Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Sanatoria: edhe Prefektura e Verones jep lejeqendrime per kerkim pune

Procedura

Nuk ka te reja te rendesishme lidhur me problemin e punetoreve qe kane prezantuar kerkesen per rregolarizim e me pas kane humbur vendin e punes. Kujtoj qe, sipas Ministrise se Brendshme, keta persona per te bere qe te rezultoj mbarimi i raportit te punes (per marrjen e lejeqendrimit per 6 muaj per kerkimin e nje pune te re), duhet te presin per nje kohe shume te gjate qe te thirren ne Prefekture.

Por qendron problemi i afateve e nevoja per te paraprire perkufizimin e pozites se ketyre personave, pasi per te punuar nuk mundet qe te presin kohen e thirrjes qe varet nga burokracia qe me nje efeçence te ulet ka organizuar kete sanatoria.

Ne takimet e kaluara ju kemi njoftuar per zgjedhjet kurajoze te disa prefekturave sikurse Milano, Bologna, Xhenova, Bergamo, Trento qe kane vendosur ne afate shume te shkurtra dhenien e nje lejeqendrimi per kerkimin e nje punedhenesi te ri. Kjo zgjedhje duhet pare edhe per te garantuar nje kontroll efektiv nga pikpamja e rendit publik, duke ndaluar qe te gjithe personat ne faze rregolarizimi, qe kane humbur vendin e punes, t’i kthehen perseri punes se zeze, duke patur nje efekt te kundert me qellimet e sanatorias.

Kesaj zgjedhjeje kurrajoze, e cila duket te kete bezdisur shume Ministrine e Brendshme (e cila nuk ka adoptuar akoma asnje zgjidhje per kete problem) i shtohet edhe zgjedhja e Prefektures se Verones, e para ne Veneto, qe me nje provediment qe mban daten 1 mars ka konfermuar qe, per ata te cilet humbasin vendin e punes, mund te aplikohet e njejta proçedure e cila aplikohet ne rastin e vdekjes se punedhenesit te asistuar prej badanteve, qe eshte percaktuar nga Ministria e Brendshme.

Ne çfare konsiston proçedura?

Ne rastin e mbarimit te aktivitetit te ndermarrjes, te pushimit ose te doreheqjes se te interesuarit, keta mundet qe te bejne nje kerkese formale prane U.T.G. (Zyra Territoriale e Qeverise) ne Prefekture duke bashkangjitur:

· Kopjen e letres se pushimit nga puna ose letren e doreheqjes;

· Kopjen e ricevutes se zyres postale me te cilen eshte kerkuar rregolarizimi. Eshte e rendesishme qe te behet fotokopja e riçevutes se zyres postale edhe nga mbrapa ne te cilen eshte shkruar numri me te cilin eshte derguar zarfi (assicurata).

Duke bashkangjitur keto dokumenta punetoret mundet te bejne kerkesen per perafrimin e afatit te perfundimit te proçedures se rregolarizimit. Me konstatimin e perfundimit te raportit te punes, me afate shume me te shpejta, questura mund te japi nje lejeqendrimi per 6 muaj per kerkimin e nje pune.