Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Nena eshte nje e vetme ne bote

Figura e keqe e nje deputeti italian mbi bigamine e te drejten e bashkimit familjar

Argumenti qe do te trajtojme eshte llogjika me te cilen goditet nje sentence e adoptuar se fundi nga Gjykata e Bolonjes. Le te shikojme faktet.

Me nje sentence te gjykatesit te Gjykates se Bolonjes, eshte pranuar rikorsi i nje te riu marokian 23 vjeçar, resident ne provincen e Bolonjes, biri i nje babai bigamik. Ky i ri kishte kerkuar autorizimin per bashkim familjar ne favor te nenes se tij. Kjo kerkese ishte hedhur poshte per shkak te bigamise se babait. Ne vijim te apelit (art.30 i T.U.) gjykatesi ka pranuar apelin e ka autorizuar bashkimin familjar.
Deri ketu nuk do te kishte asgje te jashtezakonshme sikur te mos ishte kundershtuar nga deputeti Garagnini i Forza Italia, nismetar i projektligjit per te pare librin shkollor te historise e per numrin telefonik per te denoncuar mesuesit e konsideruar te njeanshem. Ky zoteri ka prezantuar nje interpelance te Ministrit te Drejtesise e te Ministrit te Brendshem, duke denoncuar faktin qe vendimi i gjykatesit bolonjez pranon bigamine, e nenvizon rrezikun e hapjes se nje shtegu ne vendin tone.

Le te perfitojme nga rasti per te nenvizuar qe kurre gjykatat italiane kane njohur bigamine si nje akt te ligjshem. Kjo eshte e vertete e ne te kaluaren kemi komentuar nje sentence te gjykates se Bolonjes, e cila konsideronte te ligjshem provedimentin e refuzimit te autorizimit per bashkim familjar ne favor te gruas se dyte. Me fjale te tjera, vetem njera prej te dy grave, per te drejten italiane, mund te hyj ne Itali pasi ligji italian nuk njeh legjitimitetin e bigamise apo te poligamise.

Keta jane parime te njohura e plotesisht te konfermuara ne urdherit tone juridik. Por e gjithe kjo nuk ka asnje lidhje me rastin e ekzaminuar e te diskutuar nga deputeti i maxhorances ne qeveri. Ne kete rast nuk behet fjale per njohjen e bigamise por thjesht per te njohur qe nje zonje (gruaja e dyte e nje qytetari marokian) eshte gjithesesi nene. Nena e vetme e ketij te riu qe ka marre autorizimin per t’u bashkuar me kete zonje.
Pra nuk ka asnje diference trajtimi lidhur me normat e bashkimit familjar ne favor te prindit.
E drejta italiane e familjes njeh te drejtat e plota te prinderve e te femijeve, edhe per femijet e lindur jashte martese, pra edhe per ate qe eshte bir i nje zonje qe nuk eshte grua e ligjshme.

Nuk ka asnje lidhje me bigamine. Eshte thjesht nje okazion per te bere pak “plotike” e per t’u dukur. Nga ana tjeter deputeti ka prekur nje argument qe e kane per zemer te gjithe italianet. Nena nuk preket e ka shume proverba per te. E nje prej tyre thote “nena e budallenjve eshte gjithnje shtatzane” apo nje tjeter proverb qe thote “nena eshte nje e vetme”. Kete duhej ta kishte kuptuar edhe nje deputet i parlamentit italian.