Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Sanatoria: rasti i punetoreve qe pushohen nga puna pa nje shkak te drejte

Eshte e rendesishme qe te sinjalizohet qe, ne baze te qarkoreve te fundit te Ministrise se Brendshme lidhur me futjen e nje punedhenesi te ri, prane Zyrave Territoriale te Qeverise (Z.T.Q.) nuk merret ne konsiderate rastet kur punetori ka dhene dorheqjen vullnetarisht, ose me mire ajo tip doreheqje qe punetori eshte i lire te bej (duke respektuar paralajmerimin e parashikuar nga kontratat kolektive), pa nevojen qe te tregoj shkakun e zgjidhjes se raportit (siç mund te jete mungesa e pageses se rroges apo mungesa e derdhjes se kontributeve etj.)
Me fjale te tjera, nuk merret ne konsiderate (ne fund te proçedures per regolarizim e per dhenien e nje lejeqendrimi per 6 muaj per kerkim pune) situata e atyre qe japin dorheqjen vullnetarisht pa bere nje vertence kundrejt punedhenesit.

E ne fakt, nuk eshte aspak e nevojshme qe te behet dallim mes dorheqjes vullnetare e doreheqjes “per shkaqe te drejta”. Qe te dyja perbejne nje zgjedhje te lire te punetorit sikurse edhe per punedhenesin qe ben pushimin nga puna ne rastet e parashikuara nga ligji.
Nuk ka artsye perse duhet te behet ky diskriminim mes punedhenesit e punetorit ne ushtrimin e te drejtave themelore te lidhura me nje kontrate normale punes.
Ne asnje vend nuk gjendet nje norme e cila te perjashtoj perfeksionimin e rregolarizimit ne rastin e punetoreve qe, ndoshta pas 6 muajsh nga pritja e thirrjes ne Prefekture, vendos (per arsye e tija e qe ligji i konsideron te pa sindikueshme) te kerkoj doreheqejen.

Praktikat e sporteleve shumefunksioneshe te Prefektures konsiderojne qe punetori eshte i detyruar qe te bej diçka ne vend qe te mos bej nje vertence kunder punedhenesit.
Jane te shumta situat e para keto muaj te punetoreve qe kane dhene dorheqjen pasi nuk merrnin rrogen prej kohesh ose nuk trajtoheshin korrektesisht pa perndjekur punedhenesin per te bere demshperblimin. Ndoshta edhe per faktin qe mund te behet fjale per ndermarrje prej te cilave nuk mund te merrej asgje. Ftojme te interesuarit qe te sinjalizojne praktiken e ndjekur nga Z.T.Q.. vetem perballe provedimenteve formale te refuzimit te perfeksionimit te rregolarizimit e nje apeli te bere perballe drejtesise per verifikimin e ilegjitimitetit te ketij provedimenti, mund te krijohet nje rast i cili mund te orientoj korrektesisht sportelet shumefunksionshe.

Pra kjo do te thote qe deri sa gjerat te lihen ne heshtje e asnje nuk merret me viktimat qe pesojne nje situate te tille, eshte e qarte qe nuk mund te ekzistoj as mundesia per te gjetur nje zgjidhje e per te hapur rrugen per ata qe arrijne me pas e qe jane akoma te shumte. Deri tani jane analizuar vetem 10% e praktikave te rregolarizimit e per keto proçedura do te flasim akoma per muaj te tere.