Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Çfare ndodh ne portin e Venecias?

E perditshmja lokale “La Nuova Venezia” e dates 24 tetor, shpreh me enfaze lajmin e kapjes , ne dy dite, te 26 te ashtuquajturve “klandestine” te fshehur ne anije konteiner e ne tragetet e pasagjereve te linjes Greqi – Venecia.
Keto te dhena, burimi i te cilave nuk eshte cituar, duket sikur kane si qellim qe te demostrojne eficiencen e forcave te rendit ne berjen e kontrolleve, e per te demostruar se si porti e ne pergjithesi territori venecian eshte nje nga kufijte e ndjeshem te hyrjes ilegale te te huajve.
Artikulli flet per njerez te deshperuar, sidomos per kurde, irakian e iranian, por edhe afganistane, palestineze, te cilet kerkojne nje rruge arratisje nga vendet e tyre te martirizuara. I gjithe artikulli meshirues, per mos mbatjen parasysh qe Italia eshte nje vend ku ekziston e drejta e azilit, nuk mban parasysh ose nuk eshte i informuar qe ne pikat kufitare te quajtura te ndjeshme, jane hapur, me dekret te Ministrit te Brendshme, zyra te quajtura “Ufficio servizi accoglienza stranieri”, detyra e te cilave eshte mbeshtetja e policise se kufirit ne gjetjen e klandestineve.
Keto zyra, te cilat varen direkt nga Prefektura, pra direkt nga qeveria, drejtohen ne konvencion me organizmat me te medha qe perfaqesojne refugjatet (CIR-ICS) e me ACNUR e jane te pajisura me personel ekspert e me perkthyes.
Keto sherbime duhet t’i afrojne klandestineve, nepermjet operatoreve legale e perkthyesve, te gjitha informacionet e nevojshme mbi normativen qe rregullon azilin ne Bashkimin Evropian e ne Itali e t’i orientojne drejt nje zgjidhjeje sa me te pershtatshme. Gjithashtu duhet te japin nje sherbim social ne gjendje qe te garantoj ketyre personave asistencen e nevojshme, sherbimet mjeksore, ne kur nevojitet, si dhe nderhyrje te tjera jetesore.
Rendesia per te marre informacionet e duhura, per nje person qe arratiset eshte shume e rendesishme, shpesh ne fakt nuk dine asgje per vendin ku arrijne e per me teper per normat qe rregullojne te drejten e azilit. Por po kaq e rendesishme eshte per institucionet e per respektimin e normatives qe rregullon raportet mes vendeve te Bashkimit Evropian ne lenden e azilit. Nje informacion korrekt, ben qe keta persona te mos bien preh e trafikanteve e te xhirojne neper Evrope, duke mbetur ne ingranazhet e konventave: nje per te gjitha ajo e Dublinit mbi shtetin kompetent per analizimin e kerkeses. Shpesh policia e kufirit i kthen klandestinet ne portet e Greqise, prej nga jane nisur, e kete e ben me te drejte, pasi Greqia aderon ne konventen e Dublinit, e si rrjedhim shqyrtimi i kerkeses per azil eshte kompetence e saja. Por per kete eshte e nevojshme qe te interesuarit te informohen, duke u dhene atyre mundesisht referime te nevojshme me nisjen e tyre per ne Greqi. Por kjo gje nuk ndodh.
Gjithashtu rinisja nuk duhet te jete automatike.

Ligji parashikon qe, me qene se azili eshte nje fakt individual, personi duhet gjithnje qe te pranohet, fakti qe kane tranzituar nepermjet Greqise, ndoshta ne nje Tir, pa e ditur se ku ndodhet, nuk mund te konsiderohet si pengese per prezantimin e kerkeses per azil e cila me pas do te ekzaminohet nga autoritetet kompetente.

Ne Venecia Zyra e akoljences se te huajve eshte krijuar ne dhjetor te vitit 2001 e eshte drejtuar, ne konvencion me Prefekturen lokale, nga CIR i cili ka vene ne dispozicion operatoret e tij te specializuar. Hapja e saj eshte pershendetur me shprese, nga ata qe besojne qe duhet te tutelohet respektimi i te drejtave te njeriut, por ne realitet, me gjithe mbledhjet e thirrjet per bashkepunim, ka ndodhur krejt ndryshe: policia e kufirit duket sikur injoron gati gjithmone ekzistencen e kesaj zyre. Ne nje vit jane bere te mundshme vetem dy nderhyrje, e vetem sepse prezenca e klandestineve eshte sinjalizuar nga jashte (ne nje prej dy rasteve nuk eshte kerkuar azil, por personi eshte informuar ne menyre korrekte mbi te drejtat e detyrat).
Eshte interesante te njihen te dhenat zyretare mbi kthimet ne portin e Venecias per vitin 2002, e te krahasohen ato me numrin e nderhyrjeve te operatoreve te CIR.
Asnje, besoj e as profesionistet e pergatitur per kete tip pune, kane interes te detyrojne njerezit qe te kerkojne azil kur nuk duan ta bejne, sikurse thekson gazetarja e gazetes “la Nuova Venezia” duke shkruar qe “asnje nuk ka kerkuar azil”, por na pelqen qe kete da degjojme direkt nga klandestinet e jo nga zedhenesit e policise. Ndonje here te dyshosh eshte e ligjshme.