Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Cosenza – Intervista me sportelin Informa Immigratio te Kozences ne Kalabri

Per sportelin Informaimmigrati keto dite jane shume te ngjeshura e plot kerkesa. Sanatoria paraqet pika te errta, e zyrat transformohen ne nje pritje deshirash. Emigrantet vene bast mbi te drejten per te ekzistuar.
Trokasin ne ate dere çifte me theks kozentin e me ngjyra transiberiane.. Ai kerkon informacion per rregolarizimin e asaj. Por vijne ne zyrat e agjensise edhe punedhenes jo te bindur, emigrante te deshperuar e te shfrytezuar kronik.
Sherbimi, afruar sot nga ata qe shume kozentine e quajne “piaca Varshava” per nder te punetoreve polake qe mblidhen çdo te enjte, drejtohet nga nje shoqate e formuar para 20 vjetesh nga nje grup emigrantesh. Por vetem kohet e fundit Provinca ka menduar qe te mbeshtesi kete iniciative per realizimin e nje sporteli publik.
Zonja Merli Capulong eshte Presidente e kesaj shoqate e pergjegjese e agjensise.

P: Capulong, ne kete qytet, shume pak sipermarres deri me sot kane pranuar qe te vene ne rregull vartesit italiane. Perse tani “pronaret” duhet te rregolarizojne colf e badantet e huaja?

“Pasi kjo sanatorie, ne ndryshim me ato te meparshme, duke lene menjane disa aspekte pak te qarta, paraqet nje mundesi rregolarizimi me pak te komplikuar. Ne te kaluaren, emigranteve ju kerkoheshin prova lidhur me prezencen e tyre ne Itali prej nje periudhe te caktuar kohe. Sot, perkundrazi, punedhenesve nuk ju kerkojne informacione mbi te ardhurat. Ne nje fare menyre praktika duket me e thjeshte.”

P: Ne komunikaten e djeshme Informaimmigrati i referohej ne menyre te qarte “mediatoreve te pandergjegjshem”. Prej kohesh degjohet te flitet per emigrante nga Lindja te mbyllura ne magazinat e lagjeve te degraduara te Kozences, te katandisura ne kushtet e pseudo sekuestuarave. Perse autoritetet nuk nderhyjne?

“Eshte nje problem kompeks. E verteta eshte qe mes autoriteteve kompetente ka shume kontradita. Duhet mendurar qe Colf –et e huaja punojne neper familje te çdo grade. Te kuptohemi…”

P: Duket qe dhe ne “Evropen” Kozenca, disa vajza emigrate jane debuar edhe pse kane denoncuar qe jane dhunuar. Nuk ekziston rreziku konkret qe te ashtuquajturit “klandestine” te jetojne nje situate “as-burre” e “as-grua”?

“Natyrisht qe eshte e vertete. Ka emigrante qe zhduken e per ta nuk dihet me asgje. Shpesh ne kuadrin e vet strukturave te solidaritetit ka figura qe ushtrojne nje rol te dyshimte e ndihmojne ne keqsimin e situates. Eshte me e lehte qe te debohet nje emigrant se sa te behen hetime mbi ato qe mund t’i kene ndodhur vet emigrantit.”

P: Zonja Capulong, eshte e mundur qe te behet nje vlerim mbi numrin e personave qe ne territorin provincial jane te interesuara nga sanatoria?

“Kjo sanatorie perfshin trefishin ose kater fishin e atyre te meparshme. Eshte e veshtire qe te behet nje velersim, por mendoj qe duhet te jene me mijera.”