Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Nen kujdesin e Rosanna Marcato –s e Sherbimit te Emigranteve te Venecias

Venecia – Rruge e lire per projektin per pershpejtimin e praktikave per bashkim familjar

Per thjeshtezimin dhe reduktimin e afateve per dhenien e lejeqendrimeve dhe praktika te tjera te korreluara

Keshilli Territorial per Emigracionin i Provinces se Venecias ne takimin e 21 majit 2004 ka aprovuar nje projekt nderhyrjesh institucionale ne bashkepunim me Prefekturen, Kuesturen, Provincen, Komunen e Venecias, Dolos, Mires dhe palet sociale, per kaperximin te pakten pjeserisht te situates se veshtire te emigranteve qe presin prej muajsh, ndonjehere edhe me shume se nje vit per praktikat e lejeqendrimit. Situata e zyrave te Policise qe merren me emigracionin, gjithnje ne veshtiresi, eshte keqesuar edhe me shume per shkak te proçedurave te rregolarizimit. Proçedura te tilla qe kane pare gati 9.000 ekstrakomunitare e koha e shkurter e vlefshmerise se lejeqendrimit, sanksionuar nga ligji Bossi Fini, kane provokuar shume veshtiresi pa “ndryshime adeguate si ne proçedura dhe ne burime njerezore e teknika te disponueshme”.
Kane qene te shumta protestat e emigranteve, te shoqatave, te enteve dhe institucioneve, te kategorive prodhuese sociale si ne shtyp por dhe me manifestime publike.

Ne kete situate edhe vet Questura ka manifestuar, ne kuadrin e Keshillit Territorial per Emigracionin, nevojen e nje kooperimi institucional qe ka si qellim te lehtesoj zgjidhjen e problemeve te evidencuara. Eshte krijuar keshtu nje grup pune per te artikulluar nje sere propozimesh operative “qe mund te kontribojne me nje nderhyrje te perbashket ne thjeshtezimin e proçedurave e ne reduktimin e afateve te proçedimit nepermjet organizimit te nje rrjeti koordinimi, duke vlersuar bashkepunimin e Enteve Lokale e te palevele (sindikatat), duke mbajtur parasysh edhe rezultatet pozitive te marra ne perfshirjen e tyre ne rregolarizimin e punetoreve te huaj per te cilin ishte aktivizuar nje rrjet i koordinuar pune”.
Projekti qe tenton ne nje fare menyre te kaperxej kete emergjence, vihet ne funksionim nga aktore institucionale duke te qene te ndergjegjshem per limitet por dhe me shpresen qe kjo pune e perbashket te çoj ne nje permiresim te sherbimit per qytetaret emigrante e te hedhi themelet per nje objektiv afatgjate qe kerkon realizimin “e nje sistemi te informatizuar te drejtimit te proçedurave qe parashikon krijimin prane Komunave me te perfaqesuara te qendrave te posaçme qe do te fiksojne takimet prane Kuestures pas verifikimit te korrektesise se praktikes”.
Ne fazen aktuale te emergjences do te eksperimentohet ne kushte te perkohshme per nje periudhe nga qershori ne dhjetor nje model bashkepunimi qe do te drejtohet nga Prefektura e Venecias e qe do te artikullohet ne dy nderhyrje.
E para do te jete aktivizimi i nje centrali informativ (call center) qe duhet duhet t’i pergjigjen ne menyre preçize dhe adeguate pyetjeve te te interesuarve ne orare te caktuara. Ky sherbim do te realizohet nga operatore te pergatitur, qe i perkasin Komunes se Venecias, Komunes se Dolos dhe 7 komunave te tjera te Rivieres se Brentes dhe Sindikatave (ne nivel te decentralizuar ne territorin e provinces se Venecias).

Nderhyrja e dyte parashikon “heqjen e listave te pritjes per bashkimet familjare” nepermjet krijimit te nje zyre te perbashket me operatore te prefektures dhe te komunave te cituara, “duke filluar nga lista e pritjes transmetuar Questures dhe Prefektures duke fiksuar takime te individualizuara per te proçeduar me verifikimin e dokumentave te nevojshme per berjen e bashkimit familjar sipas nje modulistike te konkorduar bashkarisht”. Praktikat e kompletuara do te shihen dhe do te dorezohen nga Prefektura ne Questure e cila do t’i japi te interesuarit autorizimin (nulla osta). Koordinimi i aktivitetit do te sigurohet nga Prefektura. Ne rast se nga ky eksperimentim do te dali nje pergjigje pozitive parashikimi eshte fshirja e kesaj liste brenda dhjetorit 2004. Ne kuadrin e aksioneve qe kane si qellim permiresimin e koordinimit mes institucioneve dhe mes tyre e qytetareve te huaj, parashikohet gjithashtu dhe realizimi nga ana e kuestures i nje vademecum me shpjegime preçize dhe te detajuara te normatives dhe te proçedures administrative ne lenden e lejeqendrimeve dhe per çdo nevoje specifike.
Projekti ka kerkuar t’i japi forme kooperimit institucional bazuar ne art. 42 te dekretit legjislativ te 25 korrikut 1998 n.286, ne permiresimin dhe heqjen e pengesave burokratike qe ndalojne ushtrimin e te drejtave dhe detyrave dhe detyrave deleguar prefektures sipa DPR te 17.05.2001 n.287 (funksionet e Keshillit Territorial per Emigracionin).

E pikerisht duke u nisur nga keto dhe nga situata kritike e momentit shkaktuar nga modifikimet keqsuese te ligjit mbi emigracionin, modifikime qe kane komplikuar jeten e emigranteve por dhe te atyre qe, per pergjegjesi zyrtare duhet t’i pergjigjen ketyre proçedurave. Komuna e Venecias ka aderuar ne percaktimin e ketij projekti duke hedhur nje veshtrim tej te tashmes per krijimin e proçeseve te vogla inovative qe lejojne te eksperimentohen modalitete te reja pune me qellim dhenien e sherbimeve ne perputhje me nevojat e jetes se qytetareve emigrante.