Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Sqarime mbi qarkoren e Ministrise se Brendshme me nr. prot. 47683/30 e 7 tetorit 2002

Qarkore e Ministrise se Brendshme prot. 47683/30 e 7 tetorit 2002

1) Kush mund te prezantoj kerken per emersion?

Si ligji 189/2002 ashtu sikurse edhe projektligji 195/2002 parashikojne qe deklarata per emersion “duhet te prezantohet nga kerkuesi, me shpenzimet e tij, ne zyrat postale”.
Kerkuesi eshte punedhenesi, i cili duhet te drejtohet ne zyrat postale per prezantimin e deklarates, ose nje i deleguar i cili duhet te paraqesi delegimin se bashku me nje dokument identiteti te deleguesit.

Av. Paggi: Eshte nje pyetje qe permban nje fare ironie, edhe pse pergjigja eshte serioze dhe e padiskutueshme. Ironi, pasi shume punetore te huaj kane mundur te konstatojne qe shpenzimet per rregolarizim jane plotesisht ne ngarkim te tyre, gati ne te gjitha situatat e puneve shtepiake e ne shume raste ne kuadrin e raporteve te punes si vartes (subordinato).

2) Ne rastin e disa punedhenesve, çdonjeri prej tyre duhet te paraqesi kerkesen e te paguaj kontributet aforfe?

Po, çdo punedhenes duhet te prezantoj deklaraten e te derdhi te gjithe shumen e kerkuar.

Av. Paggi: Ne kete pike ishin krijuar shume dyshime. Eshte menduar qe do te ishte e mundur qe te prezantoheshin disa kerkesa, sidomos ne rastin e puneve shtepiake kur e njejta punetore punon ne disa familje, duke i futur ne nje zarf te vetem. Perkundrazi, Ministria preçizon, akoma edhe nje here, qe çdo kerkese e çdo punedhenesi (edhe pse çdonjeri per nje pjese te orarit te plote te punes se ushtruar ne disa familje) duhet te prezantoj kerkesen e tij. Gjithashtu, siç eshte preçizuar edhe me pare, duhet te derdhi te gjithe kontributin forfetar.
Do te shohim nese kjo i korrespondon nje interpretimi korrekt te normes, pasi ne rast se kontributi aforfe (per colf e badanti e punetoret e tjere) “mbulon” nje pune me kohe te plote, prane disa punedhenesve, nuk ka kuptim perse, nje shume punesh part-time, prane punedhenesve te ndryshem, duhet te shumefishoj kontributin aforfe, i cili ne vetevete duhet te plotesoj te gjithe orarin e punes.

3) Çfare do te thote “te punesuar ne tre muajt para dates se hyrjes ne fuqi te ligjit Bossi-Fini?

Termi “tre muajt para dates se hyrjes ne fuqi”, eshte koha kur te interesuarit te kene ushtruar nje aktivitet pune ne kushte jo te rregullta me qellim deklaraten e rregolarizimit, e interpretohet ne kombinim me dispozitat qe permbahen ne ligjin 189/2002, e jo vetem ne formulimin letrar, konsideruar me vete.
Me qene se kontributi aforfe qe punedhenesi derdh eshte “baraz me sasine tremujore qe i korrespondon raportit te punes se deklaruar”, duhet te mbivlej interpretimi restriktiv i dispozites ne fjale, ne baze te te ciles mund te rregolarizohet vetem punetori i punesuar prej te pakten tre muajsh para dates 10 shtator 2002, d.m.th. para 10 qershorit 2002. Per kete do te vlej deklarata e punedhenesit.

Av. Paggi: ministria rithekson poziten e marre me nje qarkore te meparshme ne te cilen preferohet interpretimi restriktiv e si rrjedhim nevoja e nje raporti i cili te jete ushtruar per nje afat kohor te pakten, per te gjithe afatin kohor 10 qershor 10 shtator. Per te bere rregolarizimin, me tej, eshte e nevojshme qe ky raport te vazhdoj.
Megjithe formulimin letrar te normes (qe eshte konvertuar ne ligj pa modifikime e qe i drejtohet punedhenesve te cilet te kene punesuar punetoret per te tre muajt, pra nuk eshte e nevojshme per te gjithe tremujorin), ministria vazhdon te mbeshtesi qe punesimi eshte i nevojshem per te gjithe periudhen tre mujore.
Me tej, lidhur me nderprerjet e mundshme te raportit te punes, ministria jep pergjigje preçize, ne pyetjete e tjera.

4) Kush eshte ne poses te nje lejeqendrimi per motive turizmi, studimi o tjeter, mund te shfrytezoj kete proçedure te rregolarizimit?

Po, te gjithe ata te cilet ndodhen ne kushte qendrimi te rregullta ne Itali, me nje lejeqendrimi me motivime te ndryshme (turizem, afar, kerkesa per azil etj), mund te futet ne proçeduren per rregolarizim, me konditen e nje te ardhure minimale parashikuar per kontraten e punes ne fjale.

Av. Paggi: Ministria me se fundi preçizon ate qe eshte quajtur e mundshme qe ne fillim.

5) Kerkesa duhet t’i drejtohet prefektures – zyres territoriale te qeverise (utg) te residences se punedhenesit, te punetorit apo ku ushtrohet raporti i punes?

Siç eshte shkruar edhe ne udhezimet per perpilimin e kerkeses per rregolarizim per colf e badante, prefektura kompetente te ciles duhet t’i drejtohet kerkesa eshte ajo e residences se punedhenesit apo e vendit ku ushtrohet aktiviteti i punes. Per pune subordinato, perveç mundesive te mesiperme, shtohet edhe prefektura e vendit ku ka seline ndermarrja.

Av. Paggi: praktikisht eshte vendi i punes qe percakton kompetencen territoriale, jo shume vendi ku jeton apo fle punetori apo vendi i qendrimit te punedhenesit, ne rast se selia e punes eshte e ndrysme nga ajo e residences se punedhenesit.

6) A mund te rregolarizohet punetori qe nuk ka dokument identiteti ne kohe vlefshmerie?

Kerkesa per rregolarizim mund te prezantohet edhe per emigrantet ekstrakomunitare me dokument identiteti te skaduar, e jo te rinovuar. Ne çdo rast, ne aktin e nenshkrimit te kontrates, punetori duhet te jete ne poses te nje dokumenti identifikimi ne kushte vlefshmerie. Pranohet edhe çertifikata e identitetit e leshuar nga Perfaqesia Diplomatike e vendit te punetorit. Ne faze rinovimi, gjithesesi, punetori duhet te jete i pajisur me pashaporte ne kushte vlefshmerie.

Av. Paggi: Pergjigja eshte shume e rendesishme. Ky vendim i Ministrise eshte i ri ne lidhje me orientimet e shprehura ne menyre informale prane shume prefekturave. Gjithesesi, per nisjen e proçedures per rregolarizim pranohet qe te futet ne zarf edhe fotokopja e nje çerfikate Konsullore Identiteti, e natyrisht keshillohet qe te interesuarit te pajisen me pashaporte. Personat qe paraqesin kerkesen per rregolarizim me kete çertifikate, pasi kane marre riçevuten nga Zyra Postale, mund te rikthehen prane perfaqesive diplomatike e te bejne kerkese formale per leshimin e pashaportes (apo dublikat ne rast se dokumenti ka humbur).
Ne nuk mund te themi se si duhet te sillen ambasadat pasi nuk i nenshtrohen ligjit italian, por pjesa me e madhe e tyre, karshi nje titulli qendrimi, edhe provizor, te qytetarit te tyre, siç mund te jete riçevuta e nisjes se kerkeses per rregolarizim, duhet te pranojne e te nisin proçeduren per dhenien e pashaportes. Ndersa ne rastin kur personi i interesuar nuk ka asnje lloj titulli qendrimi ne Itali kjo mundesi perjashtohet (duke u kufizuar vetem ne dhenien e çertifikates konsullore te identitetit).
E ne fakt, riçevuta e nisjes se kerkeses per rregolarizim vlen me te gjitha efektet si titull qendrimi provizor, e si e tille duhet te ligjeroj te ineteresuarin per te kerkuar prane ambasades se tij, leshimin e pashaportes apo dhenien e nje dublikati. Ne rast se me tej, organizimi i brendshem i ambasades nuk lejon gjithesesi, dhenien ne Itali te pashaportes, ky eshte nje problem ne te cilin ligji italian nuk mund te nderhyj.
Keshilla qe i japim te gjitheve eshte ajo qe me marrjen e riçevutes, te aktivizohen menjehere prane ambasadave ose konsullatave per te kerkuar dhenien e pashaportes. Duke qene qe behet fjale per nje problem qe ka te bej me nje numer te madh personash, le te shpresojme qe perfaqesite diplomatike ne Itali te jene te ndjeshme lidhur me kete fenomen e per nevojen e asistimit te qytetareve te tyre per t’u garantuar atyre marrjen e nje lejeqendrimi te rregullt, makar edhe duke adoptuar rregulla “te jashtezakonshme” ne kundershtim me praktikat te cilat lejojne sot dhenien e pashaportave edhe prane perfaqesive konsullore. Eshte e njohur qe ne disa vende praktika qeveritare lejon leshimin e nje pashaporte autentike edhe jo direkt te interesuarit (pra perballe prezences se tij fizike), por nje te afermi i cili me tej mund t’ja postoj te interesuarit. Ne rast se praktika eshte e ligjshme, e dokumentat jane autentike, ligji italian nuk mund te nderhyj, ne rast se kjo eshte nje menyre alternative e ligjshme per marrjen e pashaportes, ndaj sugjerojme edhe kete forme.

7) A mund te rregolarizohet nje kerkues i azilit?

Kerkuesi i azilit, ne pritje te thirrjes perballe Komisionit kompetent per njohjen e statusit te refugjatit, mund te futet ne rregolarizim, pa nderprere ose anulluar iterin e proçeduren e nisur per njohjen e statusit. Ne rast se me tej do t’i njihet statusi i refugjatit, mund te konvertoj lejeqendrimin per motive pune ne ate qe lidhet me statusin e refugjatit.

Av. Paggi: Kjo ishte ajo qe ne mbeshtesnim prej kohesh, ne kundershtim me mendimin e kuesturave. Gjithesesi, proçedura per rregolarizim nuk krijon pengesa per vazhdimin e proçedures per njohjen e statusit te refugjatit. Natyrisht, kujt i eshte refuzuar njohja e statusit rruan te drejten e rikorsit ne gjykate per verifikimin e te drejtes se tij per njohjen e statusit te refugjatit se jo te te drejtes me te gjere te azilit parashikuar nga art. 10 i Kushtetus italiane, pa u krijuar veshtiresi ne kerkesen per rregolarizim.
Mundet qe, kujt i eshte dhene nje pergjigje negative e kerkeses se statusit te refugjatit, te mos jete i pajisur me pashaporte ne kushte vlefshmerie. Ndoshta nje kerkese prane autoriteteve konsullore te vendit te tij (natyrisht pa specifikuar qe ka kerkuar azil ne Itali) ne vetvete nuk eshte ne kundershtim me proçeduren e njohjes se statusit te refugjatit.
Me fjale te tjera, vetem fakti i prezantimit prane ambasades se vendit te origjines per te kerkuar nje asistence minimale lidhur me nje dokument identiteti nuk modifikon situaten e rrezikut te persekutimit, pra te nevojes se kerkimit te statusit te refugjatit, e nuk çon ne dekadencen e proçedures per kerkimin e statusit.
Kjo pasi behet fjale per nje nevoje te ngushte qe nuk implikon mungesen e rreziqeve per personin por thjesht kerkimin per rregolarizim ne pritje te njohjes se statusit te refugjatit, apo per me teper, kur statusi i refugjatit eshte refuzuar nga komisioni kompetent.

8)Ne rastin kur punedhenesi nuk mundet te nenshkruaj kontraten a lejohet nenshkrimi i kontrates nga ana e nje subjekti tjeter?

Ne rastin kur punedhenesi ndodhet ne kushtet e pamundesise se paraqitjes personalisht per stipulimin e kontrates (p.sh. per motive te renda shendeti) mjafton nje prokure ne leter te thjeshte, pa autentikim, shoqeruar me nje dokument te punedhenesit se bashku me fotokopjen e ketij dokumenti. Per motive qe lidhen me gjendjen e shendetit, ne baze te asaj qe eshte parashikuar ne art.4 te ligjit 445/2000, gjithashtu autorizohen per nenshkrim, gruaja, femijet, te aferm ne linje te drejte apo kolaterale deri te grades se trete, ne poses te nje dokumenti qe vereteton kete lidhje. Ky vertetetim mbi identitetitn e deklaruesit do te behet nga nenpunesi ne momentin e thirrjes.

9) Ne rastin e subjekteve te prekura nga patologji apo nga handicap qe kufizojne autosuficiencen, te afermit e parashikuar ne art. 4 te dpr 445/2000 a mund te nenshkruajne modulin e deklarimit te emersionit?

Po, mund ta nenshkruajne kete modul te afermit e permenden ne art.4 (bashkeshorti, femijet, te afermt ne linje te drejte ose kolaterale deri te grades se trete). Nevoja e vertetimit te identitetit te deklaruesit e te raportit familjar (qe duhet te demostrohet nga ana e deklaruesit, me dokumentat perkatese), duhet te kryhet nga nenpunesi ne momentin e thirrjes.

10) A mund te jete punedhenesi i nje bashkepunetoreje shtepiake nje familjar (djali) resident ne nje province tjeter nga vendi ne te cilin ushtrohet aktiviteti i punes (shtepia e prindit)?

Po. Ne kete rast, eshte me mire qe kerkesa te paraqitet prane Prefektures (UTG) te provinces ne te cilen ushtrohet aktiviteti i punes (qe eshte edhe vendi i qendrimit te punetorit).

Av. Paggi: Me fjale te tjera kerkohet nese djali (vajza) e personit qe shfrytezon asistencen mund te jete punedhenesi (pra duke marre persiper te gjitha detyrimet) edhe pse nuk jeton me personin e asistuar por ne nje vend tjeter. Ministria preçizon qe kjo eshte e mundur. Vlen gjithmone parimi ne baze te te cilit kerkesa duhet te paraqitet prane prefektures ku e ka seline vendi i punes, pavaresisht nga shtepia e personit qe merr persiper te gjitha detyrimet e asistences se familjarit te tij, i cili mund te jetoj ne nje tjeter vend.

11) A rikthehet kontributi aforfe ne rast se kerkesa per rregolarizim do te hidhet poshte?

JO. Nje kontribut i tille konsiderohet si derdhje “una tantum” per deklaraten e punesimit “ne te zeze” e nuk eshte parashikuar nga ligji kthimi i tij, e sherben per te qartesuar poziten e parregullt ne te kaluaren te punedhenesit.

Av. Paggi: Natyrisht qe pergjigja nuk mund te jete ndryshe. Nderkohe dime qe thjesht fakti qe punedhenesi prezanton deklaraten e shfaqjes se punes se zeze, e ben ate te padenueshem per shkeljet qe ka bere ne te kaluaren, duke qene subjekt jo vetem i detyrimeve aforfe per tre muajt e parashikuara por edhe te kontributeve te zakonshme per te gjithe periudhen e punes te ushtruar ne vijim.

12) Kujt duhet ti drejtohet rikorsi per provedimentin e refuzimit te kerkeses e cilat do te jene pasojat?

Me qene qe provedimenti i refuzimit eshte i natyres thjeshte administrative, mund te behet rikors (te apelohet) ne T.A.R. (Gjykata Administrative Rajonale), nga ana e punedhenesit, sipas afateve e modaliteteve te parashikuara nga ligji (brenda 60 ditesh nga notifikimi).

Av. Paggi: Provedimenti i refuzimit te kerkeses per rregolarizim, edhe pse normalisht mund te apelohet nga punedhenesi mundet gjithashtu te apelohet edhe nga punetori – kur ai thekson te pesoj nje dem direkt nga refuzimi e duke bere te vlefshme arsyet perballe gjykates, e kjo edhe kur punedhenesi nuk ka ndermend te kundershtoj provedimentin.

Te huajit, si rrjedhim, i notifikohet refuzimi i lejeqendrimit me ftesen e lenies se territorit kombetar brenda 15 ditesh. Ne rastin e mos largimit ne menyre spontane, e kur mund te kapet, do te debohet me nje provediment i cili mund te apelohet prane gjykates monokratike, ashtu sikurse eshte parashikuar nga art.13, c.8, ligji n. 189 i 30 korrikut 2002.

Av. Paggi: ne rastet normale, refuzimi i rregolarizimit nuk duhet te çoj ne notifikimin e nje provedimenti espulsioni e me tej me ekzekutimin e tij nepermjet shoqerimit ne kufi.
Ne rastin e personave te goditur nga espulsioni ne te kaluaren (edhe pse kemi pare qe mund te perfshihen ne rregolarizim edhe ata qe jane goditur nga espulsioni administrativ), nese kerkesa per rregolarizim refuzohet, ne kete rast do te hyj ne fuqi espulsioni i dhene ne te kaluaren. Ne te tilla raste mundet qe provedimenti i refuzimit te kerkeses te notifikohet se bashku me provedimentin e espulsionit (debimit) duke e bere ate te ekzekutueshem.

13) Çertifikata mjeksore – qe kerkohet ne rastin e rregolarizimit te “badante-ve” – mund te jepet nga mjeku i familjes?

Po, e nuk eshte i nevojshem asnje dokument i dhene prej specialisteve.

Av. Paggi: Mjeku i familjes eshte mjeku i besuar i cili emerohet ne momentin e rregjistrimit ne Sherbimin Shendetsor Kombetar. Nuk eshte e nevojshme qe çertifikata te jete e detajuar ne hollesi edhe per nevojen e tutelimit te privacy. Eshte e mjaftueshme qe mjeku te deklaroj qe personi ne fjale ka nevoj per asistence pasi nuk eshte plotesisht autosuficient per motive shendeti.

14) Punetoret ekstrakomunitare qe jane akoma ne pritje te perfundimit te kerkeses per rregolarizim te prezantuar ne vitin 1998, mund te rregolarizohen me kete procedure te re?

Po, ne rast se plotesojne te gjithe treguesit e parashikuar nga ligji.

Av. Paggi: Nje pyetje shume ironike. Ministria nuk mund te pergjigjej ndryshe nga PO. Si pyetja por edhe pergjigje komentohen vet.

15) A mund te rregolarizohen te miturit e huaj qe nderkohe kane hyre ne moshe madhore, e qe ju eshte destinuar provedimenti i riatdhesimit te asistuar por qe nuk e kane permbushur?

Po. Nuk eshte i nevojshem revokimi i provedimentit te riatdhesimit pasi i mituri nderkohe ka hyre ne moshe madhore.

Av. Paggi: kujtoj qe per te miturit e pa shoqeruar nuk ekziston mundesia e nje espulsioni aministrativ normal. Me qene qe per te miturit espulsioni eshte i ndaluar (art.19 i T.U.) qeveria i ka dhene me shume kompetenca Komitetit per te Miturit e Huaj duke i atribuar pushtetin per te vleresuar rast per rast e te vendosin provedimentin e riatdhesimit te asistuar, qe ne fakt nuk eshte gje tjeter veçse nje espulsion i fshehur.
Ne rast se eshte e mundur qe te rregolarizohen personat e goditur nga provedimenti i espulsionit administrativ, per me teper eshte e mundur qe te rregolarizohen edhe te miturit (qe nderkohe kane hyre ne moshe madhore), e duhet te theksojme qe nje mos permbushje e provedimentit te riatdhesimit te asistuar te lejoj gjithesesi rregolarizimin. Ne fakt edhe Ministria e Brendeshme arrin ne te njejtat konkluzione duke thene qe as nuk eshte e nevojshme qe te behet revokimi i provedimentit te riatdhesimit pasi i mituri nderkohe ka hyre ne moshe madhore e si i tille nuk eshte me objekt i vemenedjes nga ana e Komitetit por i Prefektit kompetent, i cili mund te jepte nje espulsion normal administrativ.

16) Cili eshte afati per dorezimin e moduleve?

Afati per dorezimin e deklarates se emersionit, per colf e badanti, eshte fiksuar per daten 10 nentor 2002. Me qene qe kjo eshte dite e djele, afati eshte zgjatur ne baze te ligjit deri ne diten tjeter jo festive (ex art. 2963 cc), pra deri me 11 nentor 2002.
Afati per dorezimin e deklarates se legalizimit te punes subordinato (si vartes apo rrogetar) eshte fiksuar per 10 tetor. Ne projektligjin e aprovuar ne Senat, eshte parashikuar shtyrja e ketij afati deri me 11 nentor 2002.

17) Ne rastin e disa punedhenesve, kerkesa duhet te paraqitet ne nje zarf te vetem?

Jo, kerkesat duhet te paraqiten ne zarfe veç e veç, mundesisht te prezantuara kontekstualisht, per nje lidhje me te shpejte te deklaratave, gje e cila do te kryet nga vet zyra.

18) Ne ç’rast punedhenesi duhet te garantoj pagimin e udhetimit te rihyrjes se punetorit te huaj ne vendin e tij? e cili eshte punedhenesi mbi te cilin bie ky detyrim?

Garancia per pagimin e shpenzimeve te udhetimit duhet te behet nga punedhenesi ne Prefekture (UTG) e jo punetorit. Kjo dispozite ka si qellim mos rendimin e shpenzimeve ne ngarkim te shtetit, ne rastin e riatdhesimit te punetorit, dhene nga autoritetet kompetente. Ne rastin e me shume punedhenesve, ky detyrim bie mbi te gjithe.
Do te mbahen parasysh dhe raportet e fundit te punes e te fundit te deklaruar.

Av. Paggi: Ne rastin kur penetori eshte ftuar qe te lere Italine (p.sh. si pasoj e mos rinovimit te lejeqendrimit) e ne rast se nuk respekton kete ftese e qendron, mund te jepet provedimenti i espulsionit. Ne kete rast shpenzimet per ekzekutimin e espulsionit (nje pjese e shpenzimeve qe koincidojme me shpenzimet e udhetimit) do te jene ne ngarkim te punedhenesit.
Por me te drejte lind pyetja, se kush do te paguaj ne rast se me kalimin e kohes do te jene disa punedhenes? Pergjigja eshte e dyshimte. Autoritetet e sigurise publike mund t’i drejtohen si njerit por edhe tjetrit, e atij qe i jep parate me kollaj. Duket sikur deryrimi ju bie te gjitheve, e ne rast se i fundit nuk paguan, do te kalohet tek i parafundit e keshtu me rradhe. Jane pikerisht keto vrojtime praktike qe kishin çuar tek abolimi i garancise se pagimit te shpenzimeve te udhetimit ne vitin 1986, por dihet qe politikanet e kane memorjen te shkurter.

19) A mund te rregolarizohet nje raport pune qe parashikon nje kohezgjatje inferriore o superiore prej 1 viti?

Raporti i punes per colf e badanti nuk duhet te jete me pak se sa nje vit duke qene qe lidhet me kohen e lejeqendrimit, qe ne baze te normes, jepet per nje kohezgjatje prej 1 viti. Raporti i punes subordinato, siç preçizon ligji, eshte me kohe te pakufizuar e me kohezgjatje jo me pak se sa nje vit.

20) A mund te mblidhen- me qellim realizimin e minimumit te stabilizuar – oret e punes se bera si badante me ato te bera si bashkepunetore shtepiake?

Po. Kontrata e punes se ciles i referohet eshte e njejta.

Av. Paggi: I referohet shumes se oreve te punes, atyre te bera ne aktivitetin e asistences se nje personi jo suficient se bashku me ato te bera si guzhiniere, pastruese apo shtepiake ne pergjithesi.
Kontrata te ciles i referohet eshte gjithmone kontrata kombetare kolektive e puneve shtepiake, ne kundershtim me ata qe mendojne qe kategoria e badanteve (kujdestareve) eshte nje kategori e cila eshte me vete e nuk ka te bej me punet shtepiake.

21) Ne rastin e pushimit nga puna te punetorit, pas rregolarizimit, e njekohesisht te sinjalizuar nga punedhenesi ne kuesture, emigranti mund te rregjistrohet ne listat e pritjes per pune e te kete 6 muaj kohe per te gjetur nje pune te re?

Po, ne kete rast vlejne dispozitat e karakterit te pergjithshem te parashikuar nga normativa ne fuqi, qe parashikojne mundesine e rregjistrimit per nje periudhe jo me pak se sa 6 muaj, perjashto rastin e nje periudhe mbetese me te gjate te lejeqendrimit.

Av. Paggi: Ministria, ne kete rast, nuk perpiqet qe te interpretoj, pasi i referohet thjesht normatives ne fuqi, gjithnje me hipotezen e nje pushimi nga puna qe do te verifikohet pas perfeksionimit te rregolarizimit.
Per kete i referohet nje norme te re ne te cilen parashikohet nje periudhe maksimale papunesie per çdo punetor emigrant e cila nuk duhet te kaloj 6 muaj (ligji parashikonte 1 vit).
Gjithesesi, eshte bere perjashtim per te drejten e rruatjes se lejeqendrimit per periudhen qe mbetet deri ne skadim, edhe pse mund te mungojne me shume se sa 6 muaj nga ajo date.
Shembull praktik: Ne rastin e nje lejeqendrimi qe skadon ne korrikut te vitit te ardhshem e behem i papune, mund ta rruaj ate lejeqendrimi deri ne korrik edhe pse skadenca kaperxen 6 muajt, duke uruar nderkohe qe te gjej nje pune te re.
Ne rast se behem i papune e nderkohe lejeqendrimi skadon pas 2 muajsh, kam te drejte qe te kerkoj rinovimin e tij per nje periudhe prej 4 muajsh.

Por problemi me i rende qe ka te bej me shume persona ne kuadrin e rregolarizimit eshte ai i pushimeve nga puna qe mund te ndodhin para perfeksionimit te rregolarizimit.
Duke pare numrin e kerkesave te paraqitura ne Prefekture ato qe parashikohen deri me 11 nentor lind menjehere nje shqetesim. P.sh. Prane Prefektures se Padoves eshte vleresuar qe, duke planifikuar funksionimin e zyres territoriale kompetente per sanatorian, eshte e mundur qe te vleresohen 15 kerkesa ne dite, ndersa me nje dyfishim te personelit mund te arrijme ne 30. Me llogarite qe behen, duke ju referuar 8.600 kerkesave te prezantuara ne Padova, plus ato qe do te arrijne, do te rezultoj nje kohe pritje mbi nje vit. Mundesia qe nderkohe, para se sa te perfeksionohet kontrata e qendrimit, punetori te humbasi punen eshte shume e larte, sidomos po te mbajme parasysh perkoheshmerine e raporteve te punes. Pa llogaritur me pas rastin me tipik, ate te badanteve (kujdestareve), te cilat asistojne personat e moshuar qe nderkohe mund te vdesin. E kesaj pyetje deri me sot nuk i jepet nje pergjigje nga Ministria. Ekziston shpresa qe me skadimin e afatit te 11 nentorit, linja interpretuese te “zbutet” e te kaloj drejt realitetit praktik.

22) Çfare do te ndodhi me femijen e mitur i cili ka ndjekur punetorin e interesuar per proçeduren e rregolarizimit?

I mituri do te futet ne lejeqendrimin e dhene per prindin me berjen e rregolarizimit.

Av. Paggi: Per here te pare preçizohet ne menyre te qarte qe sanatoria mund te shtrihet edhe tek te miturit qe bashkejetojne me prinderit, punetore te interesuar per rreolarizim.

23) Qe kur fillon detyrimi i pagimit te kontributeve inps?

Pagesa aforfe mbulon vetem periudhen 10 qershor 2002 deri me 10 shtator 2002. per periudhen mbetese te punes, do te jete INPS i cili do te bej llogaritjet e do t’ja komunikoj ato punedhenesit.

Av. Paggi: duke kujtuar qe per periudhen jashte (10 qershor – 10 shtator) kontributet do te jene normale si ato qe paguhen ne sektore te ndryshem te punes.

Per kete INPS ka dhene nje mesazh qe mban daten 16/10/02, i cili mund te konsultohet direkt ne sit, ne te cilin theksohet qe per punetoret jo komunitare per pune subordinato (vartes) detyrimet kontributive duhet te behen brenda periudhes se pagimit duke ju referuar muajit nentor, pra brenda 16 dhjetorit 2002 duke mos e renduar me shuma shtese. Kjo duke mbajtur parasysh qe afatii i prezantimit te kerkesave per rregolarizim skadon me 11 nentor.

Per punetoret shtepiake e badanti, afati per denoncimin e raportit te punes normalisht skadon brenda dites se 10-te te tremujorit djellor, ne kuadrin e te cilit eshte bere punesimi, d.m.th. brenda 10 janarit 2003, gjithnje me detyrime kontributesh duke filluar nga 10 shtatori 2002.