Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Qeveria ben hapa mbrapa lidhur me sanatorian

Sipas Maronit kush humbet vendin e punes i kthehet punes se zeze

Ministriri i Punes eshte shprehur lidhur me ata qe kane humbur vendin e punes e qe jane ne faze rregolarizimi. Ne te kaluaren kemi folur per zgjedhjen kurajoze te disa prefekturave lidhur me ata punetore ne faze rregolarizimi qe humbisnin vendin e punes. Mes tyre ishte edhe prefektura e Milanos qe me 19 shkurtin e kaluar ka nenshkruar nje protokoll per garantimin e perfeksionimit te proçedures se rregolarizimit karshi atyre qe mbeteshin pa nje vend pune. Ky protokoll eshte fimosur me organizatat sindakale, ato te sipermarresve, Drejtorine Provinciale te Punes, Kuesturen etj.
Ky protokoll marrveshjeje njihte te drejten per ke humbiste vendin e punes per te perfeksionuar gjithesesi proçeduren e rregolarizimit duke vazhduar me nje punedhenes te ri.

Me 26 mars Ministri Maroni ka vendosur qe te vazhdoj me nderprerrjen e protokollit marrveshjes se adoptuar nga prefektura e Milanos. Motivi i ketij provedimenti eshte “nevoja per te vleresuar ligjshmerine e kesaj proçedure me ligjin Bossi-Fini”. Me fjale te tjera Ministri Maroni ka hedhur poshte protokoll marrveshjen e sapo firmosur.

Gjithnje nepermjet ketij shenimi, ftohet prefekti qe te mos proçedoj me kete proçedure deri sa nuk eshte verifikuar korrespondimi me ligjin. Pra, Ministri i Punes dyshon qe kjo proçedure te mos jete konform me ligjin mbi emigracionin e duke ngritur problemin e pershtatshmerise dhe ligjshmerise se saj, dhe nderpret gjithçka.
Letra qe i adresohet Prefektit Ferrante, i ka arritur per dijeni te gjitha Drejtorive Rajonale te Punes: “per te shpjeguar – thekson Ministri – qe te mos merre e, mbeshtetet asnje iniciative qe nuk eshte parashikuar shprehimisht nga ligji Bossi Fini”

Me fjale te tjera, nepermjet kesaj letre, indirekt, fton te gjithe prefektet qe te nderpresin çdo aplikim te proçedurave analoge si ajo e Prefektures se Milanos. Kjo sjellje eshte konsideruar nga organizatat sindakale si nje akt i pa ndergjegjshem, pasi eshte e qarte qe ne kete menyre pengohet shfaqja e punes se zeze, e detyrohet kush ka humbur vendin e punes per pushim nga puna ose pasi ka qene i detyruar qe te japi doreheqjen, qe t’i kthehet perseri punes ne te zeze.

Gjeja me kurioze eshte se qe nga 19 shkurti i kaluar (data ne te cilen perfaqesuesi i Ministrise se Punes kishte nenshkruar ne Milano protokoll marrveshjen) kalon me shume se sa nje muaj deri sa ministri merr vesh qe mund te ekzistojne dyshime lidhur me ligjshmerine e proçedures. Ministri mendohet e pastaj urdheron pezullimin.
E gjithe kjo histori duket e pa besueshme.

Nderkohe, ne rast se prefekti nuk vendos qe te mos ndjeki “ftesen” e Ministrit, gati 4.500 vete qe kane humbur nderkohe vendin e punes ne Milano, do te jene jashte sanatorias. Maksimumi duhet te shpresojne nje lejeqendrimi per pritje te punesimit, qe ne fakt do te jepet vetem ne momentin e thirrjes, e qe praktikisht nuk dihet se kur.

Fatkeqesisht ky vendim i Ministrit te Punes fsheh nje kontradite politike qe duket instabile ne brendesi te qeverise. Ne rast se nga njera ane Ministri i Brendshme ka njohur prej muajsh interpretimin korrekt te normatives (duke garantuar nje lejeqendrimi per kerkim pune per ke humbet vendin e punes gjate sanatorias), nga ana tjeter kjo gje nuk eshte pranuar kurre nga Ministri i Punes qe ka dashur qe ta pengoj haptazi.
Eshte e veshtire qe te shpresohet qe Minisrtri i Brendshme te gjej nje zgjidhje per kete situate. Ne takimin e fundit me sindikatat, Zevendes Ministri Mantovano ka qene shume i qarte: futja e nje punedhenesi te ri eshte kompetence e Ministrise se Punes, e per ta autorizuar ne te gjitha prefekturat eshte i nevojshem autorizimi i Ministrit Maroni.

Personalisht besoj qe do te ishte e nevojshme qe t’i jepej magjistratures detyra per te vleresuar pershtatshmerine me ligjin mbi shfaqjen e punes se zeze, nje interpretim i cili do te hedhi mbi te interesuarit, viktima te shfrytezimit, afatet e gjata burokratike per te cilat jane te detyruar qe te perfeksionojne rregolarizimin.
Asnje nuk duhet te çuditet nese ne harkun e disa muajve ose vite pritjeje (e qe nga skadenca e rregolarizimit ka kaluar shume kohe) qe nje punetor te humbasi vendin e punes.

Te mendohet qe te behet nje interpretim korrekt i normatives (jo vetem ajo mbi rregolarizimin por edhe parimet themelore te urdherit tone juridik ne lenden e punes) per te stabilizuar qe me qene se burokracia eshte e ngadalte keta persona duhet te kthehen ne klandestinitet, gje qe eshte plotesisht absurde. E eshte akoma me absurde qe te mendohet qe kjo zgjedhje e bere nga Ministri i Punes te jete nje interpretim korrekt i ligjit, edhe pse deri me sot nuk kemi interpretime nga asnje gjykate.

Kur mund te arkivohet nje praktike?

Art. 33 i ligjit Bossi Fini, aty ku disiplinon proçeduren e rregolarizimit, parashikon qe arkivimi i proçedures se rregolarizimit te behet vetem kur te dy palet e raportit te punes te mos presantohen ne thirrje. Pra mund te behet vetem kur presantohen si punetori edhe punedhenesi i tij.
Ndersa qarkoret e Ministrise se Brendshme, korrektesisht, kane parashikuar qe ne rast se prezantohet vetem punetori e ky ben qe te konstatohet qe eshte bere pushimi nga puna ose doreheqja me leter te shkruar, eshte e detyrushme qe te jepet nje lejeqendrimi per 6 muaj. Kjo proçedure e rregolarizimit, ashtu siç eshte stabilizuar nga norma, ne fund te perfeksionimit te kerkeses duhej te ishte prej 30 ose 60 ditesh. Po te shikojme mire keto afate jane kaperxyer.

Keto dispozita te ligjit ne lenden e rregolarizimit nuk kane modifikuar asnje norme te pergjithshme ne lenden e punes e nuk mund te fusin nje te drejte pune speciale vetem per ata qe jane ne rregolarizim.
Kjo do te thote qe karshi Kushtetutes Italiane te gjithe punetoret jane te barabarte e duhet te trajtohen ne te njejten menyre. Nuk mund te krijohen te drejta te diferencuara per ke eshte rregolarizuar e per ke duhet akoma qe te rregolarizohet.
Nuk mund te mendohet qe punedhenesit t’i ndalohet e drejta per te pushuar nga puna, ne rastet e parashikuara nga ligji, apo nje punetori t’i ndalohet e drejta qe te japi doreheqjen. Lidhur me keto te drejta, te njohura per te dyja palet, duhet qe te krijohet mundesia e perfeksionimit gjithesesi te rregolarizimit.
Ne rast se, siç kuptohet, sjellja e Ministrit te Punes eshte ajo e ndalimit te futjes se nje punedhenesi te ri e shtytja drejt punes se zeze te qindra mijera punetoreve ( nje pjese e te cileve e ka humbur vendin e punes e te tjere akoma qe do ta humbasin) ndoshta do te jete e nevojshme qe kjo gje t’i nenshtrohet gjykimit te magjistratures.

Kjo mundesi mund te jete ne dy hipoteza. Nga njera ane ne rastin e punetoreve qe kane humbur vendin e punes do te jete e nevojshme qe te eksperimentohet nje kerkese e menjehershme si ne prefekture por edhe ne kuesture, per dhenien e nje lejeqendrimi per 6 muaj. Ne rast se zyra nuk do te pergjigjet brenda 30 diteve, ky vendim mund te hidhet ne gjyq prane TAR, duke kerkuar vertetimin e legjitimitetit te provedimentit. Nje tjeter hipoteze, qe ne baze te zgjedhjes se bere nga disa prefektura, te punesojne nje punetor qe ka humbur vendin e punes, e qe eshte ne poses vetem te riçevutes se kerkeses per rregolarizim. Te denoncohet paralelisht prane organeve kompetente, te paguhen kontributet e te jepet nje rroge e rregullt.
Me fjale te tjera te behet nje vet denoncim.

Do te ishte interesante qe te shihej se cili prokuror do te konsideronte sjelljen e atyre qe punesojne nje person qe ka te drejte te qendroj ne Itali, ne funksion te rregolarizimit te tij per motive pune, si nje sjellje te paligjshme. Do te ishte interesante te shihej se, karshi nje situate te tille, magjistratura te konsideroj krim (art.22, paragrafi 12) sjelljen e punedhenesit qe puneson nje punetor ne nje situate te veçante.
Natyrisht qe behet fjale per nje eksperiment, me qene se te interesuarit jane te detyruar qe te eksperimentojne pasi inercia e qeverise eshte plotesisht evidente.
Kjo hipoteze interpretuese, qe propozoj personalisht, eshte vleresuar plotesisht nga disa prefektura di ajo e Bolonjes, Verones etj. te cilat kane deklaruar ne shtyp qe “sjellja e punedhenesit qe puneson nje punetor ne faze rregolarizimi por qe ka humbur vendin e punes eshte plotesisht e ligjshme me kushtin e punesimit te rregullt”.

Jo rastesisht Inps ka dhene direktiva per te pranuar kontributet e derdhura prej punedhenesve pavaresisht nga fakti nese behet fjale per nje punedhenes te ri e nga fakti qe proçedura e rregolarizimit eshte akoma ne vijim.

Duke permbledhur, Inps pranon kontributet e derdhura ndersa Ministria e Punes ka dhene dispozita per te bllokuar gjithçka… dora e djathte nuk do te dij se ç’ben e majta.