Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Dispozitat per hyrjen e qytetareve te vendeve te reja anetare te BE

Vendet e Bashkimit Evropian mund te kushtezojne lirine e qarkullimit te punetoreve te vendeve te reja anetare e ta nenshtrojne lirie e qarkullimit per nje periudhe inkubacioni qe mund te shkoj deri ne shtate vjet, te pakten ne baze te parashikimeve aktuale dhe fillestare.
Kane filluar nderkohe manovrat e medha. Shtetet anetare jane duke mbajtur poziten e tyre mbi vullnetin e lejimit menjehere, duke filluar qe ne 1 maj, te lirise se qarkullimit te punetoreve te cilet do te shfrytezojne plotesisht ose pjeserisht kete periudhe inkubacioni qe nder te tjera eshte parashikuar nga nje marrveshje.
Ne nje njoftim te agjensise ANSA te 24 shkurtit, jepet njoftim lidhur me poziten e disa shteteve anetare: per ndalimin e mbrritjes se kraheve te punes me kosto te ulet te nente vendeve te reja. Vendet e BE kane vendosur ose jane duke marre respektivisht masat e tyre.

Le te shikojme shkurtimisht situaten e vendeve te ndryshme.
Irlanda ka njoftuar qe per momentin nuk do te vere asnje restriksion. Britania e Madhe ka njoftuar qe qeveria Blair eshte ne favor te pritjes se forces se punes duke konsideruar zhvillimin e plote te ekonomise, por ka vendosur qe ne dy vitet e para punetoret qe vijne nga vendet e lindjes nuk do te gezojne asistence publike e jane te detyruar qe te rregjistrohen ne nje rregjister pune. Gjermania dhe Austria kane manifestuar qe synojne te shfrytezojne te shtate vitet e periudhes se tranzicionit. Pas nje majit punetoret e vendeve te tjera duhet te kene nje lejeqendrimi te vlefshem per motive pune. Me fjale te tjera, asgje nuk ndryshon per Gjermanine e per Austrine lidhur me normat aktuale qe, ne menyre analoge me urdherin italian, parashikojne sistemin e autorizimit te hyrjes per pune mbi bazen e nje sistemi qe ben qeverisjen e flukseve migratore te ngjashem me ate te parashikuar nga ligji Turco Napolitano. Hollanda nuk ka adoptuar akoma asnje vendim perfundimtar. Qeveria nuk ka perjashtuar mundesine e venies se nje kufiri prej 22 mije punetoresh per vitin e pare. Danimarka dhe Suedia kane deklaruar qe nuk duan t’i krijone barriera emigranteve te rinj ne kerkim te punes, por do te merren masa restriktive per te evituar nje hyrje automatike ne sistemin e sigurimeve shoqerore per t’u mbrojtur karshi turistave te welfare, ose me mire persona qe mund te perfitojne nga liria e qarkullimit vetem me qellimin e krijimit te nje raporti te shkurter pune e qe do te perfitojne me pas per te gjithe periudhen e parashikuar nga ligji ne lenden e sigurimeve shoqerore nga masat ne mbeshtetje te papunesise.
Franca, Belgjika, Spanja dhe Portugalia jane orientuar ne perdorimin te pakten te dy viteve te periudhes se tranzicionit e ne verifikimin me pas te nevojes se restriktimeve te reja. Jane parashikuar gjithashtu marveshje bilaterale me vendet anetare, ne veçanti me Polonine e cila mund te nisi para vendeve te tjera ushtrimin e lirise se qarkullimit por ne lidhje vetem me vendet e permendura. Persa i perket Italise qeveria nuk eshte shprehur akoma. Deputeti Borghezio i Lega Nord ka kerkuar qe Italia “te bllokoj hyrjet per te pakten dy vjet”. Ne periudhen e pare dy-vjeçare te tranzicionit emigrantet e rinj nuk do te perfitojne nga sigurimet shoqerore. Hipotizohen edhe marrveshje dypaleshe. Finlanda, nepermjet nje projektligji qe ka arritur ne parlament, parashikon restriktime per dy vitet e para per vendet e reja anetare te BE me perjashtim te Maltes dhe te Qipros. Sipas ketij projektligji emigrantet e rinj nuk do te perfitojne nga te gjitha sherbimet e sistemit social ne qofte se do te jene pa lejeqendrimi te rregullt pune e pa residence ne Finlande. Greqia e fundit, eshte duke u orientuar drejt aplikimit te periudhes se tranzicionit prej dy vjetesh dhe parashikon, te pakten sipas ketij orientimi, qe perfitimet qe u jepen te papuneve do te shtrihen vetem per punetoret legale qe do te paguajne kontributet, nderhe qe nuk parashikohet stipulimi i asnje marrveshjeje bilaterale.

Siç mund te shihet pozicioni i marre nga çdo vend anetare i BE eshte i ndryshem e nuk mund te perjashtohet qe keto vende te proçedojne edhe me konsultime per te koordinuar zgjedhjet respektive, ndoshta edhe per t’i zbutur ato. Nga ana tjeter eshte e qarte qe ndersa disa prej ketyre vendeve aderojne menjehere ne lirine e qarkullimit pa perfituar nga asnje periudhe tranzitore, duke qene se jane hequr kufijte e brendshem mes vendeve te BE, kjo do te lejoj ne fakt nje qarkullim jo vetem drejt vendeve qe do te aderojne menjehere ne rregullin e qarkullimit te lire, por edhe drejt atyre vendeve qe do te adoptojne restriksione duke shfrytezuar plotesisht ose pjeserisht periudhen e tranzicionit qe, siç e kemi theksuar, mund te arrij deri ne shtate vjet. Nuk do te mungojme qe t’ju japim informacine te reja sapo t’i kemi te disponueshme pasi behet fjale per nje eksperiment shume interesant qe do te krijoj me siguri probleme te natyres aplikative.