehimisht qe asnje provediment espulsioni nuk mund te adoptohet deri ne perfundimin e proçedures se rregolarizimit.

Nje lloj “moratorium” per te cilin kemi folur. Eshte thene: “Ligji eshte shume i qarte nga ky kend veshtrimi”. Edhe ata qe ne te kaluaren jane goditur nga nje provediment espulsioni nuk mundet e nuk do te mundet qe te debohen deri sa nuk do te perfeksionohet rregolarizimi. Ne rast se do te konkludohet me nje perfundim negativ, sepse mungojne treguesit, rihapet mundesia e ekzekutimit te provedimentit te vjeter te espulsionit. Ne kete rast, mundet qe te jepet nje dekret i posatçem espulsioni.

Ne rastin konkret te interesuarit nuk i eshte bere asnje komunikim lidhur me kerkesen per rregolarizim (duket qe kjo eshte metoda e punes se kuestures se Milanos). Shume thjesht, eshte thirrur qe te paraqitet ne prefekture, me nje komunikim te dyshimte e qe aty eshte shoqeruar e eshte mbyllur ne qendren e qendrimit te perkohshem.

Gjithnje ne provediment lexohet qe nuk shihet ekzistenca e asnje detyrimi te drejtuesit te Administrates qe te proçedoj me komunikimin e kerkeses, qe nis kerkesen e legalizimit te punes irregolare, te akteve te verifikimit te proçedures e te aktit qe lidhet me verifikimin e ekzistences se motiveve qe ndalojne perfeksionimin e rregolarizimit. Pra, sipas Gjykates se Milanos mund te kalohet nga pritja e perfeksionimit te proçedures direkt ne espulsion kur konsiderohet qe nuk ekzistojne kushte te rregullta. E gjithe kjo pa nje provediment te shkruar e te motivuar.
Ne kete pike kindin disa pyetje.

Cila eshte mundesia qe i interesuari te bej apel?

Kuder çfare gjeje mund te behet apel?

Si mund te vihet ne dijeni per motivet ne baze te te cilave administrata ka konsideruar refuzimin e kerkeses per rregolarizim?

Eshte nje parim kushtetor ai ne baze te te cilit çdo qytetari (pa dallim mes te italianeve e te huajve) i njihet e drejta per t’ju drejtuar autoriteteve gjyqsore e kjo duhet te jete efektive e jo siç komenton avokati i Saidit, nje rikors ne Gjykaten e Kasacionit qe mund te sherbej per ndonje gje pas ndonje viti e sigurisht per ke arrin me pas e jo per kete zoteri i cili nderkohe mund te jete debuar.

Ftojme degjuesit e sportelit qe te na sinjalizojne per kete tip praktike, per te bere qe te kuptohet, per ata qe jane duke pritur rregolarizimin qe jane duke rrezikuar.