Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Nen kundesin e Rossana Marcato e Sherbimit te Emigranteve e Promovimit te Qytetarise se Komunes se Venecias

Rrefime mbi Humanity Day te 15 shtatorit ne Trevizo

Me falni ne qofte se sot, duke ju referuar manifestimit te Trevizos, nisem nga kujtime personale por ne Marca Trevigiana kam kaluar femijerine time e te djelen, gjate manifestimit te mbrekullueshem te Umanity Day, kur ne podium nje zoteri mbi 80 vjeç ka pershendetur emigrantet e qytetit te tij ne gjuhet e tyre te origjines mu kujtua nje fshatare e varfer me te cilen kaloja mbasdite te tera duke degjuar tregimet e saj per Ameriken.
E dymbedhjeta ne nje familje me pesembedhjete femije u nis tembedhjete vjeçare per ne Amerike se bashku me dy vellezerit e saj. Por gjithshka per te shkoi keq, nuk rezistonte larg tokes se saj e mbi te gjitha larg dashurise se saj qe kishte lene ne shtepi. U kthye pas dy vjetesh e qe nga ajo periudhe jetoi ne fshat, me lopet e saj e me vreshtin e saj gjithnje e me te shtrenjte, qe sot eshte burim i nje vere te çmuar.
Por Eleonora, me origjine nga Piave, e lidhur me token e saj, me kodrat bukura, e pajisur me nje inteligjence kurioze per jeten, e jetoi aventuren e saj me nje dashuri per te tjeret. Mbritja e saj ne Amerike nuk ishte nga me te mirat duke bere te njejtat perpjekje ne fusha te tjera me padrone te tjere, se bashku me emigrante polake, rus gjerman e irlandez. Nga çdonjeri prej tyre kishte mesuar diçka, por mbi te gjitha kishte mesuar qe bota ishte me e gjere e me e komplikuar se sa toka e saj.
E kete e kishte rruajtur ne zemer, e te gjithe ata qe i drejtoheshin per ndihme apo per nje mendim, e ishin te shumte ata, per te gjithe kishte nje pergjigje. Thoshte qe kush ka vujatur nuk duhet te harroj e kush ka qene me fat duhet te ndaj me te tjeret ate qe jeta i ka dhene.
Keto gjera mesonte Eleonora, jo egersine e vulgaritetin qe kush, si Gentilini, merr te drejten per te perfaqesuar ne keto troje.
Babai i Carlo Giuliani-t nga podiumi i Trevizos theksoi qe difekti me i madh e gabimi me i madh eshte indiferenca, indifenenca karshi jetes, karshi te tjereve, indiferent karshi vetvetes. Asnje nuk indinjohet me karshi asgjeje, as karshi te mbyturve gjate zbarkimeve, as karshi skllaverise se mijera grave e femijeve, e as karshi punetoreve te cilet kontribojne ne pasurimin e ketij vendi e qe flene ne rruge. Te ashtushtuquajturit “te moderuar” nuk ndjehen te keqinj, jane thjesht realist, duke thene qe asnje nuk ju ka thene qe te vijne, mund te mos vinin.
E eshte pikerisht indiferenca qe karakterizon pjesen me te madhe te qytetareve te Gentilinit. Qyteti te djelen ishte i shkrete, me klube te mbyllura, me qepena te ulura, vetem afer mbremjes trevizanet dolen nga shtepite e tyre, ne pamje te pare te bezdisur nga ai popull plot ngjyra qe i kishte pushtuar qytetin. Natyrisht ne manifestim kishte edhe banore te Trevizos me nje parrulle “travizane njerezisht te indinjuar”, te cilet nuk tolerojne me qe te ngaterrohen me nje udheheqes si Gentilini te cilet kane nevoj per solidaritetin tone e per ndihmen tone per t’i hapur syte bashkeqytetareve te tyre.
Ajo qe duhet te bejme me te gjitha mjetet qe kemi ne dispozicion, çdonje ne qytetin e tij, ne vendin e tij te punes eshte qe te punojme te bashkuar deri sa fjalet: te drejta, solidaritet, tolerance, drejtesi te gjene aplikim.
Edhe ne kete manifestim eshte asistuar ne praktika te ndryshme te cilat nuk i perkisnin sigurish, shpitit te pjesmarresve ne manifestim. E nisemi edhe nje here nga ky manifestim per te thene qe asnje nga ne nuk do te bashkepunoj me kete ligj te ri racist, por çdonje nga ne do te bashkepunoj me ndergjegje, me besimin e tij politik e fetar me inteligjencen e tij duke u perpjekur ne çdo rast per t’i hapur syte e zemren te gjithe atyre qe kane harruar historine e tyre, varferine e tyre e shpresat e tyre.