Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

E drejta e azilit e mospermbushjet e Mantovanos

Intervista me Gianfranco Schiavone (ICS)

Diten e merkure 4 shkurt gjate nje interpelance ne Senat lidhur me gjendejn e punimeve ne temen e te drejtes se azilit, zevendesministri i Brendshme Mantovano ka dhene te dhenat relative lidhur me kerkuesit e azilit te prezantuara e te shqyrtuara nga Komisioni qendror gjate vitit 2003.

Rezulton nje gjendje alarmante. Vetem 5% e kerkesave per azil ka patur perfundim pozitiv. Gjate vitit 2003 jane pranuar vetem 555 kerkesa per azil ne nje total prej 11.319; nuk jane pranuar 3.358 kerkesa (ne 828 raste eshte dhene nje lejeqendrimi per motive humanitare). Sipas te dhenave jane 7.348 kerkuesit e azilit qe rezultojne “irreperibili” te pagjendshem ne momentin e thirrjes nga Komisioni qendror per njohjen e statusit te refugjatit; 44 kerkesa jane akoma “pezull” per hetime te metejshme, 14 jane rastet e kerkuesve te azilit qe formalisht kane hequr dore para se sa te thirren.

Keto te dhena na japin elemente shume te nevojshem mbi gjendjen shume te keqe te te drejtes se azilit ne Itali.
E dhena e pare qe te bie ne sy me njehere eshte qe pjesa me e madhe e kerkesave merr pergjigje negative. Nje tjeter pengese perfaqesohet nga nje periudhe shume e gjate pritjeje per t’u thirrur prane Komisionit qendror, qe mund te zgjasi edhe nje vit.
Çfare i ndodh gjate kohes se pritjes kerkuesit te azilit qe nuk gjen shtepi, qe nuk mund te punoj legalisht e qe merr nje mbeshtetje ne para vetem per 45 dite?
Çfare do te thote qe shume persona “rezultojne te pagjendshem”?
Pagjendshmeria vjen si pasoj e kushteve objektive, per mungese totale te strukturave te akoljences, te cilat kenaqin vetem 10% te nevojave, per nje sistem kompleksiv te “mos mbrotjes” te kerkuesve te azilit, te cilet jane te detyruar qe te spostohen nga nje province ne tjeteren.
Arsyetimi shqetesues i Mantovanos ripropozon qe shume kerkesa te prezantuara jane fallso. Detyra e qeverise eshte si rrjedhim ajo “qe te kuptoj se kush ka te drejten e statusit te refugjatti e kush vjen ne Itali per motive ekonomike ose per arsye te tjera”.
Deshirojme te hedhim poshte teorine e Mantovanos nepermjet ndihmes se vyer te dy personave qe punojne prej kohesh mbi kete teme.

Kemi intervistuar Gianfranco Schiavone i Konsorcit Italian te Solidaritetit – Zyra e Triestes

Pyetje – Gianfranco, si i komenton fjalet e thena nga Mantovano gjate interpelances?

Pergjigje – Ajo qe del ne menyre te qarte nga fjalet e tij jane kontraditat e jashtezakonshme ne te cilat bie zevendesministri.
Ne rradhe te pare çeshtja e numrit te kerkesave per azil. Me se fundi jepen disa te dhena (qe veshtire te gjenden) nga te cilat mund te verejme qe kerkesat jane jashtezakonisht te pakta. E kjo gje nuk shjegohet, gje qe perkundrazi duhet te behet.
Me pas, ne kuadrin e ketij numuri, qe eshte i ulet, verejme nje fenomet te habitshem, d.m.th. “abandonimin e kerkeses” qe ne thelb i perket 80% te totalit. Si ka mundesi qe gjithe keta persona bejne kerkese per azil e me pas zhduken? Mantovano e shpjegon me frazen “Nuk mundet te mos imagjinohet nje perdorim strumental i kerkeses per azil”.
Eshte e qarte qe behet fjale per nje pergjigje te karakterit demagogjik pasi ky fenomen nuk ndodh ne vende te tjera evropiane. Ndaj, ose per ndonje motiv te çuditshem e kurioz te gjithe kerkuesit e azilit “fallso” koncentrohen ne Itali, ose eshte e qarte qe motivi eshte krejt tjeter.
Ne kemi nje fenomen te nje shperndarjeje te pabesueshme te kerkesave, te personave qe jane me te gjitha efektet kerkues te azilit, nderkohe qe ne Itali vazhdon te mungoj nje sistem kombetar i pritjes se ketyre personave.

P: Nuk eshte hera e pare qe Mantovano propozon arsyetimin e kerkuesve te azilit “te djallezuar”, qe perfitojne ….

P: Po, e ben vazhdimisht. Eshte e ligjshme nga ana e tij ta bej, por nuk eshte e ligjshme te mashtroj, as te mos tentoj qe te japi nje shpjegim te arsyeshem mbi fenomenin. Kushdo qe lexon shifrat sheh qe Italia pranon vetem 555 kerkesa per azil, pak a shume si Luksenburgu, gje qe te ben ose per te qeshur ose kjo e dhene eshte gjeja e pare qe nuk shpjegohet.
Por ka edhe shume gjera te tjera qe nuk thuhen. Per shembull Mantovano veren, me te drejte, qe pjesa me e madhe e te mbriturve vazhdojne te jene kurde nga Iraku e Turqia. Perseri nuk kuptohet se si sjellja politike italiane, tashme e deklaruar, karshi politikes se Turqise lidhur me kurdet, shpreh plotesisht te kunderten, d.m.th. “qe problemi nuk ekziston … eshte ne zgjidhje e siper”. Nuk eshte nje rastesi qe pjesa me e madhe e kerkesave te prezantuara nga kurdet te kete nje perqindje pranimi shume te ulet. Edhe per kete Mantovano nuk jep asnje shpjegim, as mbi te dhenat e as mbi sjelljen e institucioneve.

P: Zevendesministri Mantovano flet edhe per skenarin evropian

P: Per skenarin evropian ben nje liste te asaj qe eshte gjendja e nje hyrjeje te re ne nje reth vicioz. Ne menyre te veçante kujton qe ka hyre ne fuqi direktiva mbi masat minimale per pritjen e kerkuesve te azilit e kujton qe eshte stabilizuar qe te gjitha Shtetet duhet te pajisen me nje sistem kombetar publik per pritjen qe i garanton te gjithe kerkuesve te azilit forma adeguate te mbrotjes e te tuteles.
Italia, ne kete moment, ka nje sistem si te thuash vende fjetjeje qe shkon pak me tutje nga eksperimentimi i Programit Kombetar per Azil (PNA). Behet fjale per 2.500 vende karshi 11.319 kerkesave te prezantuara. Keshtu qe zevendesministri nuk thote se si Itali, gjate nje viti, synon te kaperxej kete dallim te madh mes asaj qe imponon direktiva e asaj qe ekziston qe eshte gati zero.
Me pas Mantovano flet per nje aspekt te rastesishem qe ka te bej me direktiven mbi parimet minimale te mbrotjes. Ne kete pike nuk shpjegohet kontradita qe hapet mes perspektives evropiane e ligjit Bossi Fini, i cili parashikon qe ne momentin e refuzimit te kerkeses kerkuesi i azilit mund te largohet menjehere. Eventualisht apeli mund te prezantohet edhe jashte… Pra nje kusht qe ve ne loje te drejten e azilit e qe shkel ne menyre te hapur art. 33 te Konventes se Gjeneves. Eshte e qarte qe Mantovano nuk shpjegon perse Itali ka levizur ne drejtim krejt te kundert lidhur me linjen evropiane.

P: Pra kmi te bejme me nje relacion qe behet me shume genjeshta e me mospermbushje. P.sh. kur thote qe Komisioni shqyrton çdo rast nepermjet nje “interviste te kujdeseshme” kjo gje nuk eshte e vertete. Audicionet, mesatarisht zgjhasin 10 minuta.

P: Tamam. Duhet kujtuar qe audicioni behet pa degjues te jashtem e ne pamundesine qe kerkuesi i azilit te asistohet nga nje avokat ose nga nje person i besuar. Behet fjale per nje bisede pa garancite minimale te tuteles qe çdokush (edhe per arsyet me pak te rendesishme) duhet te presi.

P: Keto dite ne Rome jane bere protesta te kerkuesve te azilit te kazertes e tani greva e urise e kerkuesve te azilit me origjine kurde. Duket qe llogarite nuk rezultojne e qe e ardhmja per ta eshte gjithnje me e paqarte.

P: Sipas qeverise keto probleme (ashtu siç paraqiten nepermjet rregulloreve te reja te ligjit Bossi Fini) mund te zgjidhen nepermjet “proçedures se pershpejtuar” e nepermjet mbatjes se kerkuesve te azilit ne qendrat e identifikimit. Mantovano, mbi kete pike, kujton qe behet fjale per nje mbatje nuk nuk mund te behet pikerisht pasi ne origjine, nuk ekziston asnje sanksion as penal e as administrativ e asnje konvalidim. E ketu zevendeministri vazhdon duke thene qe, eshte nje mbatje qe nuk mund te quhet e tille. Perveç fjaleve te çuditshme, nuk kuptohet se si do te kryhet kjo mbatje e se çfare lidhje do te ekzistoj mes sistemeve te ardheshme te identifikimit, dhe enteve lokale si Programi Kombetar per Azil.