Njoftime mbi sanatorian: rregolarizimi 2002

Kerkeses per rregolarizim duhet t’i bashkangjitet fotokopja e plote e te gjitha faqeve te dokumentit te vlefshem per jashte (pashaportes) se punetorit te huaj te interesuar per rregolarizim.
Problemi qendron ne faktin qe nga vulat ne pashaporte rezulton data e hyrjes ne Itali, e cila mund te jete tej 10 qershorit, gje qe do te behet shkak per ekujvoke interpretuese. Shpresohet qe ne qarkoret e metejshme te jepen sqarime me te hollesishme.

Kush nuk eshte i pajisur me pashaporte

Ky eshte nje problem i rende, pasi sipas njoftimeve te ketyre diteve ambasadat nuk japin as çertifikata identiteti konsullore, e nuk eshte akoma e qarte nese keto mund te perdoren ne vend te pashaportes ne momentin e nisjes se kerkeses per rregolarizim.
Llogjika e do qe duhet te konsiderohen te vlefshme pasi keshtu ka ndodhur edhe ne te GJITHA sanatoriet e meparshme. Ambasadat ne praktiken e tyre, e kjo tashme eshte konsoliduar prej kohesh, nuk japin ose nuk rinovojne pashaportat per ke nuk eshte i pajisur me lejeqendrimi ne territorin ne te cilin ndodhet. Normalisht i vetmi dokument qe mund te jepet eshte çertifikata konsullore e identitetit.
Ne modulet qe duhet te plotesohen per sanatorian, eshte shkruar qe duhet te bashkangjitet nje dokument i vlefshem per jashte, por mund te qelloj qe nje i ashtuquajtur klandestin nuk ka me vete as pashaporte ose per zgjedhjen e tij ose e ka humbur o ja kane vjedhur, etj.

Sipas njoftime qe kemi per momentin, disa funksionare te Prefektures kane shprehur mendimin qe keto dokumenta nuk mund te perdoren as provizorisht. Kjo rrjedh nga fakti qe ne Qarkoren e Ministrise se Brendeshme te dates 9 Shtator 2002, nuk eshte shprehur ASGJE ne kete drejtim.
Gjithashtu na kane mbrritur disa njoftime alarmuese qe kane te bejne me ambasadat, te cilat refuzojne leshimin edhe te çertifikatave te identitetit konsullore (p.sh. Ambasada e Rumanise ose e Rusise).
Kjo e dhene eshte preokupuese pasi mund te lere jashte sanatorias persona te cilet jane duke punuar por qe nuk jane te pajisur me nje dokument te vlefshem per jashte.

Çfare eshte çertifikata konsullore e identitetit

Eshte nje vertetim i pajisur me fotografi qe i leshohet provizorisht qytetareve te huaj qe nuk jane te pajisur me nje dokument te vlefshem per jashte. Eshte nje dokument provizor qe normalisht i jepet atyre qe ndodhen jashte e qe kane nevoj qe te rihyjne ne vendin e tyre. Pra, behet fjale per nje dokument te vlefshme per riatdhesim: nuk mund te perdoret per te dale nga atdheu, por mund te perdoret per te rihyre, eventualisht duke tranzituar ne vende te treta.

Pashaporte e skaduar

Behet fjale gjithesesi per nje dokument identiteti te njohur internacionalisht.
Kjo pasi konventat nderkombetare ne lenden e njohjes se pashaportave nuk permendin daten, vlefshmerine apo skadencen. Gjithashtu ne praktike, nje i huaj me pashaporte te skaduar, mundet te riatdhesohet gjithesesi pa qene e nevojshme qe te marri çertifikaten konsullore te identitetit.
Pra, nuk kuptohet perse pashaporta e skaduar, e cila normalisht konsiderohet si nje dokument identifikimi nuk mund te konsiderohet (te pakten provizorisht) si nje dokument identifikimi ne momentin e nisjes se kerkeses per rregolarizim.

Keshilloj qe te mos behet sikur ju ka humbur pashaporta per problemin e dates se hyrjes e te daljes nga territori italian, pasi rrezikon qe gjerat te komplikohen e jo te zgjidhen. Problemi i vules ne pashaporte mund te zgjidhet me nje interpretim korrekt nga ana e Ministrise se Brendeshme (shpresojme sa me shpejt) e jo duke humbur dokumentin pasi, siç e thashe me lart, veshtire qe personat e pajisur me karte identiteti konsullore te mund te rregolarizohen.

Per ke ne te vertete nuk eshte i pajisur me pashaporte e nxiton te nisi kerkesen per rregolarizim i keshillojme qe te bashkangjisi gjithesesi nje çertifikate konsullore identiteti.

Per ke eshte i pajisur me nje pashaporte te skaduar keshillojme qe te bashkangjisi fotokopjen e plote te dokumentit te skaduar.

TE GJITHA keto aspekte jane akoma te dyshimta per motivin dramatik qe Minstria e Brendeshme nuk ka sqaruar thuajse asgje.

Tipet e kontratave qe lejojne rregolarizimin

– kontrata me kohe te plote: puneson normalisht punetorin per 40 ore ne jave;
– kontrata me kohe te pa percaktuar: nuk ka nje skadence kohore te fiksuar;
– kontrata me kohe te percaktuar: duhet te kete nje kohe zgjatje jo me pak se sa nje vit;
– kontrata e punes me kohe te pjeseshme: Ne te dyja tipet e rregolarizimit eshte parashikuar cilesimi i orarir javor te punes. I vetmi limit eshte ai i te ardhurave. Edhe pse orari mund te jete i reduktuar e rendesishme eshte qe e ardhura minimale te mos jete me poshte se 490 euro;
– kontrata me kohe te pjeseshme vertikale ose horizontale: ne modul gjendet nje hapsire pasi nuk ka vend per te treguar kete tipologji kontraktore;
horizontale: parashikon ne baze te marrveshjeve mes punedhenesve e punetoreve, nje orar pune “gjysem dite” per te gjitha ditet e javes;
vertikale: parashikon nje orar pune me kohe te plote por jo per te gjithe vitin, per shembull 6 muaj. Per te njejtin tip aktiviteti pune korrespondon nje raport pune qe punetori ushtron te gjitha ditet per gjysem dite, gjate gjithe vitit.

Nuk eshte parashikuar rregolarizimi per pune te perkoheshme te ushtruara per llogari te agjensive te cilat jane te autorizuara per kete sherbim.

Nuk jane vendosur limite numerike per ndermarrjet apo per firmat.
Eshte e mundur qe te lindin dyshime, pra nevoja e verifikimeve e kontrolleve ne ato ndermarrje ku deri dje nuk kishte asnje vartes ne rregull e qe neser paraqesin dhjetera kerkesa per rregolarizim. Eshte e ligjshme qe te mendohet qe behet fjale per nje ndermarrje qe shet mundesi rregolarizimi.
Keshilloj te interesuarit qe te mos kene besim ne keta persona pak te rekomandueshem qe premtojne e qe mbi te gjitha shesin me çmim te larte mundesi rregolarizimi te cilat nuk kane shprese qe te perfeksionohen.

Kooperativat

Behet fjale per nje kategori te veçante punetoresh pasi, ne vija te pergjitheshme, puna ne kuadrin e nje kooperative ushtrohet vetem nga anetaret. Kjo pengese qe ekziston mes punetorit e kooperatives (raport shoqerie) e konfiguron si aktivitet pune autonome.

Per pune autonome nuk eshte parashikuar mundesia e rregolarizimit.
Megjithate duhet kujtuar qe ne lenden e punes ne kooperativa ekziston nje ligj i fundit qe ka revolucinuar plotesisht regjimin e raporteve te punes.
Behet fjale per ligjin n.142/2001 qe stabilizon parimin sipas te cilit PERVEç kontrates sociale (antarsimit te punetorit ne kooperative), eshte e nevojshme nenshkrimi i nje kontrate specifike pune, qe ne shumicen e rasteve eshte nje kontrate e vertete pune subordinato.
Sipas mundesive te kooperatives (ne pjesen me te madhe te rasteve) duhet te nenshkruaj nje kontrate pune subordinato me anetaret e saj, ne kete rast do te quhen te pranueshem per rregolarizim edhe punetoret emigrante, te cilet deri me sot kane punuar e vazhdojne te punojne ne kuadrin e nje kooperative. Pasi jo vetem duhet te rregolarizohen nepermjet anetaresimit ne kooperative por edhe nepermjet nje kontrate specifike pune subordinato. Kjo ben te mundur qe keta punetore te perfshihen ne rregolarizim.

Ky problem, nga kendveshtrimi teknik, eshte me i gjate pasi ligji n.142/2001 parashikon qe brenda nje afati (skaduar me 30 qershor 2002, por eshte ne diskutim nje shtyrje deri me 30 dhjetor), çdo kooperative duhet te pajiset me nje rregullore specifike destinuar qe te rregulloj raportet e punes mes anetareve te kooperatives. Ne kuadrin e kesaj rregulloreje ligji parashikon qe duhet te jene parashikuar ne menyre specifike tipologjite kontraktore qe mund te perfeksionohen mes anetareve te kooperatives.
Parashikohet qe kooperativa mund te nenshkruaj me anetaret e saj nje kontrate pune subordinato apo pune autonome, por kjo nuk varet thjesht nga vullneti i subjekteve. Varet nga modalitetet konkrete te ushtrimit te aktivitetit te punes.
Le te japim nje shembull: Ne kooperativat e hamenjve eshte e veshtire qe te imagjinohet qe nje person qe duhet te paraqitet ne nje orar preçiz, prane nje magazine ku do te gjej kolege te tjere te tij e anetare te kooperatives, per te punuar ne skuader, me nje pergjegjes skuadre qe do te koordinoj punimet e do t’i drejtoj… eshte e veshtire qe te imagjinohet qe nje tip i tille pune i organizuar ne kete menyre te mund te kualifikohet si aktivitet pune autonome, ne vend te asaj si vartes.
Per kete qellim, kooperativa me te ndergjegjshme ne aplikimin e ligjit qe citova mund te rregolarizojne edhe punetore te huaj pa lejeqendrimi. Me ta mund te stipulojne nje kontrate anetarsie e nje kontrate pune subordinato.

Shenim: per te stipuluar kontraten e punes subordinato nevojitet rregullorja e parashikuar nga ligji 142/2001. Para perfeksionimit te proçedures per rregolarizim kooperativat e interesuara duhet te therrasin asamblene e anetareve, te aprovojne rregulloren e cila duhet te disiplinoj tipet e ndryshme te kontratave te aplikueshme.