Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Pushimi nga puna gjate Sanatorias

Eshte publikuar nje qarkore e Ministrise se Brendshme, derguar kuesturave, nepermjet te ciles komunikohet qe mund te pajisen me lejeqendrimi ne pritje te punesimit, qe do te lejoj instaurimin e nje raporti te ri pune.
Por kujdes! Kjo qarkore eshte bere menjehere objekt i kritikave, edhe nga ana e sindikatave, pasi problemi trajtohet ne menyre burokratike. Ne fat ne qarkore ne vija te pergjitheshme thuhet: “ne rastin kur punetori pushohet nga puna prej punedhenesit te tij mundet, ne momentin ne te cilin do te thirret prane UTG (Zyra Territoriale e Qeverise – ne Prefekture) per te perfeksionuar praktiken e rregolarizimit, mund te bej te njohur pushimin e tij nga puna”.
Si rrjedhim, praktika me punedhenesin e vjeter do te arkivohet e i interesuari mund te marri, kur eshte e mundur, direkt ne seline e UTG (Zyrra Territorariale e Qeverise), ndoshta ne vijim te nje ftese ne kuesture, nje lejeqendrimi ne pritje te punesimit me kohezgjatje 6 mujore nepermjet te ciles do te bej te mundur krijimin e nje raporti te ri pune.

Ne qofte se do te llogarisim qe jane paraqitur 700 mije kerkesa per rregolarizim e kohen e gjate te pritjes per berjen e praktikes, deri ne dy vjet, humbja e vendit te punes eshte nje problem qe do te preki thuajse te gjithe personat.

Te gjithe mund te kuptojne absurditetin e nje preçizimi te kesaj natyre. Ne rast se nga njera ane mund te pranojme pozitivisht mundesine ndryshimit te punedhenesit, nga ana tjeter nuk mund te jemi dakort me impostimin e adoptuar nga Ministria e Bredshme; nese me te vertete kush humbet vendin e punes duhet te presi kohen kur do te thirret, qe nuk jane muaj por mund te jene vite, edhe pse eshte i autorizuar qe te qendroj ne Itali (pasi eshte ne poses te ricevutes se zyres postale), por edhe pse ka humbur vendin e punes NUK mund te filloj nje raport te ri pune deri ne momentin kur do te thirret prane UTG te Prefektures per te demostruar situaten e tij te papunesise.
Me fjale te tjera, duhet te konsiderojme qe kjo zgjidhje ose me mire pseudo zgjidhje e adoptuar nga Ministria e Brendshme (me vullnetin per te bere nje norme mbi rregolarizimin me qellim luften kunder punes se zeze), ne te vertete do te kete si rezultat praktik krijimin e punes se zeze, duke detyruar qindra punetore qe te presin per nje kohe te gjate.

Eshte e qarte qe ne rast se do te pritet per nje kohe te gjate qe te interesuarit te thirren prane UTG, nuk kuptohet, nderkohe, se si duhet te bej ky person per te fituar buken e gojes. Se jo duhet te supozohet qe keta punetore do te fitojne per te jetuar duke kryer krime. Duke hedhur poshte kete hipoteze te fundit, natyrisht margjinale, duhet te konsiderojme qe keta persona do te bejne te njejten gje qe kane bere me pare, d.m.th. Do te punojne ne te zeze.
E gjithe kjo nuk duket qe respekton qellimin e normes se rregolarizimit. Atehere nuk na mbetet gje tjeter veçse te shpresojme qe sensi i mire (edhe minimal) te bej te mundur qe prefekturat te organizohen ne nje tjeter menyre. Mundesisht duke krijuar nje kanal prioritar karshi atyre qe kane humbur vendin e punes, per te verifikuar MENJEHERE gjendjen e papunesise, duke arkivuar praktiken e vjeter e duke krijuar mundesine e dhenies se lejeqendrimit per kerkimin e nje pune per nje kohe maksimale prej gjashte muajsh.
Nga ana tjeter ekziston rreziku qe (gjithmone ne baze te nje leximi burokratik e tepasigurise se udhezimeve ministrore) te konstatohet qe i huaji ne fakt eshte i papune prej me shume se sa gjashte muaj, mund te ndodhi qe, pas nje periudhe te caktuar kohe, t’i jepet nje pergjigje negative. Kjo sepse dikush mund te thote qe duke qene se eshte i papune prej me shume se sa 6 muajsh, nderkohe, ka konsumuar periudhen maksimale per nje lejeqendrimi per kerkimin e nje pune, periudhe e vene ne dispozicion nga ligji. Edhe pse eshte shume e qarte qe asnje punedhenes SOT nuk ka me besim qe te punesoj nje punetor ne te tilla kushte, d.m.th. vetem me ricevuten e prezantimit te kerkeses per rregolarizim.

Edhe une, si avokat, do t’i thosha nje punedhenesi qe, ne nje rast te tille, rrezikon qe te denoncohet per krimin e parashikuar nga art.22, paragrafi 12 i TU (siç eshte modifikuar nga ligji Bossi- Fini), per punesimin e nje personi pa nje lejeqendrimi te rregullt, por vetem me riçevuten e cila nuk mund te barazohet me nje lejeqendrimi te vertete.
Ftojme te gjithe perfaqesuesit e botes se shoqatave qe te perqafojne kete propozim e ta çojne ate prane UTG. Le te shpresojme qe prefekturat te gjejne nje zgjidhje pozitive karshi atyre qe deklarojne qe jane te papune e PROVOJNE kete gje me letren e pushimit nga puna), qe te aktivizojne MENJEHERE proçeduren e cila do te lejoj krijimin e nje raporti te ri pune.

Ky eshte nje rezultat qe duhet akoma qe te arrihet, por te pakten eshte njohur parimi per te cilin nje punetor, ne pritje te rregolarizimit qe ka humbur vendin e punes, KA TE DREJTE QE TE GJEJ NJE PUNEDHENES TJETER. Mund te thuhet qe ne qeveri eshte krijuar nje çarje mbi te cilen mund te punohet.

Preçizoj qe qarkorja merret vetem me rastet e pushimeve nga puna, te punetoreve ne faze rregolarizimi qe kane humbur vendin e punes VETEM me iniciative e punedhenesit. Pushimet nga puna mund te behen ne forma te ndryshme.
Per shembull ne rastin e bashkepunetoreve shtepiake, mund te ndodhi thjesht me nje paralajmerim. Nuk eshte parashikuar nga ligji qe nje pushim nga puna eshte i vlefshme vetem kur kemi te bejme me nje çeshtje te drejte apo pa shkak. Ne punet shtepiake, punedhenesve ju jepet liri e plote qe te vendosin ne çdo moment qe te mbyllin raportin e punes, vetem me kushtin e respektimit te kohes se paralajmerimit qe mund te jete nje jave ose me shume, ne vartesi te vjetersise ne pune te punetorit e ne baze te kontrates kolektive kombetare te punes shtepiake.
Per sektoret e tjere shkaqet e pushimit nga puna jane te ndryshme:
– Pezullimi i nje vendi pune per mungese pune apo per riorganizim te ndermarrjes;
– Reduktim i personelit (shkurtime kolektive, si p.sh. Fiati);
– Pushim per nje çeshtje te drejte, per shembull per motive disiplinore te punetorit.

Ne te gjitha hipotezat e pushimeve nga puna qarkorja parashikon qe te demostrohet largimi nga puna nepermjet letres se pushimit nga puna, e punetori mundet (e do te shohim se kur e ne ç’faze te sanatorias) qe te marri nje pds per kerkimin e nje pune.

Pushimi gojor

Qarkorja kerkon qe pushimi nga puna te demostrohet nepermjet letres se pushimit. Por e dime mire qe shume punedhenes preferojne qe ta bejne kete gje me goj, gje qe nuk mund te demostrohet lehtesisht. Ne kete rast eshte ne interes te punetorit qe te bej apel kunder ketij pushimi nga puna nepermjet nje rekomandeje (nepermjet te ciles ankohet per mungesen e nje justifikimi per pushimin nga puna) e ne kete menyre, edhe indirekt, do te demostroj qe eshte liçencuar.

Ligji parashikon qe pushimi nga puna me goj nuk konsiderohet e si i tille eshte zero.
Me qene qe ne te tilla raste eshte fjala e punetorit karshi asaj te punedhenesit do te ishte e nevojshme qe te kishte edhe deshimitare qe do te deshmonin per kete pushim.
Normalisht i sugjerohet punetorit qe te riprezantohet ne vendin e punes ne menyre qe te vere ne dispozicion aktivitetin e tij te punes, i shoqeruar nga nje ose dy te njohur qe mund te deshmojne qe te kene degjuar punedhenesin qe te kete refuzuar prezencen e punetorit.
Kjo eshte rendesishme sepse, perveç kerkeses per demshperblim, ne vijim UTG do te kerkoj nje dokument qe do te vertetoj (direkt ose indirekt) pushimin nga puna me iniciativen e punedhenesit.

Qarkorja, siç e kemi pare, nuk merr ne konsiderate hipotezen e doreheqjes nga punetori, pra kur eshte punetori i cili kerkon qe te largohet. Duhet te kihet kujdes qe mundesia e ndryshimit te punedhenesit eshte e mundur kur punerori pushohet nga puna prej punedhenesit, por nuk mund te zgjedhi qe te largohet, kjo ne vija te pergjitheshme. Duhet te marrim me tej ne konsiderate rastin kur punetori eshte i detyruar qe te lere vendin e punes pasi ESHTE I DETYRUAR nga nje sere rrethanash te cilat çojne ne nje perkufizim te tille: per giusta causa (per shkaqe te drejte), d.m.th. heqje dore jo per zgjedhjen e punetorit por per faktin qe ka qene i detyruar per shkak te shkeljeve nga ana e punedhenesit.

Shembull praktik nepermjet nje pyetjeje

Pyetje: Nje zonje ukrahinase ka paraqitur kerkesen per rregolarizim e tani eshte ne pritje te thirrjes prane sportelit shumefunksionesh te UTG. Por fatkeqesisht, pasi eshte postuar kerkesa, zonja eshte larguar nga puna per shkak te padrejtesive e te keqtrajtimeve qe familja vazhdonte qe t’i bente. Raporti i punes i filluar rregullisht me 10/09/02 eshte nderprere, shkak doreheqja e punetores me 26/11/02.
Pyetja e pare: çfare shkakton kjo situate e re ne kuadrin e sanatorias? Çfare konseguencash?
Nderkohe zonja nga ukrahina ka gjetur nje familje tjeter, te gatshme qe ta punesoj rregullisht, gjithmone si badante. Qe ketu lindin pyetjet e tjera:
1. Nese ne momentin e thirrjes punedhenesja qe kishte prezantuar kerkesen per te rregolarizuar Lizen nuk prezantohet, ne vend te saj mund te paraqitet punedhenesi i ri i gatshem qe ta punesoj? Ne qofte se po, me çfare dokumentash?
2. A do te ishte me mire, duke filluar qe tani, qe ti niset UTG nje dokument i cili te demostroj pushimin nga puna e synimin e punedhenesit te ri qe te stipuloj nje kontrate te re?
3. Familja e re e cila eshte e gatshme qe ta punesoj a mund te nisi praktiken per punesim e te stipuloj me te nje kontrate pune apo duhte te presi?

Pergjigje: Kjo eshte e gjitha sa dime per kete zonje, ndaj nuk mund te themi qe padrejtesite qe i jane shkaktuar zonjes jane te demostrueshme. Fatkeqesisht vlen gjithmone ajo qe thuhet me kushtin qe te demostrohet. Duhet te konsiderojme qe zonja nuk eshte ne gjendje qe te demostroj qe ka qene viktime e padrejtesive e te shkeljeve te renda nga punedhenesi e kemi te bejme me nje person qe eshte larguar vullnetarisht nga vendi i punes. O ndoshta ka abandonuar vendin e punes pa asnje justifikim. Duhet te mbahet gjithmone parasysh “loja e paleve” e gjithmone nje dite gjykatesi perveç degjimit te te dy versioneve duhet te ekzaminoj te gjithe ate qe eshte e mundur qe te demostrohet.
Thjesht per komoditet le te supozojme qe zonja eshte ne gjendje qe te demostroj ate qe ka ndodhur.
Ne rastin e padrejtesive ose ne rastin e mos pagimit te rroges se shume mujave, punetori vihet ne kushtet e largimit nga puna per çeshtje te drejte ose duke i vene ne pah punedhenesit nje ose me shume shkelje te detyrave themelore. Gjeja e pare qe duhet te behet eshte formalizimi me shkrim i largimit nga puna duke shkruajtur te gjitha shkaqet specifike qe kane çuar ne doreheqje.
P.sh. nuk mjafton qe punetori te largohet nga vendi i punes por eshte e rendesihme (edhe per te demostruar ate qe ka ndodhur me rastin e rregolarizimit) duke bere nje leter rekomande ne te cilen te shkruhen te gjitha shkaqet e doreheqjes.
Per dorheqjen per shkaqe te drejta nuk eshte e nevojshme qe te respektohet asnje kohe paralajmerimi e mund te ndodhi per nje nga motivet e meposhteme: besdisje seksuale, ore jashte orarit te panjohura, mungese pagimi te rroges prej muajsh etj.

Nuk eshte akoma e sigurt qe ne baze te qarkores qe jemi duke ekzaminuar, qe doreheqja per shkaqe te drejta, mund te ligjeroj kerkesen e nje lejeqendrimi per kerkimin e nje pune (duke instauruar nje raport te ri pune, duke perfeksionuar kerkesen per rregolarizim). Nuk eshte akoma e sigurt. Qarkorja e Ministrise se Brendshme nuk merr ne konsiderate as kete hipoteze.

Duke arsyetuar ne baze te parimeve themelore te te drejtes se punes, duhet te konsiderojme qe doreheqja per çeshtje te drejte te konsiderohet si nje pushim i bere prej punedhenesit. Me fjale te tjera, kur nje punetor jep doreheqjen per shkaqe te drejta, duhet te konsiderohet qe nuk eshte nje zgjdhje e tij e lire por qe eshte i detyruar nga sjellja e punedhenesit. Ndaj duhet te konsiderojme qe kjo situate e veçante e largimit per shkaqe te drejta, duhet te barazvlersohet me hipotezen e pushimit nga puna qe eshte marre shprehimisht ne konsiderate nga qarkorja e Ministrise se Bredshme.

Ne qofte se nga njera ane eshte qarte qe interpretime te nje sigurie absolute nuk ekzistojne, nga ana tjeter jo çdo gje qe udhezojne administratat kompetente eshte e drejte. Edhe pse eskperienca te meson qe ne shume raste, qe interpretimi korrekt i ligjit te pohuar nga jurisprudenca, ka hedhur poshte interpretimet restriktive te adoptuara nga administrata nepermjet qarkoreve te saja.

Le te shpresojme qe Ministria e Brendshme te integroj keto dispozita te fundit duke marre ne konsiderate hipotezen e largimit nga puna per shkaqe te drejta.