logo

Documento a cura del
Progetto Melting Pot Europa
web site: http://www.meltingpot.org

redazione@meltingpot.org

Home » Sans-papiers » Schede pratiche

Apostila (Postilla)

23 novembre 2003

Kjo mundesi eshte parashikuar vetem per ata qytetare qe vijne nga vende te cilat kane nenshkruar Konventen e Hages te tetorit 1961, lidhur me heqjen e legalizimit te akteve te huaja publike. Me kalimin e viteve kjo eshte ratifikuar e eshte bere ekzekutive nga shume shtete e parashikon qe nuk eshte e nevojshme – per qytetaret e atij vendi – qe te proçedohet me legalizimin e dokumentave prane autoriteteve konsullore, duke qene se zevendesohen nga e ashtuquajtura apostile.

Çfare eshte apostila
Eshte nje shenim specifik qe duhet te behet mbi origjinalin e çertifikates se dhene prej autoriteteve kompetente te vendit te te interesuarit, nga ana e nje autoriteti te identifikuar nga ligji i ratifikimit te vet traktatit.
Pra, apostila zevendeson legalizimin prane ambasades. Le te japim nje shembull: ne rast se nje person ka nevoj qe bej te vlefshme ne Itali nje çetifikate lindjeje e vjen nga nje vend i cili aderon ne kete konvente, nuk ka nevoj qe te shkoj ne ambasaden italiane per te bere legalizimin e dokumentit, por mjafton qe te paraqitet prane autoriteteve te vendit te tij per te bere shenimin specifik njohur si apostila. Pasketaj ky dokument duhet te njihet ne Itali, pasi edhe Italia ka ratifikuar kete konvente e ne baze te ligjit Italian, ai dokument duhet te konsiderohet i vlefshem, edhe pse eshte i pergatitur ne gjuhen e vendit. Ne kete rast mjafton nje perkthim i thjeshte qe mund te behet edhe ne Itali ne menyre qe te jete i vlefshme per autoritetet italiane. Pra mjafton nje perkthim normal i bere ne Itali.

Preçizoj qe konventa ka te bej ne menyre specifike me heqjen e legalizimit te akteve publike te huaja mes te cilave futen, pasi jane parashikuar shprehimisht nga konventa, dokumentat qe jepen nga nje autoritet ose nje funksionar vartes i nje administrate shteterore, perfshire ato te formuluara nga hetuesi i shtetit, nga nje kancelier, nga nje nenpunes gjyqsor, dokumentat administrative, aktet notariale, deklaratat zyrtare qe tregojne nje rregjistrim, verifikimin mbi nje date te caktuar, nje autentifikim firme te vene ne nje akt privat, ndersa perkundrazi nuk vihet mbi dokumentat e pergatitura nga nje agjent diplomatik ose konsullor ose mbi dokumentat administrative qe i referohen nje operacioni tregtar ose doganor.
Pra siç e kemi pare, te gjitha çertifikatat tradicionale qe kane te bejne me familjen perdoren direkt ne gjuhen origjinale me apostilen e vene prej autoriteteve kompetente, por vetem nga ata qytetare qe vijne nga ato vende qe kane ratifikuar konventen.

Gama e dokumentave qe mund te kalojne nevojen e legalizimit, nepermjet kerkeses e shenimit te ashtuquajtur “apostila” direkt nga autoritetet e vendit te origjines eshte shume e gjere. Mbi te gjitha behet fjale per dokumenta qe normalisht kane te bejne me raporte familjare, lidhje familjare, situata te cilat ne pergjithesi intersojne gati te gjithe emigrantet.
Duke lene menjane vendet te cilat perfitojne edhe nga konventa te tjera ne BE, le te elenkojme vendet qe kane ratifikuar Konventen e Hages e qe mund te perdorin apostilen:

Japonia
Jugosllavia
Zvicera
Turqia
Argjentina
Armenia
Austria
Belize
Brunei
Qipro
El Salvador
Federata Ruse
Izraeli
Letonia
Liberia
Lituania
Malavia
Malta
Meksika
Niue
Panama
Republika çeke
Rumania
San Kristofer e Nevis
San Marino
Seishel
SHBA
Afrika e Jugut
Hungaria
Venezuela
Antigua e Barbuda
Bahamas
Barbados
Biellorusia
Bosnja Herxegovina
Bostvana
Kroacia
Figi
Lesoto
Maqedonia
Mauricius
Sllovenia
Suazilend
Suriname
Tongo

Shume prej ketyre vendeve jane te nje interesi te veçante nga pikpamja migratore per Italine. Shpresojme qe shume te tjere te aderojne ne kete konvente pasi mund te kontribojne ne lehtesimin e jetes se qytetareve te tyre.

Per individualizimin specifik te zyres kompetente te çdo vendi, e cila eshte e ngarkuar per venien e apostiles ne çertifikate referojuni ligjeve individuale te ratifikimit te çdo vendi.