Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Kuader i pergjithshem mbi kerkesat per azil te prezantuara ne Itali ne vitin 2002. E jep UNHCR (Komisariati i Larte i Kombeve te Bashkuara per Refugjatet)

Jane gati 7.300 e mbi 51 mije kerkesa, irakianet jane ne vend te pare duke lene mbrapa qytetaret nga Republika Federale Jugosllave qe kane prezantuar kompleksivisht 33.100 kerkesa.
Me permiresimin e gjendjes ne vendin e tyre, eshte pergjysmuar numri i kerkesave per azil te prezantuara nga qytetaret afganas. Keta te fundit kane kaluar nga vendi i pare qe ishin ne vitin 2001, me gati 53.000 kerkesa, ne vendin e peste ne vitin 2002 me 25.700 kerkesa.

Vendi i cili ka kerkuar me shume kerkesa prej refugjateve ka qene Britaniae Madhe me 111 mije, ndjekur nga Shtetet e Bashkuara (81.000), Gjermania (71.000), Franca (51.000) e Austria (37.000). Ky i fundit eshte vendi me numrin me te larte te kerkesave ne lidhje me popullsine kombetare (4,6 per çdo 1.000 banore).

Italia qendron ne liste akoma edhe me poshte, ndaj gjithe ai shqetesim per invazion nga te merguarit nuk eshte gje tjeter veçse nje aspekt i politikes e jo nje realitet.

Gjate vitit 2002 ne Itali jane prezantuar gati 7.300 kerkesa per azil (24% me pak ne krahasim me vitin 2001), prej te cilave 1.354 prej qytetareve nga Sri Lanka, 1.170 irakiane, 1.104 nga Jugoasllavia. Gjate vitit 2002 irakianet perfaqesonin grupin e pare te kerkuesve te azilit ne Itali me 1.985 kerkesa, ndjekur nga turqit (1.690) e jugosllavet (1.526).

Per nje lexim korrekt te ketyre te dhenave duhet te konsiderohet qe gati pjesa me e madhe e atyre qe konsiderohen si qytetare irakiane apo si qytetare turq nuk jane gje tjeter veçse persona te etnise kurde.

“Te dhenat – nenvizon UNHCR – demostrojne se si permiresimi i situates ne vendet e origjines te kerkuesve te azilit influencon direkt ne zvogelimin e kerkesave per azil. Kjo eshte konfirmuar jo vetem nga rasti i Afganistanit, por edhe nga Sierra Leone e Sri Lanka ku zhvillimet pozitive ne proçesin e paqes percaktojne zvogelimin deri ne 43% e 30% te numrit te kerkesave per azil ne lidhje me vitin 2001.

Ajo qe nuk shkruhet ne kete komunikim te shkurter eshte qe gati 7.300 kerkesat deri sot nuk jane shqyrtuar akoma. Dime qe ne baze te statistikave ne sektorin e kerkesave per azil, qe te shqyrtohen duhet te presim me shume se sa nje vit. Duhet te kujtohet qe gjate gjithe kesaj kohe te interesuarit (mijera vete) nuk mund te punojne e nuk mund te vihen ne rregull.

Nga ana tjeter, me perjashtim te periudhes se pare te akoljences qe zgjat per disa jave, nuk kane asnje lloj forme asistence te njohur si nje te drejte nga ana e organeve kompetente apo enteve lokale.

Si rrjedhim jane persona qe kane te drejte qe te rine ketu, por qe thjesht tolerohen pasi te drejtat e tyre njerezore nuk merren aspak ne konsiderate. Per shembull e drejta per te punuar per te siguruar mjete jetese.

Si rrjedhim, ne rast se me pare kemi folur per punetore te cilet jane ne pritje te perfeksionimit te kerkeses per rregolarizim qe shtyhen drejt punes se zeze, edhe keta persona qe jane ne pritje te njohjes se kerkeses per azil i shtohen atyre qe jane te detyruar qe te punojne ne te zeze. Jo per fajin e tyre por per ate te qeverise.