Punetore vartese
· Ka te drejten e lejes se lindjes per mungese te detyrueshme nga puna, zevendesuese e rroges, per 2 muajt para dates se parashikuar te lindjes e per 3 muajt pas dates efektive te lindjes
· Ka mundesine qe te paraprij periudhen e mungeses se detyrueshme ne pune para lindjes e te shtyj afatin e mungeses se detyrueshme pas lindjes deri ne muajin e 7° me nje provediment te Inspektoriatit te Punes
· Ka te drejte qe te mbledhi, ne rastin e lindjes premature, te periudhes para lindjes e pas lindjes, qe nuk ka gezuar, deri ne nje maksimum prej 5 muajsh (me kushtin qe te mos kete filluar aktivitetin e punes e te kete prezantuar kerkesen ne INPS brenda 30 ditesh nga lindja). Nje periudhe e tille prej 5 muajsh njihet edhe kur lindja prematur eshte bere para dy muajve te dates se parashikuar per lindje
· Ka mundesi, kushtezuar nga gjendja e shendetit e te ambjentit te punes (gjendja e shendetit e ambjenti i punes duhet te vertetohen nga nje çertifikate e dhene nga S.S.N. e nga mjeku kompetent me qellim parandalimin e tutelen e shendetit ne vendet e punes), te perfitoj nga mungesa e detyrueshme 1 muaj para dates se parashikuar per lindje e deri ne 4 muaj pas dates efektive te lindjes
· Ka te drejten e lejes, ne rastin e adoptimit apo te besimit, per 3 muajt pas hyrjes se femijes ne familje me kushtin qe femija te mos jete me shume se sa 6 vjeç.
Punetorja ka te drejten e lejes se lindjes se detyrueshme pas lindjes edhe ne rastet ne te cilat:
· Femija ka lindur i vdekur
· Femija ka vdekur pas lindjes
· Kur ka nje nderprerje te shtatzanise pas 180 ditesh te shtatzanise
Ne rastin e vdekjes apo te semundjes se rende te nenes, te abandonimit te femijes prej saj apo te besimit plotesisht babait, leja e lindjes (prej 80%) i takon babait te femijes, duke prezantuar nga punedhenesi ne INPS, çertifikatat qe provojne sa me siper.
Ne rast se abandonimi ndodh ne tre muajt pas lindjes:
· Nenes nuk i takon me kjo leje nga momenti i abandonimit
· Babait i takon kjo leje per periudhen mbetese e deri ne mbushjen e muajit te trete te femijes.
Leja eshte e barabarte me 80% te pages se fundit e paguhet zakonisht nga punedhenesi per llogari te INPS.
Per COLF shperblimi qe merret si baze llogaritet me ate konvencionale.
Paguhet direkt nga INPS:
· Te papunes apo te pezulluares nga puna qe nuk perfiton nga trajtimi i integruar i rroges
· Punetores se bujqesise dipendente.
Punetore autonome
(kultivues direkt, te dhene me gjysmatari, artizane e tregtare) rregjistruar ne listat respektive para periudhes se lejes, ne rregull me derdhjen e kontributeve.
Punetorja ka te drejten:
· E nje periudhe leje 2 muaj para e 3 muaj pas dates se lindjes (nuk kerkohet mungesa e detyrueshme ne pune)
· Ne rast adoptimi apo besimi, leja jepet per 3 muajt pas dates se hyrjes se femijes ne familje, me kushtin qe ai te mos kete mbushur 6 vjeç
· Te nje periudhe prej 30 ditesh ne rast aborti spontan ose terapeutik qe verifikohet jo para muajit te trete te shtatzanise.
·
Rroga ne te tilla raste eshte e barabarte me 80% te te ardhurave konvencionale, stabilizuar çdo vit nga ligji.
Rroga paguhet direkt nga INPS
Nuk i takon babait punetor autonom edhe pse i eshte besuar apo ka adoptuar.
Punetore parasubordinata
Qe derdh kontributet ne masem 14%.
Ka te drejte:
· Te nje çeku lindjeje me kushtin qe te rezultojne te akredituara te pakten 3 muaj ne 12 muajt para dy muajve nga data e lindjes
· Nje çek aborti (por ky te mos kete ndodhur para tre muajve te shtatzanise) me kushtin qe te rezultojne te akredituara te pakten tre muaj ne 12 muajt nga data e vet abortit.
Vlera e çekut varet nga vjetersia e kontributeve te derdhuar ne 12 muajt qe rezultojne para dy muajve nga data e lindjes.
Gra te papuna
Çeku i lindjes, ne ndryshim nga leja e lindjes, duhet te kerkohet ne Komune e paguhet nga INPS.
Nenave punetore te perkohshme residente ne Itali, italiane apo ekstrakomunitare ne poses te kartes se qendrimit, me te pakten 3 muaj kontribute te derdhura ne periudhen nga 18 ne 9 muajt para lindjes, apo me hyrjen efektive te femijes ne familje ne rast adoptimi, i takon nje çek prej € 1,589,75 (L.3.078.000) per çdo femije te lindur, adoptuar apo dhene ne besim.
Ne rastin kur punetorja e perkohshme gezon nje leje lindjeje, dhene nga INPS ose nga ente te tjera, nen € 1,589,75 (L.3.078.000) i takon nje çek qe i korrespondon diferences se sasise se mesiperme.
Nje çek i tille nuk duhet te ngaterrohet me çekun social qe jepet prej komunes, i cili jepet pa asnje lloj sigurimi.
Çeku nuk perputhet me asnje tip tjeter trajtimi lindjeje me nje vlere te barabarte ose me te larte prej € 1,589,75 (L.3.75.000).
Shenim: Karta e qendrimit (carta di soggiorno) nuk duhet te ngaterrohet me lejeqendrimin (permesso di soggioron).
Marre nga siti www.inps.it