Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Te reja interesante per ke humb vendin e punes ne faze sanatoria

Zgjedhja e disa prefekturave

Deri tani rezulton e bllokuar situata e atyre qe, edhe pse kane prezantuar rregullisht kerkesen per rregolarizim, kane humbur vendin e punes.
Nje qarkore e Ministrise se Brendshme ka parashikuar per keto situata mundesine per te dhene nje lejeqendrimi per gjashte muaj per kerkim pune, siç eshte parashikuar ne vija te pergjitheshme per ke humbet vendin e punes. Ekziston ne fakt ndalimi i revokimit te lejeqendrimit karshi atyre qe humbasin vendin e punes e jepet nje garanci minimale prej gjashte muajsh per kerkimin e nje pune te re. Edhe pse kjo qarkore parashikonte edhe per ke eshte ne pritje te perfeksionimit te rregolarizimit mundesine e marrjes se nje lejeqendrimi prej 6 muajsh, dime qe prane prefekturave te ndryshme kjo mundesi nuk njihet aspak.

Me fjale te tjera, kush prezanton letren e pushimit nga puna te punedhenesit e prezanton kerkesen per marrjen e lejeqendrimit per 6 muaj per te gjetur nje punedhenes te ri (te gatshem per ta punesuar rregullisht), sheh qe prefektura nuk i pranon kete kerkese. Perkundrazi, ne disa prefektura kjo gje eshte e mundur. Jo vetem qe kjo kerkese pranohet por praktika merret ne konsiderate, behet thirrja, por VETEM KUR do te rekuperohet praktika, d.m.th. kur do te arrij ne suportin manjetik, shperndare nga qendra e perpunimit te te dhenave te postave e si rrjedhim edhe nga policia. Duke ditur qe shperndarja e ketyre praktikave eshte e gjate, nuk mund te besohet ne disponibilitetin e praktikave te verifikuara per te perfeksionuar proçeduren prane prefekturave.
Per kete eshte duke u kerkuar nga te gjitha drejtimet qe te pershpejtohen proçedurat e te lejohet menjehere nje aktivitet i ri pune ne kushte te rregullta per te gjitha ata qe jane akoma ne pritje te thirrjes (qe nuk i dihet per sa kohe) e mbi te gjitha ne pritje te transmetimit te praktikes se verifikuar prane selise provinciale kompetente.

Edhe ne kete pike ka pak qartesi pasi qarkorja e Ministrise se Brendshme flet per persona qe humbasin vendin e punes e kjo ka futur nje interpretim restriktiv duke bere qe te merret ne konsiderate vetem ai punetor qe pushohet nga puna e jo ai qe le me vullnetin e tij vendin e punes.
Zakonisht nje person le vendin e punes per nje kauz te drejte, p.sh. kur punedhenesi nuk respekton nje nga detyrimet kryesore te raportit te punes siç mund te jete mos pagimi i rroges. Punetori eshte i ligjeruar qe te lere vendin e punes menjehere, pa respektuar afatin e paralajmerimit. E megjithate edhe pse eshte nje e drejte themelore e te gjithe punetoreve per te bere doreheqjen, edhe pse ne mungesen e nje motivi te justifikueshem, perjashto detyrimin e afatit te paralajmerimit, qe rregullohet nga kontratat kolektive per çdo kategori pune.
E atehere, perderisa eshte nje e drejte e njohur qe punetori te japi doreheqjen, nuk kuptohet perse kjo mundesi nuk njihet edhe per ata qe jane ne faze sanatoria por njihet vetem mundesia e pushimit nga puna.

Nje problem qe mund te verifikohet eshte demostrimi i ekzistences se pushimit nga puna. Shpesh punedhenesit me te djallezuar preferojne qe te bejne sikur eshte vet punetori qe eshte larguar nga puna, jane te shumte ata qe jane duke u pergatitur per te thene qe menjehere pas paraqitjes se kerkeses punetori eshte larguar… Ne kete menyre kane avantazhin e mos pagimit te kontributeve per periudhat e punes e te perfitojne nga likujdimi i te gjitha shkeljeve te bera karshi pagimit te nje kontributi aforfe qe normalisht eshte paguar nga punetori e jo nga punedhenesi.
Ne rastin ne te cilin punetori eshte pushuar me nje provediment me goj e jo me shkrim eshte ne interes te tij qe te dokumentoj situaten. Per te demostruar provedimentin punetori duhet qe te bej nje leter rekomande (mundesisht me asistencen e organizatave sindakale), ne te cilen te deklaroj qe te jete ne dispozicion per te ushtruar aktivitet pune. Ne rast se me tej punedhenesi ve punetorin ne kushtet e pamundesise per te vazhduar aktivitetin e punes, mund ta konsideroj sjelljen e punedhenesit si nje pushim te vertete, normalisht ne kundershtim me ligjin (pushimi duhet te prezantohet ne forme te shkruar me motivim). Me tej punetori duhet te bej nje tjeter rekomande definitive nepermjet te ciles apelon pushimin nga puna duke demostruar ne kete menyre qe punedhenesi e ka larguar ilegalisht nga vendi i punes. Keto dokumenta mund te zevendesojne letren e pushimit e te demostrojne konditat efektive te punetorit i cili vetem ne kete menyre mund te marri nje lejeqendrimi per 6 muaj per kerkimin e nje pune te re.

Vendime te rendesishme te disa prefekturave

Prefektura e Romes ka dhene prova qe te marri ne konsiderate jo vetem pushimin nga puna te bere nga punedhenesi por edhe, ne te njejtat kushte, doreheqjen vullnetare te punetorit (me ose pa kauz te drejte). Jane vene ne dispozicion modulet si per kerkimin e dhenies se lejeqendrimit per kerkimin e punes si ne rastin kur ka vdekur punedhenesi per te ashtuquajturat badante. Nuk eshte akoma e qarte se ne ç’menyre prefektura e Romes synon qe te zgjidhi keto praktika, nese ka qellim akoma qe te kondicionoj ekzaminimin e tyre e zgjidhjen e tyre me mbritjen nga qendra kombetare e perpunimit te te dhenave (me afate shume te gjata) ose perkundrazi te japi menjehere autorizimin e dhenien e lejeqendrimit per 6 muaj, e me pas te behet verifikimi i te dhenave te kerkesave KUR te jene te disponueshme nga qendra kombetare e perpunimit te te dhenave.

Edhe prefektura te tjera jane duke nderhyre pozitivisht ne kete çeshtje.
E para e cila ka dhene nje zgjidhje te qarte e korrekte sa me siper ka qene prefektura e Bergamos e cila ka shperndare nje komunikate per shtyp ne te cilen ben te njohur qe do te konsiderohen te ligjshme te gjitha raportet e punes te lindura pas 11 nentorit 2002 me punedhenes te tjere nga ata qe kane prezantuar fillimisht kerkesen per rregolarizim, kur raporti i pare i punes ka perfunduar e me kushtin qe punedhenesi i ri te kete rregolarizuar poziten kontributive te te interesuarit.
Si rrjedhim, Prefektura e Bergamos ka marre nje pozicion neto. Jo vetem qe pranon kerkesen per autorizimin e dhenies se lejeqendrimit per kerkimin e nje pune por konsideron qe raporti i ri i punes (edhe ne mungese te nje lejeqendrimi te vertete) te jete i rregullt, qe nuk do t’i nenshtrohet sanksioneve te asnje lloj natyre, me kushtin qe punedhenesi te kete bere detyren e tij, d.m.th. te kete denoncuar punesimin e rregullt e derdhjen e kontributeve per punetorin.

Prefektura e Bolonjes e mendon ne te njejten menyre sikurse ajo e Bergamos. Ditet e kaluara Prefekti ka urdheruar qe “i huaji ne pritje te rregolarizimit qe ka humbur vendin e punes per motini e pushimit nga puna per shkak te mbylljes se ndermarrjes mund te gjej nje pune te re pa rrezikun e sanksioneve”.

Edhe prefektura e Xhenoves ka vendosur qe “emigrantet ne pritje te rregolarizimit, qe nderkohe kane humbur vendin e punes, mund te kerkojne nje tjeter me kushtin qe te notifikojne punesimin e ri ne prefekture dhe ne kuesture”.

Prefektura e Milanos ka pergatitur nje protokoll te vertete i cili stabilizon qe punetori emigrant mund te ndryshoj punedhenesin “ne rastin e nderprerjes se raportit te punes ne rastet qe vijojne: A) pushim nga puna, B) vdekja e punedhenesit ose te asistuarit, C) doreheqje, d )pushim i aktivitetit te ndermarrjes” duke parashikuar dhenien e nje lejeqendrimi nga Kuestura me nje afat prej nje viti.
Veçantia e zgjedhjes milaneze qendron ne vlefshmerine e lejeqendrimit, d.m.th. nje vit ne rast se personat prezantohen ne sportel me nje punedhenes te ri. Kjo pa qene e nevojshme qe te presin gjetjen dhe verifikimin e praktikes nepermjet qendres se perpunimit te te dhenave te Postave. Kjo do te lejoj qe te shkurtohen afatet e mbi te gjitha qe te punohet menjehere ne kushte te rregullta (pa kushtet e shfrytezimit apo te kercenimit).

Duke permbledhur, gjithnje e me shume prefekturat kane vendosur qe t’i lejojne MENJEHERE punetoreve emigrante qe humbasin vendin e punes qe te instaurojne nje raport te ri pune. Urojme qe edhe ne Veneto te merren vendime te tilla analoge. Lidhur me kete jane bere shume kerkesa nga ana e shoqatave e organizatave sindakale prane te gjitha prefekturave per te arritur ne stipulimin e nje marrveshje te kesaj natyre ne kuadrin e Keshillit Territorial.