Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Modifikime, te aprovuara nga Senati ne projektligjin per rregolarizimin e punetoreve emigrante

Ne daten 26 shtator 2002, Senati ka aprovuar, me modifikime, projektligjin per rregolarizimin e punetoreve emigrante. Provedimenti do te kaloj tani ne Dhomen e deputeteve per aprovimin perfundimtar.
Emendamenti trajton tre aspekte:

– Rregolarizimin e personave te goditur nga provedimenti i espulsionit (debimit);
– Rastet e perjashtimit nga rregolarizimi;
– Zgjatjen e afateve;

Te dy deget e Parlamentit duhet te votojne, brenda nje kohe te shkurter, konvertimin ne ligj te projektligjit qe Qeveria ka stabilizuar per rregolarizim. Kujtojme qe kemi te bejme me nje norme te karakterit provizor qe DUHET te konvalidohet.

1) Rregolarizimi i personave te goditur nga provedimenti i espulsionit

Nje e re e rendesishme per rastet e espulsionit: lejohet rregolarizimi edhe i atyre qe jane goditur nga nje provediment espulsioni (nepermjet te ashtuquajtures “foglio di via”) duke i dhene pushtet Prefekteve qe te revokojne ne baze te verifikimeve mbi inserimin social. Verifikimet jane te ngarkuar qe t’i bejne Kuestura, Prefektura, Zyra e punes e kane te bejne me raportin e punes ne vijim prej te pakten tre muajsh e disponibilitetin e nje banese.

Nuk eshte akoma e qarte nese revokimi i provedimentit te espulsionit duhet te kerkohet rast per rast, me nje kerkese te posaçme te bere nga punetori i huaj, apo nese do te behet AUTOMATIKISHT.
Ne qofte se ne te gjitha rastet e espulsioneve, aty ku eshte parashikuar revokimi, kjo do te ndodhte automatikisht, do te fitohej shume kohe ne proçeduren e rregolarizimit.

2) Rastet e pamundesise se revokimit te espulsioneve

– Te gjithe ata qe jane denoncuar apo denuar per nje krim çfardo, edhe per krime te lehta te parashikuara ne artikujt 380 e 381 te Kodit te Proçedures Penale;
– Te gjithe ata te cilet me provediment espulsioni jane shoqeruar ne kufi e jane futur ne forme illegale ne Itali;
– Te gjithe ata qe jane goditur nga nje provediment espulsioni, kane lene territorin Italian ne menyre spontane e jane kthyer ne vendin e tyre e kane prezantuar prane Ambasades Italiane kerkesen (drejtuar Ministrise se Brendeshme), per autorizimin e rihyrjes (art.13, paragrafi 13 i Tekstit Unik) e me tej kane rihyre ilegalisht.

3) Shtyrja e afateve

Eshte votuar shtyrja e afateve te skadimit te postimit te kerkeses per rregolarizim nga ana e punedhenesve ne sektore te ndryshem te prodhimit. Eshte dhene i njejti afat skadami si ai per colf e badanti, d.m.th. 11 nentor.

Problemi i pushimeve nga puna

Jane te shumta rastet e punedhenesve qe pushojne nga puna punetoret klandestine per te eliminuar keshtu problemin e rregolarizimit, apo te largimit nga vendi i punes duke spjeguar qe “ne kete moment nuk kane pune”. Nga ana e ndermarrjeve ka nje lloj mos besimi karshi proçedures se rregolarizimit, e kjo ndodh per motive te ndryshme. Ne veçanti per shkak te informacioneve qe jepen ne disa raste te cilat krijojne konfuzion e frike.

Karshi kesaj situate gjithnje e me difuze, çfare mund te behet nga kendveshtimi legal?

Ligji parashikon qe, ne rast se punedhenesi nuk demostron asnje disponibilitet per te nisur kerkesen per rregolarizim, punetori emigrant nuk ka asnje mundesi qe te rregolarizohet.
Si rrjedhim duhet te bindet punedhenesi, se jo, per momentin, e vetmja mundesi eshte kundershtimi i pushimit nga puna.
Kjo behet nepermjet nje akti te shkruar, derguar nepermjet postes rekomande brenda 60 diteve nga pushimi apo largimi nga vendi i punes, siç parashikohet nga art. 6 i ligjit 604/1996.

Perse duhet te behet e ashtuquajtura “impugnazione”

Duhet thene qe ligji, ne fuqi deri me sot, nuk i lejon punetorit ne kushte jo te rregullta qe te rikthehet ne vendin e punes.
Por kundeshtimi i pushimit nga puna mund te behet per nje motiv te thjeshte: do te jete e mundur (nepermjet asistences se organizmave sindikale o legaleve) qe te nisen BISEDIMET me punedhenesin duke kerkuar qe ta bindin ate qe te revokoj e te terheqi pushimin nga puna.
Ne momentin ne te cilin pudheneshesi, duke patur mundesi qe te rregolarizoj raportin e instauruar me punetorin eimigrant, terheq pushimin nga puna ka mundesi qe nga kendveshtrimi i ngushte juridik, te mund te thote qe raporti i punes nuk ka pesuar nderprerje, por ka qene gjithnje ne vijim (natyrisht para 10 qershorit 2002).
Revokimi i pushimit nga puna zakonisht formalizohet ne nje shkrese pajtimi.

Duke filluar qe nga ky moment raporti i punes rikrijohet me efekte pasdhenese. Ne kete menyre raporti i punes, i krijuar prej me shume se sa tre muajsh, vazhdon, edhe pse ka qene nje “pushim nga puna” qe ne vijim eshte anulluar.
Ne kete pike, punedhenesi paraqet kerkesen per rregolarizim, duke deklaruar qe raporti i punes eshte ne vijim prej me shume se sa tre muaj, duke thene te verteten pasi juridikisht, me anullimin e pushimit nga puna, konsiderohet qe raporti i punes vazhdon me te gjitha efektet.

Punedhenesi i cili NUK shfrytezon mundesine e rregolarimit te raportit te punes mund te goditet nga nje sere sanksionesh per shkelje te normave mbi puensimin e nje punetori te huaj jo ne rregull me qendrimin.
Shkeljet jane te shumta e te renda, nga kendveshtimi civil, administrativ, penal e fiskal.

Le te shpresojme qe, duke i shpjeguar punedhenesve ne menyre te qarke konseguencat te cilat mund te hasin (edhe me denoncimin e punetorit) te binden qe te rregolarizojne raportet e punes.
Ne rast se, me berjen e rregolarizimit, raporti i punes do te perfundoj (me marveshje te punedhenesit e punetorit) NUK DO TE LINDI ASNJE PROBLEM, e rendesishme eshte qe te paraqitet kerkesa per rregolarizim, duke vene ne rregull raportin e punes e punetorin emigrant.
Punedhenesi duhet te kuptoj qe do te fitoj me shume, ne te gjitha drejtimet, duke paraqitur kerkesen se sa duke e lene ate menjane.

Tipet e sanksioneve qe mund t’i jepen punedhensit qe nuk rregolarizon raportin e punes do t’i gjeni prane ketij siti internet te projektit Melting pot Europa.

Nje rrethane e cila i shtyn shpesh punedhenesit qe te refuzojne rregolarizimin eshte shqetesimi qe mund te mos sigurojne vazhdimsine e vendit te punes per te cilin eshte punesuar punetori i huaj. Behet fjale shume shpesh per ndermarrje te cilat punojne per llogari te te treteve (sidomos ne sektorin e ndertimit), te cilat nuk e kane te qarte nese do te kene pune gjate gjithe vitit.
Le te kujtojme qe per rregolarizimin ne vijim, kontrata e punes me kohe te kufizuar nuk duhet te jete me pak se sa nje vit.

Ne te tilla raste duhet te kihet parasysh qe eshte gjithnje e mundur, si para por edhe pas prezantimit te kerkeses per rregolarizim, qe mes punedhenesit e punetorit te huaj te behet nje marveshje e cila lejon nje nderprerje te perkoheshme te raportit te punes. Kjo eshte nje marrveshje e ligjshme qe çon edhe ne nderprerjen, per te njejten periudhe, edhe te pagimit te kontributeve.

Akoma sot jemi te detyruar qe te japim udhezime te kujdeshme pa bere nje qartesi absolute per faktin qe Ministria e Brendshme e ajo e Punes nuk kane nxjerre akoma asnje qarkore qe te japi instrumentat e nevojshme per te sqaruar keto aplikime. Funksionaret kompetente nuk kane akoma asnje udhezim specifik.
Qarkorja e Ministrise se Punes n.50 e dates 20 shtator 2002, ben disa preçizime mbi disa aspekte te njohura lidhur me rreziqet ne rastin e nderprerjes se raportit te punes.