Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Viza turistike a mund te transformohet ne lejeqendrimi per motive familjare?

Ky interpretim i kuestures, fatkeqesisht, nuk eshte i rralle, por nuk na duket korrekt. Jemi marre me çeshtje te kesaj natyre por me qene se behet fjale per praktika shume difuze, na duket e drejte qe ta ritrajtojme.
Zonja e cila na ka paraqitur kaq qarte kete pyetje, ka kuptuar plotesisht çeshtjen, duke nenvizuar paradoksin. Ajo na shpjegon qe e ka bere praktiken per bashkim familjar e qe i eshte dhene autorizimi (nulla osta); e questura ka verifikuar qe zonja ploteson te gjithe treguesit e parashikuar nga ligji per t’u bashkuar me vajzen e saj e si rrjedhim ta vere ne lejeqendrimi.
Ekzistojne, nder te tjera, edhe nga kendveshtrimi i ngushte burokratik, p.sh. vajza eshte e rregjistruar ne pashaporten e nenes. E vetmja veçanti qendron ne faktin qe vajza ndodhet ne Itali me nje lejeqendrimi te rregull, si titullare e nje lejeqendrimi per motive turizmi.
Zonja i referohet me te drejte aplikimit korrekt te art. 30, paragrafi 1, germa c te TU mbi emigracionin, qe parashikon shprehimisht qe “lejeqendrimi per motive familjare i jepet familjarit te huaj me qendrim te rregullt ne poses te treguesve per bashkim familjar, me familjarin e huaj me qendrim te rregullt ne Itali”. Pra situata e pershkruar nga zonja.

Kalimi nga kushti i turistit ne titullar te qendrimit per kohezion familjar eshte nje kalim paqesor. E megjithate kuestura shpik nje rregull qe nuk ekziston ne ligj, duke stabilizuar qe ky kalim eshte i mundshem (nga lejeqendrimi i nje tipi tjeter ne lejeqendrimi per motive familjare), ben perjashtim per lejeqendrimet per motive turizmi.
Fatmiresisht ligji eshte i barabarte per te gjithe…. Edhe per kuesturen qe ka shqyrtuar kete provediment ose edhe per operatorin qe ka konsideruar te kete interpretuar korrektesisht rregullin e stabilizuar nga ligji, duke bere nje gabim te rende.
Konsiderojme qe zonja ka nje te drejte te plote qe te kerkoj konvertimin e lejeqendrimit per motive turizmi ne lejeqendrimi per motive familjare e mbi te gjitha ka nje interes te formuloj kerkesen per konvertim para skadimit te vlefshmerise se lejeqendrimit per turizem.
Kjo do te thote qe duhet te verifikoj qe ka proven formale qe ka prezantuar kerkesen per kohezion. Pas ketaj, kuestura ndoshta do te kerkoj kohe per t’u pergjigjur, mund te ngrej çeshtjen Ministrise se Brendshme por gjeja me e rendesishme eshte qe formalisht eshte pranuar kerkesa per konvertim.

Kur operatori vazhdon te mbetet ne opinionin e tij, e kur ripohohet pamundesia per konvertimin e lejeqendrimit nga turizem ne motive familjare, keshillojme qe zonja e interesuar te insistoj qe jo vetem te pranohet kerkesa e saj, por edhe t’i jepet nje riçevute qe demostron qe kerkesa eshte pranuar.
E ne rast se i refuzohet, siç ndodh shpesh, dhenia e nje riçevute ose e nje numri protokolli te praktikes, eshte ne interesin e zonjes qe te dali nga kuestura e te shkoj ne zyren e postes per te nisur kopje te te njejtes kerkese me te gjitha dokumentat, nepermjet rekomandese me kthim (duke nenvizuar ne letren e shoqerimit qe ka tentuar qe kerkesen ta nisi formalisht, e qe ka qene e detyruarqe ta nisi edhe nepermjet rekomandes pikerisht per te patur nje prove formale te nisjes se kerkeses).
Keshtu gezon te gjitha te drejtat per te marre nje pergjigje e kur pergjigja do te jete negative, e keshillojme te interesuaren qe t’i drejtohet gjykates per te bere nje apel ne lenden e kohezionit familjar.
Gjithnje art. 30 parashikon ne paragrafin 6 mundesine e apelit me proçedure urgjente ne TAR te vendit te residences se te huajit, kunder çdo provedimenti lidhur me lejeqendrimin per motive familjare.
Konfermojme me bidje qe gjykatesi do te konfermoj aplikimin e ligjit.