Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Sfidat e Evropes se re dhe rreziku i nje aparteidi te brendshem

Intervista me Sandro Mezzadra, Universiteti i Bolonjes

Duke filluar nga 1 maji dhjete vende te reja kane hyre ne BE, por per tete prej tyre, me perjashtim te Qipros dhe Maltes, vendet e vjetra kane kufizuar hyrjet e qytetareve te rinj evropiane. Italia ka vene nje “klauzole restriktive” per dy vjet, ashtu sikurse pjesa dermuese e vendeve te tjera.

Intervista me Sandro Mezzadra, docent prane Fakultetit te Shkencave Politike te Universitetit te Bolonjes dhe kerkues shkencor i historise dhe doktrines politike.

Pyetje – Cilat jane reflektimet e tua mbi vendimin per “te ngrire” nepermjet nje moratoriumi, qytetaret e vendeve te reja evropiane? A nuk beson qe do te krijohen qytetare te serise A dhe qytetare te serise B?

Pergjigje: Behet fjale per nje problem ne vetvete pasi ka te bej me kushtet materiale te mijera burrave e grave, pra te qytetareve te atyre vendeve qe duke filluar nga 1 maji kane hyre ne BE, por eshte dhe nje problem me i pergjithshem pasi flet per nje problem me te rendesishem lidhur me formen e qytetarise evropiane qe eshte duke lindur.
Moratoriumi, siç mund te kujtohet, kishte vendosur per te drejten e qarkullimit te lire te punetoreve nga vendet e reja anetare te BE qe synojne te stabilizohen ne vendet e vjetra anetare. Behet fjale per nje moratorim qe ka nje kohezgjatje te diferencuar te stabilizuar nga çdo vend i vjeter anetare i BE e ne fakt ka efekte shume preçize, edhe pse ne nje fare menyre lokale, qe mund te maten p.sh. ne ate zone te Spanjes e te Italise ku eshte shume e forte prezenca e kraheve stinore te punes ne fushen e bujqesise.
Gati prej dy vjetesh ne keto zona sinjalizohet prezenca e punetoreve dhe punetoreve migrante sidomos te qytetarise polake, por edhe te vendeve te tjera kantidate per t’u bere anetare te BE e qe konkurojne ne kushte te favorshme me krahet mgarebine e afrikane te punes qe vitet e kaluara ka qene e punesuar ne kete sektor. Ne kete menyre percaktohet nje treg pune fortesisht i shtesezuar, ne te cilin konkurojne jo vetem ato qe ishin kantidate per t’u bere aytetare te serise B te BE e qe sot jane bere, por edhe emigrante qe jane plotesisht pa qytetari. Kjo gje eshte plotesisht evidente si nga kend veshtrimi i fleksibilitetit e i kushteve te kercenimit te kraheve te punes qe punesohet ne kuadrin e territoreve bujqesore.
Besoj qe keto fenomene jane te destinuara qe te perseriten e ndoshta edhe te rriten ne vitet e ardheshme, jo vetem ne bujqesi por edhe ne ekonomine e zonave nderkufitare qe lidhin vendet e vjetra me vendet e reja anetare.
Ne menyre te veçante besoj qe eshte e nevojshme te arsyetohet mbi kuptimin qe e gjithe kjo merr per formen e qytetarise evropiane. Qytetaria evropiane qe eshte ratifikuar ne fillimin e viteve ’90 eshte nje qytetari qe mbart ne vetvete shume hijerarki e qe mbart si presupozimin e saj faktin qe neper qytetet e territoret tona jetojne prane e prane burra e gra qe kane te drejta te diferencuara, pra qytetare te serise A, qytetare te serise B, subjekte qe nuk jane qytetare e qe kane nje lejeqendrimi qe edhe kur eshte ne dukje stabile eshte gjithnje subjekt i revokimit dhe se fundi subjekte qe jane plotesisht pa lejeqendrimi. Eshte ky kushti qe kane bere te flasi shume intelektuale e shume aktiviste evropiane per rrezikun e krijimit te nje aparteidi ne brendesi te BE e besoj qe kushti i vendosur per zgjerim ne Lindje eshte nje rast me shume per te arsyetuar per kete rrezik, edhe sepse per here te pare, njihet formalisht ekzistenca e ketij shtresezimi e hijerarkie te drejtash ne brendesi te qytetarise evropiane.

P: Ti fole per nje treg pune te shtresezuar dhe per nje koncept te shtresezuar te qytetarise, e ne vend qe zgjerimi te behej ne konformitet edhe me zgjerimin politik dhe ekonomik te Evropes asistojme ne nje proçes te kundert: te drejtat shtrengohen.

P: Sipas mendimit tim eshte qe ajo qe duhet te nenevizojme ne proçeset ne te cilat jemi deshmitare eshte nje shenje plotesisht ambivalente. Sipas meje nuk ekziston nje kontradite mes zgjerimit te Evropes dhe kontraktimit te te drejtave. Kjo e fundit, ne fakt, eshte pjese e nje transformimi struktural qe lidhet me fije te dyfishte me zgjerimin e BE. Zgjerimi i BE dhe tranformimi i qytetarise jane dy proçese qe ecin me te njejtin hap e qe ngrejne sfida njekohesisht, perfaqesojne mundesi e shkruajne te sotmen tone nen shenjen e disa rreziqeve themelore.

P: Cilat jane rreziqet?

P: Kristalizimi i kesaj situate ne te cilen ne kuadrin e qytetarise sanksionohen formalisht pozicione te diferencuara: fakti qe mesohet me mendimin qe eshte nje kusht normal bashkejetesa dhe kooperimi social e prodhues mes burrave dhe grave qe kane te drejta plotesisht te diferencuara. Ky eshte rreziku kryesor nenshkruar edhe ne kuadrin e tendencave te transformimit te qytetarise ne brendesi te vendeve enetare perendimore e qe qytetaria evropiane ne nje fare menyre na e propozon kete problem ne te gjithe kontinentin.

P: Le te shikojme tani ne brendesi te ketyre vendeve te reja te cilat duhet te konformohet me politiken ekonomike evropiane. Çfare eshte duke ndodhur ne brendesi te tyre?

P: Edhe nga ky kendveshtrimi eshte prezente nje ambivalence e kontradita te proçeseve ne zhvillim. Eshte e lehte qe te parashikohet qe kryesisht ne fazen e pare te zgjerimit e hyrjes ne BE per shoqerine e ketyre vendeve do te thote nje proçes i fleksibilizimit te tregut te punes, nje sulm progresiv i garancive sociale qe ne keto vende jane akoma ne gjendje te mire si trashigimi i socializmit real. Nje instrument shume i mire per te dokumentuar mbi kushtet sociale dhe ekonomike te ketyre vendeve dhe Dossier-i i publikuar ne javet e kaluara nga “24 ore” i cili na propozon disa skeda qe fotografojne kushtet sociale dhe ekonomike te 10 vendeve te reja anetare te BE. Nga ky del qartesisht qe persa i perket tendences drejt fleksisbilizimit te tregut te punes, keto 10 vende jane shume me mbrapa ne krahasim me vende si Italia. Eshte e lehte te parashikohet qe nga ky kend veshtrimi do te ekzistoj nje proçes i fleksibilizimit te tregut te punes – e si rrjedhim edhe i qytetarise – shkaktuar nga nevoja per t’u pershtatur me standartet qe rregullojne BE. Megjithate nuk besoj qe kjo do te çoj ne nje situate nostalgjie e nacionalizmi lidhur me transformimet e shkaktuara me hyrjen ne BE, pasi keto transformime kane nje shenje plotesisht ambivalente. Duhet kujtuar qe hyrja e ketyre vendeve te reja ne BE çon ne krijimin e nje hapsire transnacionale ne brendesi te te cilit vet levizjet sociale do te reagojne ne vitet e ardhshme e qe prej nje periudhe kohe jane duke u praktikuar. Jane proçese qe do te çojne edhe ne nje sere kontraditash qe do te shenojne pozitivisht vendet e BE qe te manifestohen ne brendesi te vendeve te reja anetare. Duhet vene bast lidhur me kete proçes shkembimi kompleks.