Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Si mund te behen te vlefshem dokumentat e legalizuara ne Itali?

Mundesia per te marre nje lejeqendrimi, ne baze te art.19 te TU mbi emigracionin per motive familjare, ju njihet te huajve qe jane ne kushte te parregullta ne Itali, por qe bashkejetojne me nje qytetar brenda grades se katert qytetar italian ose bashkeshort i nje qytetari italian.
Rasti qe na sinjalizohet eshte nje rast i bashkejeteses brenda grades se katert, me qytetari italiane e qe kjo bashkejetese te njihet duhet qe kjo gje te zgjidhet. Por siç e shikojme, edhe pse zgjidhja eshte e gatshme, lindin gjithnje veshtiresi per njohjen e nje situate te rregullt.
Le te shohim problemin e legalizimit te dokumentave.
Me marrjen e çertifikatave, te dhena prej autoriteteve kompetente per territorin e Shtetit te origjines, mund te çohen prane Ambasades se Santo Domingos per te lejuar marrjen e nje çertifikate te dhene ne gjuhen italiane. Ne kete menyre nuk eshte me e nevojshme qe te behet legalizimi i dokumentit prane Ambasades Italiane ne Santo Domingo, por eshte e mjaftueshme qe te legalizohet firma e konsullit, prane prefektures kompetente e ky dokument duhet te konsiderohet plotesisht i vlefshem per Italine e legalisht i perdorshem pasi eshte dhene prej perfaqesise konsullore te vendit te origjines.

Kjo forme e legalizimit te çertifikates se dhene prej Konsullates eshte parashikuar nga art. 33, paragrafi 4 i DPR n.445 i 28 dhjetorit 2000 (TU i dispozitave legjislative e rregulluese ne lenden e dokumentave administrative) qe ka zevendesuar ligjin n.15 te vitit 1968 e modifikimet e metejshme, per thjeshtezimin e aktivitetit administrativ, duke bere deklarata zevendesuese te çertifikatave e te akteve notarile. Gjithashtu permban dispozita ne lenden e legalizimit te firmes te akteve nga e per jashte. Art. n.33 i DPR 445, disiplinon analitikisht mundesine e legalizimit te firmave te vena ne aktet qe jane te destinuara qe te perdoren jashte ose qe vijne nga jashte.
Persa i perket firmave ne akte e dokumenta te formuluara ne territorin italian, te dhena prej nje perfaqesie diplomatike ose konsullore te huaj ne Itali, ky legalizim behet nen kujdesin e Prefektures.
Ndaj ne rastin qe na ngrihet, te interesuarit kane ndjekur pike per pike kete proçedure, duke marre nje çertifikate nga Ambasada e Santo Domingos ne Itali e per ta perdorur legalisht pas legalizimit te firmes se Konsullit prane Prefektures kompetente.

E ne fakt i interesuari ka çuar dy çertifikatat e lindjes (te tijen dhe te motres) ne konsullate, e cila ka leshuar nje dokumentin e saj ne te cilin thuhet qe te interesuarit jane vella e moter, por Kuestura e Milanos e ka refuzuar, ne baze te parashikimit te bere nga paragrafi 2 i art.33 te DPR 445/20000. Ne fakt, ne paragrafin 2 parashikohet qe firmat e vena ne dokumenta ose akte te formuluara jashte, legalizohen prane perfaqesive konsullore diplomatike italiane ne vendin e origjines. Por Kuestura e Milanos pretendon te aplikoj proçeduren e legalizimit te dokumentave nga jashte duke injoruar mundesine e marrjes se tyre direkt ne perfaqesine konsullore ne Itali, e me pas firma duhet te jete legalizuar ne menyre te vlefshme ne Prefekture.
Eshte veshtire te kuptohet se si Kuestura e Milanos (qe ka nje trafik te madh te te huajve e dokumentat jane te panumerta), pikerisht ne rastin e ketyre dy mundesive perjashton njeren, duke qene se çertifikata te tilla konsullore jepen çdo dite dhe eshte i njohur sistemi i legalizimit te firmave nga ana e Prefektit.

Perse dokumenti i dhene nga Konsullata e cila deklaron qe te interesuarit jane moter e vella, nuk duhet te konsiderohet nje çertifikate e pergatitur nga perfaqesia konsullore e huaj ne Itali e legalizuar prane Prefektures?
Pergjigja negative e Kuestures se Milanos nuk eshte argumentuar ne menyre te kenaqshme e ne fakt duhet te themi qe nuk gjejme nje shpjegim te kenaqshem perse nuk eshte pranuar kjo proçedure alternative, qe nder te tjera eshte parashikuar shprehimisht nga ligji, kur ne te gjitha kuesturat kjo eshte nje praktike e njohur dhe normale.
Nuk mund te bejme gje tjeter veçse ta ftojme kete zoteri qe te formalizoj kerkesen e tij, pasi imagjinojme qe kerkesa per lejeqendrimin e bazuar ne keto dokumenta mund te mos jete pranuar fizikisht nga ana e operatorit te sportelit. Ndaj ne kete moment supozojme qe i interesuari nuk eshte ne gjendje qe as te demostroj qe ka kerkuar marrjen e lejeqendrimit – ne baze te parashikimit te art.19 per lidhje familjare brenda grades se katert me nje qytetar italian bashkejetues.

Ne kete situate i interesuari rrezikon qe te vazhdoj te trajtohet si nje klandestin i thjeshte e te goditet nga provedimenti i debimit. Si rrjedhim i sugjerojme qe te nisi nje leter rekomande, me te gjitha ato dokumenta qe kishte tentuar t’i prezantonte fizikisht e qe i jane refuzuar, duke shpjeguar qe dokumentat nuk shkonin.
Si rrjedhim, kerkesa e tij per lejeqendrimi, duke specifikuar qe ka tentuar t’i paraqesi fizikisht por qe nuk ka mundur e qe ka qene i detyruar qe ta nisi kerkesen me poste, duke treguar banimin e tij e duke qene i gatshem per çdo sqarim dhe komunikim.

Pra duhet te nisi nepermjet postes rekomande te gjithe modin e perpiluar me dokumentat bashkangjitur: deklaraten e qendrimit, fotografite, pullen, dokumentat e shtepise, e çertifikatat e legalizuara ne Prefekturen kompetente si dhe kerkesen per lejeqendrimi te motivuar ne baze te parashikimit te art. 19 te TU mbi emigracionin qe nga art. 28 i Rregullores se Aktualizimit, duhet te parashikohet ne dhenien e lejeqendrimit te parashikuar.
Nga kendveshtrimi praktik nuk do te prisja shume kohe pasi me lejohet te mos jem shume optimist mbi pergjigjen formale te Kuestures.Ndersa nga kendveshtrimi praktik per te evituar rrezikun qe nderkohe te adoptohen provedimente debimi, sugjeroj qe te behet apel ne gjykaten civile te Milanos siç parashikohet nga art. 30, paragrafi 6 i TU.
Ne kete rast kemi te bejme me nje çeshtje te bashkejeteses familjare ndaj kompetenca i takon gjykatesit civil i cili ka mundesi te verifikoj qe ne baze te dokumentave te paraqitura ekziston ose jo e drejta e lejeqendrimit, si dhe pushteti per te urdheruar Kuesturen per dhenien e lejeqendrimit per motive familjare.
Natyrisht qe perveç urimit per nje sukses ne kete rruge administrative dhe gjyqsore, e ftojme te interesuarin qe te na sinjalizoj perfundimin e kesaj proçedure, pasi mund te sherbej si ndihme edhe per raste te tjera ne sitata te tilla analoge.