Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

A mundet nje punetore ekstrakumunitar nga Italia te stabilizohet ne nje vend tjeter te BE?

Persa i perket pyetjes ne pergjithesi, mundesia per nje punetor jo komunitar te transferohet ne nje tjeter vend te BE per ushtrimin e nje aktiviteti pune, pa qene e nevojshme qe te kerkoj perseri autorizimin, aktualisht nuk parashikohet. Nje qytetar ekstrakomunitar me nje lejeqendrimi te rregullt per pune ne Itali mund te shfrytezoj kete tip lejeqendrimi vetem per te punuar ne Itali.
Fakti qe ka nje lejeqendrimi te rregullt ne Itali nuk perben per momentin nje kusht preference ose lehtesie per te shkuar per te pune ne nje tjeter vend te BE.
Aktualisht lejeqendrimi italian per motive pune i tipit te rinovueshem, mund te shfrytezohet sikur te ishte nje lloj “vize hyrjeje per turizem”, ne kuptimin qe i huaji i autorizuar per qendrimin e tipit te rinovueshem per motive pune ne nje nga vendet qe aderojne ne traktaktin Shengen mund te spostohet nga njeri vend ne tjetrin (ne hapsiren Shengen) pa nevojen e kerkimit paraprakisht te nje vize hyrjeje per turizem.
Me fjale te tjera, ekzistenca e lejeqendrimit ne nje nga vendet Shengen, vlen si autorizim per t’u spostuar per motive te shkurtera qendrimi te tipit turizem, pa mundur qe te ushtroj aktivitet pune. Kjo nuk perjashton qe personi te jete i detyruar qe te respektoj normat ne lenden e hyrjes dhe te qendrimit ne vendet e ndryshme, pra te deklaroj prezencen e tij ne momentin e mbritjes.
Nuk eshte, megjithate, lejuar qe te shfrytezohet lejeqendrimi italian per te punuar ne nje nga vendet e BE, e kjo nuk perben nje titull preferencial per te patur kushte lehtesuese ne vendet e tjera te BE.

Megjithate eshte parashikuar qe ne te ardhmen te gjendet nje zgjidhje e kesaj natyre, pra nje lloj lirie qarkullimi ne brendesi te BE te punetoreve me qendrim te rregullut. Kjo mundesi eshte parashikuar nga nje direktive e aprovuar ne nentorin 2003 dedikuar ekstrakomunitareve me qendrim prej nje kohe te gjate.
Sipas kesaj direktive ekstrakomunitaret qe disponojne nje lejeqendrimi afatgjate (qe ne realitetin italian eshte karta e qendrimit) do te kene mundesine qe te qarkullojne dhe te stabilizohen ne vende te tjera te BE per te ushtruar nje aktivitet te rregullt pune, pa qene e nevojshme qe te nisin nje praktike te re te emigracionit (sikur te largoheshin per here te pare per pune nga vendi i tyre).
Direktiva e cila i dedikohet qendruesve afatgjate eshte gjithashtu e destinuar qe te hyj ne fuqi duke filluar nga qershori 2005. Per momentin eshte nje norme vetem me permbatje programuese qe do te detyroj legjislatorin italian (dhe legjislatoret e te gjitha vendeve te tjera te BE) qe te fusin kete forme te re te lirise se qarkullimit, qe aktualisht nuk eshte akoma operative.

Ne rastin specifik te personit qe na ngre pyetjen, kemi te bejme me nje person te martuar me nje qytetar italian. Kjo ben qe ka te drejte qe te shtrij trajtimin komunitar, ose te drejten qe te trajtohet si nje qytetare komunitare me te gjitha efektet, por vetem me kushtin e ushtrimit te lirise se qarkullimit se bashku me personin qe i transmeton kete te drejte.
Me fjale te tjera, kjo e drejte i njihet, ne baze te jurisprudences, vetem kur personi i interesuar, qytetarja ekstrakomunitare bashkeshorte e qytetarit italian, te spostohet se bashku me burrin e saj.
Vetem kur te dy bashkeshortet spostohen se bashku mud te konsiderohen te dy si qytetare komunitare. Perkundrazi, te pakten deri sa nuk do te shprehet Keshilli i Drejtesite se BE, qe te njohi kete te drejte, nuk mund te konsiderohet si nje qytetare komunitare e duhet te presi hyrjen ne fuqi te direktivave te reja evropiane mbi qendrimin afatgjate.