Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Ceku familjar: udhëzime të reja për vitin 2007

Me ligjin financiar 2007 janë ripërcaktuar nivelet e të ardhurave vjetore dhe shumat e çeqeve ne ndihmë të bërthamës familjare.
Sistemi i mëparshëm parashikonte intervale te gjerë midis limiteve të të ardhurave vjetore, duke ndikuar në humbjen ose uljen e ndjeshme të këtij shërbimi kur të ardhurat familjare shtoheshin qoftë edhe minimalisht. Ky sistem është ndryshuar pjesërisht.
Shumat e çeqeve për familjet, të cilat përbëhen nga prindërit dhe të paktën një i mitur, dhe nuk përmbajnë elementë me të meta mentore apo fizike, ulen tanimë gradualisht për çdo 100 euro shtesë të të ardhurave vjetore. Eshtë parashikuar gjithashtu një çek shtesë për familjet me një prind; deri në 1.000 euro ne vit për familjet me te paktën 3 ose 4 elementë, përvec prindit, midis të cilëve njëri të jetë i mitur; deri në 1.550 euro për ato familje ku numërohen 5 elementë, përvec prindit.

Për familjet me mbi 5 persona, përvec prindërve, shtohet shuma e përgjithshme me 15%. Mbi to llogaritet edhe një shtesë tjetër prej 660 eurosh për çdo element shtesë pas të pestit.
Për bërthamat familjare me të pakten 4 fëmijë (hyjne në këtk kategori familjet me fëmijët në moshë më të vogël se 26 vjec,pavarësisht nga mbartja fiskale, bashkëjetesa, gjendja civile dhe punësimi) merren parasysh në llogaritjen e çekut familjar edhe femijët me moshë midis 18 dhe 21 vjeç, kur janë studentë ose çirakë.

Qarkullorja n° 13 e 12 janarit