Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Koment i sentences se Keshillit te Kasacionit n.3154 te 4 marsit 2003-11-05

Apel kunder vendimit te debimit administrativ

Behet fjale per nje sentence me perfundim pozitiv per emigrantet, qe merr ne konsiderate nje problem shume te gjere mes gjykatesve civil qe duhet te merren me apelin kunder vendimeve te debimit administrativ. Shume rralle gjykatesit qe shpallin vendimin e debimit kerkojne paraqitjen e personit te interesuar per debim si dhe degjimin e vet personit per te kuptuar se çfare ka per te thene i interesuari, e nese ekzistojne rrethana qe mundet ta konsiderojne te paligjshem kete vendim.
Shume shpesh ekzaminimi i apeleve kunder vendimeve te debimit, sidomos kur behet fjale per apele te propozuara nga persona qe ndodhen te mbyllur ne te ashtuquajturat QQP, pa i dhene mundesi personave te interesuar qe te shprehin opinionin e tyre e versionin e tyre te fakteve qe mund te jete ndryshe nga ai i dhene nga administrata.
Kjo sentence, qe nuk perben nje preçedente absolute, pasi edhe me pare jane bere sentenca te Keshillit te Kasacionit, ka preçizuar qe gjykatesi duhet te urdheroj degjimin e personit te interesuar. Le te kujtojme sentencen e Kasacionit n.10303te 16 korrikut 2002, sentencen n.15413te 5 dhjetorit 2001, sentencen n.13865 e 9 nentorit 2001.

Sentenca e 4 marsit 2003 preçizon me tej e me me shume argumenta kete parim kunder vendimit te debimit e qe gjykatesi duhet te urdheroj degjimin dhe shfaqjen e personit te interesuar, pavaresisht nga fakti qe ky ndodhet ne kushte lirie apo eshte i mbyllur ne nje QQP. E rendesishme eshte qe te sinjalizohet qe ky vendim gjyqsor i konvalidimit te debimit pa prezencen efektive te te interesuarit eshte nje vendim zero. Duhet kujtuar qe praktika e shqyrtimit te epeleve ne lenden e espulsionit behet pa pranine e te interesuarit.

Nga ana tjeter, eshte rasti qe te theksojme qe jane te shumta situatat ne te cilat i interesuari eshte trajtuar thjesht si nje i parregullt ose si klandestin qe ka shkelur normat e hyrjes dhe te qendrimit, por ne provedimentin administrativ te debimit nuk permendet aspak qe i interesuari eshte paraqitur vullnetarisht prane forcave te rendit per te kerkuar azil ne Itali. Kur kjo rrethane nuk merret ne konsiderate e kur i interesuari nuk ka mundesi qe te shprehet prane gjykatesit te cilit i ka bere apel kunder debimit, eshte e qarte qe çdo vlersim do te rezultoj i devijuar e rrezikohet qe te konvalidohet nje provediment debimi qe e ekspozon te interesuarin karshi rrezikut te persekutimit ne vendin nga i cili ka ardhur., Kjo e arsye te tjera justifikojne jo vetem tekstin e normatives se TU mbi imigracionin, por imponojne edhe degjimin personal te te interesuarit me rastin e apelit kunder vendimit te espulsionit.