Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Espulsioni ne baze te ligjit Bossi-Fini

Sipas normave te reja te futura nga ligji Bossi-Fini, espulsioni si rregull duhet te ekzekutohet me shoqerimin e menjehershem ne kufi, pa mundesi tutele, rikors etj. Teorikisht parashikohet qe te behet rikors kunder espulsionit brenda 60 diteve, nepermjet ambasades italiane (ku eshte e nevojshmne qe te prezantohet) per te emeruar nje avokat nepermjet nje prokure speciale. Kjo kur eshte e mundur qe nje person i cili eshte larguar nga territori italian arrin qe te gjej ne Itali nje avokat i cili eshte i gatshme qe te perfeksionoj keto detyrime brenda nje kohe te shkurter.
Ne rastet ne te cilat nuk eshte materialisht e mundshme qe espulsioni te ekzekutohet menjehere, parashikohet mbyllja ne qendrat e qendrimit te perkohshem (centro di permanenca temporanea, ctp).
Ne rastet kur nuk eshte e mundur qe te mbahen te mbyllur ne qendrat e qendrimit te perkohshem ndoshta sepse kane skaduar 60 ditet per ekzekutimin e espulsionit, kuestori ben nje provediment nepermjet te cilin fton te huajin qe te lere territorin italian brenda 5 diteve me lajmerimin qe kur nuk respekton detyrimin do te arrestohet. Denimi varion nga 6 muaj ne nje vit.

Art. 14, paragrafi 5 bis i T.U. parashikon qe “Kur nuk eshte e mundur qe i huaji te mbahet prane qendrave te qendrimit te perkohshem, ose ka skaduar afati i qendrimit pa bere ekzekutimin e espulsionit ose kthimin mbrapsht, kuestori urdheron te huajin qe te lere territorin e Shtetit brenda nje afati prej 5 ditesh. Urdheri duhet te jepet me provediment me shkrim, duke treguar konseguencat penale te shkeljes.”

Konseguencat penale jane treguar ne paragrafin 5 te te njejtit artikull n.14. “I huaji qe pa nje motiv te justifikueshem qendron ne territorin e Shtetit duke shkelur urdherin e dhene nga kuestori sipas paragrafit 5-bis, denohet me arrestim nga 6 muaj ne nje vit. Ne te tilla raste do te proçedohet me nje espulsion te ri me shoqerimin ne kufi nepermjet forcave te rendit.”

Ndersa kur behet fjale per nje te huaj i cili me pare eshte debuar e eshte gjendur perseri ne territorin e Shtetit duke shkelur normat e permendura me siper, do te parashikohet me burgimin nga 1 vit deri ne 4 vjet.

Magjistratura eshte duke u marre me interpretimin e aplikimin e ketyre normave e per kete eshte interesante qe te shihet nje sentence e koheve te fundit e Gjykates se Torinos, e cila trajton shkeljen e ketij detyrimi per te lene territorin italian. Me te drejte gjykatesi merr ne konsiderate hipotezen ekstreme. Norma, siç e pame, parashikon shoqerimin e detyrueshem ne kufi ose mbylljen ne qendrat e qendrimit te perkohshem, QQP.
Gjykata e Torinos vrojton qe pikerisht pasi behet fjale per nje hipotese nuk eshte e ligjshme qe te stabilizohet arrestimi nga 6 muaj ne nje vit, karshi nje subjekti i cili mundej shume mire qe te shoqerohej ne kufi apo te mbyllej ne QQP.
Me fjale te tjera gjykatesi konsideron qe kuestura eshte gjithnje e detyruar qe te specifikoj se per çfare arsyeje nuk eshte teknikisht e mundshme qe te bej shoqerimin ne kufi, ashtu sikurse eshte e detyruar qe te specifikoj se per çfare arsyesh nuk eshte e mundur qe i interesuari te mbahet ne qendrat e qendrimit te perkohshem.
Si rrjedhim ne rastet kur kjo gje nuk ndodh e kalohet ne lajmerimin e lenies se territorit italian brenda 5 diteve, do te jemi ne pranine e nje provedimenti administrativ te paligjshem. Ky provediment, nga ana tjeter, konsiderohet nga ligji si shkaku apo kushti qe ne rast se nuk respektohet çon ne aplikimin e burgimit.
Por me te drejte, vazhdon gjykatesi i Torinos, ne rast se mungon nje provediment i ligjshem (ne rast se lajmerimi per lenien e territorit italian eshte i paligjshem, per shkak se nuk eshte respektuar detyrimi qe kuestura ka per te dhene shkaqet per te cilat nuk ka qene e mundur qe te marren masa te tjera), konseguenca ne planin penal eshte qe, ne mungese te nje urdheri te ligjshem administrativ, mungon elementi esencial i krimit parashikuar nga art.14, paragrafi 5. Si rrjedhim i akuzuari duhet qe te lirohet nga akuza per mungese faktesh.

Ne kete menyre stabilizohet nje parim shume i rendesishem qe perfaqeson nje interpretim korrekt te normes se cituar ose qe konseguenca e arrestimit per mos permbushje te detyrimit per te lene territorin e shtetit eshte nje konseguence qe mund te parashikohet VETEM ne masen ne te cilen eshte objektivisht e pamundur qe te ekzekutohet shoqerimi ne kufi apo mbyllja ne QQP nga kuestura. Ne rast se kuestura nuk justifikon kete pamundesi vetem ne kete rast nuk mund te kalohet ne konseguencen direkte duke lajmeruar te interesuarin qe te lere territorin e Italise brenda 5 diteve e me rrezikun qe me kalimin e ketij afati rrezikon qe te denohet me arrestim nga 6 muaj ne nje vit.

Nga ana tjeter, vet artikulli 14, paragrafi 15 jo vetem qe parashikon konseguencen e arrestimit por e parashikon GJITHESESI edhe kur nuk ekziston nje motiv i justifikueshem. Me fjale te tjera, nese i huaji qendron, pas lajmerimit per te lene vendin brenda 5 diteve, gjithesesi eshte e nevojshme qe te behet nje verifikim para se sa te denohet. Nje verifikim i cili do te vertetoj nese ekzistonte nje motiv i justifikueshem ne baze te te cilit i huaji nuk eshte larguar ne menyre spontane nga territori kombetar.

Nje sentence tjeter e Gjykates se Ventimilias afron nje tjeter interpretim interesant qe rezulton i aplikueshem per nje numer te madh rastesh e qe ka te bej me nje qytetar kurd irakian, klandestine, goditur nga nje provediment espulsioni (debimi).

Edhe ne kete rast nuk eshte bere as shoqerimi ne kufi e as mbyllja ne QQP (ose ne rast se eshte bere, me skadimin e 60 diteve eshte liruar pa u shoqeruar ne kufi).
Qytetari kurd ka marre lajmerimin per te lene territorin kombetar brenda 5 diteve, lajmerim te cilin nuk e ka respektuar. Motivi per te cilin ky zoteri nuk e ka lene Italine eshte po i njejti per te cilin policia nuk kishte parashikuar me pare per (espulsionin) debimin e tij, sikurse nuk do te kishte asnje dobi mbyllja e tij ne QQP. Kjo, thjesht, per arsye teknike pasi nuk ekzistojne mjete per transportin e personave ne Kurdistanin Irakian (nuk ekzistojne kompani fluturimi), e nderkohe ky person do te rrezikonte shume po te dorezohej direkt ne policine irakiane.
Gjykatesi i Ventimilias merr ne konsiderate kete fakt si nje situate qe justifikon plotesisht mos permbushjen e fteses per te lene territorin italian brenda 5 diteve. Ne motivim ben nje argumentim te gjere te arsyeve qe lejojne qe te perjashtohet ekzistenca e krimit.
Vrojtohet qe gjykatesi penal duhet te verifikoj legjitimitetin e provedimentit administrativ qe perben shkakun e krimit. Me fjale te tjera duhet te verifikoj qe ky urdher per te lene Italine eshte i ligjshem e natyrisht, kur ky nuk eshte, duhet te perjashtohet (sikurse ka verejtur Gjykata e Torinos) ekzistencen e krimit.
Gjithmone gjykatesi i Ventimilias vrojton qe kthimi apo debimi i te interesuarit drejt nje shteti ku mund te jete objekt i persekutimeve (ne hipotezat e marra ne konsiderate nga Konventa e Gjeneves mbi refugjatet, perveç Kushtetutes italiane), do te ishte i paligjshem, pasi do te vinte ne rrezik jeten e tij. Ne kete rast ndalim i i espulsionit eshte parashikuar gjithashtu nga art.19 i TU mbi emigracionin.
Edhe ne kete rast mund te konsiderojme ilegjitimitetin e provedimentit administrativ qe qendron ne baze te akuzes per mos permbushjen e lajmerimit te 5 diteve.

Gjithashtu mund te merren ne konsiderate edhe raste te tjera. Le te mendojme per hipotezen me te thjeshte te atyre qe nuk kane para per te paguar udhetimin (edhe pse nuk rrezikon persekutimin ne vendin e tij) e per te lene keshtu territorin italian. Ose nuk ka mundur akoma qe te merri dokumentat e nevojshme per te tranzituar kufijte ndermjet Italise e vendit te tij te origjines (nese ka ne vijim dhenien e nje dokumenti identiteti konsullor, etj.) Natyrisht qe gjithe sa thuhet duhet qe te demostrohet, ndaj eshte e qarte qe ne momentin ne te cilin i huaji goditet nga provedimenti per te lene territorin italian brenda 5 diteve, eshte e nevojshme qe te dokumentoj qe ne fillim situaten e tij te pamundesise momentane per respektimin e lajmerimit. Kjo mund te behet duke i shkruajtur nje leter rekomande zyres se policise qe ka bere kete lajmerim, duke kerkuar pezullimin e vendimit ne pritje te leshimit te dokumentave. Nje tjeter situate qe haset shpesh eshte ajo e atyre qe nuk kane para, e qe ne kete rast mund te kerkojne qe te jete policia ajo qe te organizoj espulsionin, ashtu siç behet zakonisht kur bejne shoqerimin ne kufi.