Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Sanatoria: Rregjistrimi ne Sherbimin Shendetsor Kombetar ne Veneto

Ne takimet e kaluara kemi folur per disa rajone qe kane stabilizuar (ne baze te ligjit) njohjen e te drejtes se rregjistrimit ne Sherbimin Shendetsor Kombetar per punetoret qe jane ne faze rregolarizimi. Kjo ne baze te nje motivi te thjeshte: me qene qe jane duke vazhduar nje raport pune e jane duke derdhur kontributet ne INPS, me qene qe paguajne per keto sherbime kane te drejte qe t’i marrin.
Rajoni i Venetos deri para pak kohesh nuk kishte adoptuar akoma asnje vendim. Tani na arrin njoftimi i nje vendimi qe mban daten 29/10/2002, me numer protokolli 50720. Kujtojme qe ASL te Venetos jane duke refuzuar rregjistrimin ne SSK te qytetareve te huaj qe jane ne pritje te rregolarizimit edhe pse jane ne gjendje qe te dokumentojne qe punedhenesi eshte duke derdhur kontributet.

Çfare ka bere Rjoni i Venetos neoermjet ketij vendimi? Ka vendosur qe te njohi edhe pse provizorisht, te drejten e rregjistrimit ne Sherbimin Shendetsor Kombetar por pa zgjedhjen e mjekut te bazes. Kjo eshte nje vendim qe nuk gjen asnje shpjegim, pasi ne vet vendimin nuk shpjegohet perse nuk mund te zgjidhet nje mjek baze.
Çdo person me llogjike te mire mund ta kuptoj qe rregjistrimi ne SSK nuk sherben per asnje gje ne mungese te nje mjeku baze i cili te vizitoj te interesuarit, te pershkruaj sherbime te ndryshme per te vene ne jete te drejten e shendetit.
Ne vendim nuk behet asnje referim mbi arsyet per te cilat duhet te diskrimnohen te interesuarit ne pritje te rregolarizimit, duke i dhene nje rregjistrim vetem ne leter.
Kjo zgjidhje e bere nga Rajoni i Venetos eshte qartesisht e paligjshme pasi ben nje diskriminim te pajustifikueshem e pa asnje baze juridike. Siç kemi thene ekziston e drejta e plote e asistences sanitare per ke paguan kontributet e eshte nje e drejte e padiskutueshme.

Le te mendojme per problemin e punetoreve qe, siç mund te kuptohet si te gjithe ne kete periudhe dimri mund te semuren e kene nevoj per nje çertifikate mjeksore, dhene nga mjeku i bazes.

Punetori pa kete karte nuk eshte ne gjendje qe te justifikoj mungesen e tij ne pune karshi punedhenesit e ky i fundit nuk mund t’e dergoj asgje ne INPS e punetori te paguhet per semundje.
Per kete ritheksojme akoma ate qe kemi thene ne raste te tjera.
Kjo shkelje e te drejtes themelore te shendetit karshi atyre qe jane duke paguar kontributet per SSK mund te hidhet ne gjyq nepermjet nje refuzimi formal te bere nga nenpunesi i ASL, ashtu sikurse refuzimi i nje mjeku baze, duke ju drejtuar gjykatesit te punes per te kerkuar verifikimin e te drejtes e si rrjedhim interpretimin korrekt te ligjit.