Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

E drejta e bashkimit familjar: rasti i Marokut

Kjo e drejte eshte njohur nga ligji e tutelohet nga konventat nderkombetare te nenshkruara gjithashtu edhe nga Italia.
Ne te kaluaren kemi folur per mbylljen e zyres se vizave ne Konsullaten Italiane ne Kazablanca e per bllokimin e proçedurave te bashkimit familjar qe ne fillimin e viti 2001.
Nje sentence e fundit e Gjykates se Grosetos merr ne analize kete sjellje jo korrekte te ambasades italiane. Behet fjale per nje person i cili ka marre te gjitha dokumentat e nevojshme per te proçeduar ne iterin burokratik te bashkimit familjar. Megjithate Konsullata e Italiane ne Kazablanca ka komunikuar mbylljen per nje kohe te papercaktuar te zyres se vizave. Pikerisht kjo eshte situata e cila eshte marre ne shqyrtim nga gjykata per vleresimin e legjitimitetit.

Ne kete rast i interesuari per bashkim familjar eshte nje i mitur e gjykatesi i Grosetos ka kujtuar se si duhet te konsiderohet themelore “ne te gjitha provedimentet administrative juridike qe kane si qellim rruatjen e njesise familjare e qe kane te bejne me te miturit” karakterin paresor te femijes ne perputhje me ate qe parashikohet nga art.3 paragrafi 1 i Konventes per te drejtat e te miturve te 20/11/89, ratifikuar e bere te ekzekutiv ne baze te ligjit 176 te 27/05/91.
Gjykatesi i Grosetos nenvizon qe dhenia e vizes per bashkim familjar eshte nje akt i detyrueshem nga autoritetet konsullore karshi nje autorizimi te kuestures kompetente. E ne fakt, me dhenien e nulla-osta (autorizimit), ne rast se nuk ekzistojne motive penguese te parashikuara nga ligji, konsullata duhet te kufizohet vetem ne dhenien e vizes per qyteatrin huaj qe e kerkon ate, pa qene e nevojshme qe te ushtroj nje aktivitet tjeter.
Art.6 paragrafi 3 i Rregullores se Perditesimit te TU mbi emigracionin, parashikon qe autoriteteve konsullore nuk i eshte dhene kohe per adoptimin e akteve administrative te kerkuara, me konseguencen qe viza duhet te jepet ose jo menjehere me kerkesen e te interesuarit.
Keshtu, duke e konsideruar si nje akt te detyrueshem, qe ndikon ne ushtrimin e njesise familjare e ne tutelen e te miturve, gjykatesi i Grosetos konsideron te paligjshme sjelljen e Konsullates Italiane ne Kazablanca qe mund te cilesohet si nje mungese e dhenies se vizes se hyrjes pa nje motiv te justifikueshem.
Nga ana tjeter, fakti qe konsullata te kete mbyllur zyren kjo per gjykatesin e ligjin nuk perben nje motiv te justifikueshem. Mund te parashikonte ne rishperndarjen e personelit ne zyra te ndryshme e te bej qe kjo zyre te funksionoj edhe pse me ngadale. Nderkohe zyra e vizave te Kazablankes eshte plotesisht e mbyllur e nuk pranon paraqitjen fizike te te interesuarve.

Gjithashtu duhet te kujtojme qe kur kuestura kompetente jep autorizimin per bashkim familjar, eshte e nevojshme qe te behet paraqitja fizike e te interesuarve prane ambasades. Si per faktin qe viza duhet te vihet ne pashaporten e familjareve direkt nga fuksionari i ambasades e ne pranine e tyre. Por edhe per faktin qe i vetmi verifikim qe duhet te behet prej perfaqesise konsullore, pas te gjitha verifikimeve qe jane bere nga kuestura kompetente e cila ka dhene autorizimin, eshte verifikimi mbi perkatesine efektive ne njesine familjare te personit.
Me fjale te tjera, kur qytetari emigrant prezanton ne kueture kerkesen per bashkim familjar SHKUAN thjesht emrat e gjeneralitetet e familjareve me te cilet do te bashkohet. Me tej verifikimi mbi ekzistencen e lidhjeve familjare, i takojne qe t’i bej zyra konsullore.
Nje qarkore e Ministrise se Brendeshme konfermon qe ky verifikim NUK duhet te behet ne kuesture por direkt ne selite konsullore ne vendin e origjines. Kjo praktike duhet te evitoj afatet e gjata te koheve te fundit.

Por siç e kemi pare, e siç e ka sqaruar se fundi Gjykata e Grosetos, kjo sjellje e administrates eshte e paligjshme, kunder te cilit flet art.30, paragrafi 6 i TU ne te cilin thuhet: “Kunder mohimit te autorizimit per bashkim familjar e te lejeqendrimit per motive familjare, sikurse edhe kunder provedimenteve te tjera te autoriteteve administrative ne lenden e te drejtes se njesise familjare, i interesuari mund t’i paraqesi nje apel gjykatesit te vendit ku banon” i cili do te parashikoj me nje provediment te natyres urgjente e kushtezuese.
Ne kete rast gjykata e Grosetos ka urdheruar Ministrine e Puneve te Jashteme qe te parashikoj “pa pengesa dhiene e vizes se hyrjes per bashkim familjar, thjesht me prezantimin vetem te pashaportes e te dokumentave te udhetimit” ne zyren qe do te indikoj vet Ministria.

Me pak fjale, Gjykata e Grosetos i ka shprehur me shkrim e me nje urdherese kushtezuese Ministrise se Jashtme, qe ne rast se zyra e vizave te Ambasades ne Kazablanka eshte e mbyllur, te gjejne nje zyre tjeter ku te jepet MENJEHERE viza e hyrjes , ashtu siç i takon ne baze te ligjit.

Mund te mendojme qe probleme te tjera lidhur me dhenien e vizes se hyrjes per motivin e bashkimit familjar provokohen nga kerkesa e çertifikateve e dokumentave (nga vendi i origjines) ne baze te te cilave te verifikohet efektivisht perkatesia ne njesine familjare. Karshi nje situate te tille mund te adoptohet e njejta zgjidhje sikurse ajo qe folem me siper. Edhe karshi nje vonese te pajustifikueshme, per shkak te kohes se papercaktuar per verifikimin e dokumentave te prezantuara, e vetmja zgjidhje eshte qe t’i drejtohet magjistratures italiane, siç parashikohet nga art.30, paragrafi 6 i TU. Me kete nuk sugjerohet qe te kalohet patjeter ne nje çeshtje gjyqsore, por vetem ne ato raste kur nuk gjendet asnje zgjidhje tjeter, pasi kjo eshte e vetmja zgjidhje e mundshme qe ka demostruar qe funksionon pasi parashikohet nga ligji e aplikohet nga magjistratura.