Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Viza turistike

Me nje vize turistike nuk eshte e mundur qe te ushtrohet asnje aktivitet pune.
Me hyrjen ne Itali (pavaresisht nga fakti nese eshte ose jo e nevojshme qe te merret nje vize per turizem), para skadimit te 8 diteve, eshte i detyruar qe te paraqitet ne Kuesture per te kerkuar dhenien e lejeqendrimit per turizem ndryshe rrezikon debimin (espulsionin).
Me skadimin e 8 diteve nuk eshte me e mundur qe te kerkohet rinovimi e kush i nenshtrohet nje kontrolli rrezikon, e ndodh shpesh, qe te marri nje provediment espulsioni e ne baze te ligjit te ri mund te shoqerohet menjehere ne kufi.
Le te shpresojme qe ky i ri te kete kerkuar lejeqendrimin per turizem, e duke qene se nuk mund te ushtroj nje aktivitet pune, mundet qe ne kuadrin e kuotave qe permendem me siper te kerkoj konvertimin per pune autonome.

Leshimi i vizes se hyrjes per turizem eshte shume diskrecional. Ne fakt ligji Bossi Fini parashikon qe provedimenti i refuzimit te dhenies se lejeqendrimit per turizem as nuk duhet qe te motivohet nga konsullata kompetente.
Me fjale te tjera, ligji thekson qe ne rast se deshirohet mund te jepet viza per turizem se jo mund edhe te mos jepet.
I huaji, me ardhjen ne Itali me vize turistike, (ose kur vjen nga nje vend qe marrja e vizes perjashtohet), lejeqendrimi mund te jepet per nje kohezgjatje e cila te mos kaperxej afatin e vizes. Normalisht ne vize specifikohet kohezgjatja e qendrimit te autorizuar ne hapsiren Shengen. Ne çdo rast, lejeqendrimi per turizem nuk jepet per nje periudhe me te gjate se sa 3 muaj. Eshte nje çeshtje thjesht diskrecionale e eshte nje gje shume e ralle mundesia e rinovimit per tre muaj te tjere. Vetem karshi rrethnave te posaçme e te dokumentueshme (p.sh. per motive shendeti) kuestura mund te autorizoj shtyrjen.

Kujdes: ne rast se nje person i interesuar do te prezantohet ne kuesture me nje vize turistike te skaduar per te kerkuar rinovimin e saj mund te debohet duke marre provedimentin e espulsionit.