Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Koment mbi disa sentenca te fundit te TAR-it te Venetos mbi rinovimin e lejeqendrimit e rregolarizimin

Do te trajtojme apele te ndryshme ne te cilat eshte kundershtuar provedimenti i refuzimit te kerkeses per rregolarizim, qe jane pranuar e qe perbejne nje burim informacioni shume te nevojshem per ke duhet te merret me probleme te tilla analoge.

Ne te kaluaren kemi folur per problematiken e atyre qe, ne kete periudhe, eshte duke ju bere notifikimi ose eshte duke ju ekzekutuar provedimenti i refuzimit te kerkeses per rregolarizim si dhe per tutelen e nevojshme, mundesisht nepermjet patronazhit falas (patrocinio gratuito).

Behet fjale per nje teme te nje urgjence te madhe, pasi per ke gjendet ne situata analoghe ne kete periudhe (me refuzimin e rregolarizimit e 60 ditet per te paraqitur apel) eshte ne interes te tij qe te marri informacionet e nevojshme per t’u pergatitur ne kohe.

Pikerisht ne periudhen e Krishtlindjeve jane notifikuar provedimente te ndryshme te refuzimit te kerkeses per rregolarizim e per kete duam qe t’u japim instrumentat e nevojsme qe mund te sherbejne per mbrojtjen kunder ketij provedimenti. Informacione te nevojshme qe bazohen nepermjet sentencave te depozituara keto dite ne TAR (Gjykaten Administrative Rajonale) te Venetos e qe jane dikutuar ditet e fundit te dhjetorit e ditet e para te janarit.

1) Rastet e refuzimit te rinovimit te lejeqendrimit

Ne vijim te ligjit Bossi Fini refuzimet rezultojne me te numerta ne krahasim me te kaluaren. Ne veçanti ligji ka futur detyrimin e marrjes se shenjave te gishtave ne momentin e rinovimit dhe, sikurse e kemi parashikuar, kjo gje eshte duke krijuar nje sere problemesh per te interesuarit. Ne momentin e kerkimit te rinovimit te lejeqendrimit, nepermjet rilevimeve daktiloskopike, dalin provedimente te debimit te dhena ne vitet e kaluara (akoma para se sa te behej rregolarizimi nepermjet ligjit Turco-Napolitano ose nepermjet provedimenteve te tjera), te cilat asnje nuk i kishte marre ne konsiderate. Behet fjale per provedimente debimi qe dalin si pasoj e shenjave te gishtave e per persona qe ne momentin qe jane ndaluar kane dhene gjeneralitete te tjera.
Pikerisht tani, keta persona qe punojne ne rregull prej vitesh duhet te perballen me nje sere problemesh dhe me rrezikun konkret te kthimit ne klandestinitet.

Ekzistenca e nje debimi
Le te marrim ne shqyrtim nje apel qe eshte permbushur nepermjet sentences n.6142 te 11 dhjetorit 2003.
Behet fjale per nje te huaj qe kishte kerkuar nje rinovim normal te lejeqendrimit per motive pune, karshi te cilit eshte verifikuar ekzistenca, ndoshta nen gjeneralitete te tjera, e nje provedimenti debimi. Me rastin e kerkeses per rinovimin e lejeqendrimit, eshte nisur kerkesa per revokimin e debimit, por nderkohe, akoma para se sa te nderhyhej me nje kerkese revokimi, kuestura ka refuzuar rinovimin e lejeqendrimit.

Motivimi i sentences eshte shume i qarte:
“Ky apel meriton te pranohet per faktin qe kerkuesi, edhe pse eshte objekt i nje provedimenti te meparshem debimi qe nuk eshte revokuar, gjithesesi eshte ne poses te te gjithe treguesve per berjen e rinovimit te lejeqendrimit, ndaj, ne pritje te vendimit te administrates mbi kerkesen e revokimit te debimit te meparshem, rinovimi lejohet, edhe pse ne kushte provizore. Ne thelb, ne provedimentin e kundershtimit mungon çdo motiv mbi mundesine e revokimit te espulsionit te meparshem e te regolarizimit gjithesesi te pozites se te huajit.

Me fjale te tjera kuestura ka bere refuzimin e lejeqendrimit vetem per faktin qe ekziston nje debim i meparshem e pa pritur vendimin e autoriteteve kompetente (prefektit) lidhur me kerkesen per heqjen e ketij provedimenti debimi.
Gjykata konsideron qe nuk ekzistojne arsye per te cilat nderkohe, edhe provizorisht, te mos behet rinovimi i lejeqendrimit, ne pritje te vendimit te revokimit ose jo te lejeqendrimit.
Kuestura nuk mund te zevendesoj prefekturen ne vlersimin e mundesise ose jo te revokimit te debimit, sidomos karshi rrethanave objektive qe tregojne per inserimin social e te punesimit te personit te interesuar ne shoqerine italiane.

Rrezikshmeria sociale
Nepermjet sentences n. 6193 te 16 dhjetorit 2003, anullohet nje provediment i refuzimit te rinovimit te lejeqendrimit te motivuar ne baze te presupozimit te rrezikshmerise sociale te subjektit, per faktin qe eshte denoncuar ne lenden e stupefacenteve. Lidhur me kete denoncim nuk ka patur asnje vijim, nuk ka patur zhvillime te metejshme, nuk eshte çuar ne drejtesi, e nuk eshte bere asnje proçes.
Ne baze te ketij elementi te vetem kuestura e Venecias ka bere refuzimin e rinovimit te lejeqendrimit. Me te drejte TAR-i konsideron qe ne rastin ne fjale kemi te bejme me nje episod te vetem (qe i referohet vitit 2001), qe ne seli penale nuk rezulton asnje vazhdimesi. Gjithashtu krimi i kryer nga kerkuesi kishte te bente vetem me mbajtjen e stupefacenteve ne bashkepunim me subjekte te tjera, e ka ndodhur kur ai ishte akoma ne moshe te mitur.
Pra lidhur me rrethana te tilla, ne provedimentin e apeluar, mungon nje vlersim mbi rrezikshmerine sociale aktuale. Nuk kuptohet perse nje episod i vetem, qe ka ndodhur vite me pare, kur i interesuari ishte akoma i mitur, qe i atribohet sjelljes edhe te shume personave te tjere qe duhet akoma te verifikohet, te çoj ne nje vlersim aktual te rrezkshmerise ne mungese te çdo elementi konkret e sidomos pa marre ne konsiderate sjelljen e personalitetin e te interesuarit.
Ne thelb, perfundon Gjykata, ne provedimentin e apeluar del, nen driten e parimeve te siperpermendura, nje mungese e hetimeve dhe e motivimit.
Ne praktike konsiderohet qe kuestura nuk ka vlersuar ne menyre te mjaftueshme faktet e si rrjedhim ka bere anullimin e provedimentit.

Sentenca n. 6195 e 16 dhjetorit 2003 anullon provedimentin e refuzimit te lejeqendrimit te marre nga Kuestura e Venecias karshi nje personi qe ka patur tre proçese penale. Motivimi i refuzimit eshte gjithnje i njejti, d.m.th. rrezikshmeri sociale e subjektit.
TAR merr ne konsiderate tre proçeset penale: i pari ne vititn 1997, qe ka perfunduar me nje motivimin nuk ka vend per te proçeduar; i dyti i referohet vitit 1999 qe ka perfunduar me motivimin fshirrje per perfundim pozitiv te venies ne prove (behet fjale per nje krim te kryer kur i interesuari ishte i mitur); ndersa i fundit i referohet marsit 2001, qe akoma nuk ka perfunduar me nje sentence denimi e qe nderkohe te interesuarit i eshte dhene arrest shtepie me detyrimin e firmes.
Tani gjykimi i rrezikshmerise sociale, sipas TAR, duhej te rezultonte ne menyre te motivuar e me te sakte. Kjo si lidhur me proçeset e ’97 e ’99 qe jane te mbyllura, por edhe per gjykimin e rrezikshmerise qe i referohen proçesit te fundit me karakter penal, pikerisht per faktin qe autoritetet gjyqsore kane vlersuar mundesine e perfitimit te subjektit nga proçesi.
Si rrjedhim, edhe ne kete rast, konsiderohet qe provedimenti i refuzimit te rinovimit te lejeqendrimit nuk eshte i motivuar e mbi te gjitha nuk bazohet ne nje hetim e ne nje vlersim te sakte te fakteve.

Me fjale te tjera, ajo qe TAR-i i Venetos pohon me sentencen e cituar, eshte qe nuk ka asnje automatizem mes denoncimit ne seli penale (ose te kete probleme penale) me refuzimin e rinovimit te lejeqendrimit. Per te bere nje aplikim korrekt te normes, eshte e nevojshme nje vlersim rast per rast ne baze te nje hetimi te kujdeseshem me verifikimin e fakteve e te behet nje motivim adeguat qe i lejon te interesuarit e gjykatesit qe te kete nje njohje te plote te elemeneteve te vlersimit te adoptuara nga administrata kompetente.

2) Sentencat e TAR-it te Venetos mbi rregolarizimin

Behet fjale per sentenca qe merren me refuzimin e kerkeses per rregolarizim. Nje nga motivet kryesore qe i kane dhene shkak refuzimit eshte ekzistenca e proçeseve penale. Me fjale te tjera eshte e mjaftueshme qe i huaji te jete denoncuar per nje nga krimet e parashikuara nga artikujt 380 dhe 381 te kodit te proçedures penale, qe atij t’i behet refuzimi i kerkeses per rregolarizim.
Siç eshte e njohur, kur kuesturat komunikojne refuzimin e autorizimit ne prefektura, keto nuk aplikojne asnje vlersim te tyrin, pra nuk bejne asnje shqyrtim lidhur me çeshtjen dhe automatikisht marrin provedimentin e refuzimit te kuestures dhe e bejne te tyrin, duke komunikuar refuzimin e kerkeses per rregolarizim.

Edhe nga ky kend veshtrimi, interpretimet e para te magjistratures shkojne ne tjeter drejtim.

Parimi i pafajsise
Kur kemi shpjeguar permbajtjen e normes se rregolarizimit, qe parashikonte pamundesine e perfeksionimit te rregolarizimit ne rastin e personave te denoncuar per disa tipe krimesh, kemi thene qe kjo nuk eshte konform Kushtetutes e parimit te pafajsise deri ne nje sentence perfundimtare, qe parashikon qe nje person me nje denoncim te thjeshte (qe nuk eshte bere asnje verifikim ne seli gjyqsore), mund te goditet nga refuzimi i kerkeses per rregolarizim.
Ne fakt, pikerisht mbi kete motivim TAR i Venetos (e nuk eshte i vetmi, ka dhene lajmin e nje sentence te Gjykates se Katanias), qe merr ne shqyrtim provedimentin e refuzimit motivuar mbi bazen e nje denoncimi te thjeshte qe eshte bere para disa vitesh.

Kemi theksuar qe ne shume raste eshte bere refuzimi i rregolarizimit mbi bazen e nje verifikimi absolutisht te paket, pra vetem ne verifikimin e nje denoncimi, pa pare se cili eshte perfundimi i tij (pra nese ne vijim eshte bere nje proçes penal eshte denuar apo eshte liruar i interesuari). Kjo ka bere qe ne shume raste , persona te cilet jane konsideruar te pafajshem, e qe kane perfituar nga arkivimi i çeshtjes, t’u jete dhene provedimenti i refuzimit te rregolarizimit pikerisht duke u bazuar ne kete fakt.

Por duke ju kthyer çeshtjes e cila na intereson me shume, pra ekzistences se denoncimeve qe nuk jane akoma perfundimtare por ne proçes, TAR i Venetos pohon parimin shume te thjeshte, d.m.th. mes dy interpretimeve te mundshme privilegjohet ajo konform me Kushtetuten, duke konsideruar qe ligji 189/2002 (Bossi Fini) mund te interpretohet ne sensin qe ne prezence te nje denoncimi nuk eshte e mundur qe te behet mohimi i rregolarizimit pa bere nje ponderim konkret te elementeve qe vihen ne baze te denoncimit, pra marrja e elementeve te pershtatshem te vlersimit nga vet Administrata.
“Ky interpretim, thote TAR i Venetos me sentencen 6145 te 11 dhjetorit 2003, eshte konform me Kushtetuten pasi nje denoncim ne vetvete nuk do te thote fajsi e subjektit te denoncuar”.

Me fjale te tjera, flitet per nevojen e respektimit te parimit te pafajsise te pohuar nga Kushtetuta.

Sentenca n. 6196 e 16 dhjetorit 2003 eshte akoma dhe me e qarte.
Gjithnje TAR i Venetos i referohet me ne brendesi rastit te personit te interesuiar te cilit i eshte bere refuzimi i kerkeses per rregolarizim, pasi eshte denoncuar per krime ne fushen e prostitucionit.
Gjykata thote: “Sipas mendimit te ketij kolegji, i vetmi interpretim kushtetueshmerisht korrekt eshte ai qe parashikon qe thjesht nje denoncim te behet pengese per rregolarizimin, por nje denoncim i ndjekur me nje vlersim te fakteve, nga autoritetet penale, pra nga autoritetet administrative. Nje interpretim i ngurte i normes do te ngrej çeshtjen e legjitimitetit kushtetor, pasi nuk eshte e pranueshme qe nje denoncim i thjeshte, te behet shkak per refuzimin e rregolarizimit. Ne rastin ne shqyrtim rezulton nje denoncim per nje sere krimesh prane gjykates se Firences, por rezulton gjithashtu qe keto proçese jane akma ne vijim. Ne kete menyre rrjedh qe shteti nuk mund te refuzoj lejeqendrimin ne mungese te nje vleresimi mbi çeshtjen penale qe ka te bej me qytetaren e huaj.

Ne ratin e shqyrtuar me sentencen n.6149 te 11 dhjetorit 2003, TAR i Venetos merr ne konsiderate rastin kur ekziston nje denoncim per nje krim te caktuar (art.648 i kodit penal), por qe ne baze te shqyrtimit te fakteve, Gjykata konsideron qe krimi duhet te rikualifikohet. Pra sjellja e çertifikuar si ritenzione ne baze te nje shqyrtimi siperfaqsor te fakteve, mund te perkufizohet ndryshe. Jo si mbatje por si fallsitet material (parashikuar nga artikulli 477 e 492 i kodit penal) qe ne vetvete nuk perfshihet ne hipotezen e pengesave te parashikuara nga ligji, pra nuk ngre aspak problemin e verifikimit te vertetesise ose jo te denncimit.
Edhe sikur personi te ishte konsideruar realisht i fajtor per krimin e falsitetit material (ndoshta ka te bej me nje dokument) kjo nuk do te pengonte kerkesen per rregolarizim. Sipas ligjit refuzimi nuk eshte i justifikueshem.
Edhe ne kete rast apeli eshte pranuar, ne kete rast ne baze te nje rikualifikimi juridik te faktit mbi te cilin eshte bazuar denoncimi.

Me sentencen 5942 te 27 nentorit 2003, TAR i Venetos eshte marre me provedimentin e refuzimit te rregolarizimit qe eshte motivuar vetem ne baze te rrezikshmerise sociale, pa bare asnje lloj motivimi. Ne praktike rrezikshmeria sociale e te interesuarit mbeshtetet vetem ne faktin qe provedimenti i meparshem i debimit nuk eshte revokuar.
Kujtoj qe ligji ne lenden e rregolarizimit preçizon thjesht ekzistencen e nje debimi (qe nuk eshte ekzekutuar me shoqrimin ne kufi) ky nuk perben asnje problem. Debimi mundet te revokohet automatikisht karshi nje vlersimi mbi inserimin social te subjektit.

Dime qe ne shumicen e rasteve provedimentet e debimit jane revokuar automatikisht duke konsideruar faktin e nje vendi pune dhe te nje shtepie si nje element te mjaftueshem per integrimin social.
Por ne kete rast, nuk eshte thene perse, Prefekti i Venecias ka mohuar rregolarizimin pasi ka refuzuar revokimin e debimit te vjeter. Per kete refuzim nuk ka dhene asnje motiv, por eshte bazuar vetem duke thene qe ky person eshte me rrezikshmeri sociale.

Ne rastin ne shqyrtim – thote Gjykata – revokimi i debimit te maparshem rezulton i mundshme nen driten e nje inserimi social te te huajit e ne berjen e nje hetimi te nevojshem mbi kete pike. Gjithashtu nuk rezulton qe debimi te jete ekzekutuar nga forcat e rendit publik, ndaj nuk hyn ne hipotezat e parashikuara per perjashtimin nga rregolarizimi, te parashikuara nga ligji.
Difekti i nje hetimi, pra vlersimi i fakteve, duket nje motiv i mjaftueshem per pranimin e apelit dhe anullimin e provedimentit te refuzimit
.”

Gjithmone sipas ligjit ne lenden e rregolarizimit ekzistenca e nje denoncimi per krime te veçanta ka percaktuar motivin e refuzimit te kerkeses per rregolarizim, por duke pare interpretimin e adoptuar nga TAR kalohet me tej nga interpretimi letrar i normes. Me fjale te tjera, thuhet qe nuk mund te stabilizohet asnje lloj automatizmi mes ekzistences se nje denoncimi dhe refuzimit te kerkeses per rregolarizim, pasi ndryshe do te shkelet ne menyre klamoroze parimi i pafajsise i stabilizuar nga Kushtetuta.

I vetmi interpretim i mundshem eshte qe nuk ekziston asnje lloj automatizmi, se jo i takon autoriteteve administrative detyra qe te vlersojne rast per rast ne baze te fakteve konkrete. Vetem ne te tilla raste mund te behet nje refuzim i motivuar nepermjet nje hetimi te kujdeseshem, me perjashtimin e çdo lloj automatizmi.

Debimet e vjetra
Nje nga motivet penguese te parashikuara ne ligjin ne lenden e rregolarizimit eshte perjashtimi nga rregolarizimi i atyre qe, perveç nje denoncimi per nje tip te caktuar krimi edhe jo te rende te parashikuar nga artikujt 380 dhe 381 te k.p.p., kane dhe nje debim te vjeter.

Bashkekzistenca e nje debimi te vjeter me nje denoncim per nje krim çfardo edhe minimal, sipas formulimit tekstual te normes, pengon rregolarizimin. Por edhe per kete, TAR i Venetos ka adoptuar nje interpretim te ndryshem nga çdo lloj automatizmi.

Duke marre ne konsiderate kete rast, vendosur me sentencen n.6155 te 11 dhjetorit 2003, sipas TAR-it provedimenti eshte kundershtuar duke u bazuar ne dy aspekte:
. nje debim i dhene nga prefekti ne daten 18 qershor 2002 vetem pak para hyrjes ne fuqi te normes mbi rregolarizimin;
. nenshtrimin nje proçesi penal per gjeneralitete fallso, pra nje denoncim te nje fakti shume modest.

Nga kendveshtrimi formal te dy aspektet, sipas formulimit te ligjit, jane te mjaftueshem per perjashtimin nga rregolarizimi.
“Megjithate, mbeshtet TAR, mbi bazen e formulimit te normes ne lenden e rregolarizimit, art. 1 i ligjit 222/2002, eshte e mundur qe te behet revokimi i debimit, perjashto disa hipoteza qe nuk perfshihen ne rastin tone. Nuk eshte e mundur qe te behet revokimi i nje debimi qe eshte ekzekutuar me shoqerimin ne kufi, qe nuk eshte rasti yne, ndaj debimi i adoptuar nuk perben nje element pengues, pasi mund te revokohet ne prezencen e nje inserimi te te huajit ne Itali, si ne rastin tone. Persa i perket çeshtjes penale duhet vrojtuar, si nje interpretim konform me Kushtetuten, qe nuk lejon mohimin e rregolarizimit vetem, mbi bazen thjesht te nje denoncimi pa vijim nga ana e autoriteteve penale ose administrative.”

Pra apeli eshte pranuar pasi ndersa nga njera ane debimi eshte i revokueshem, nga ana tjeter denoncimi nuk mjafton per ndalimin e perfeksionimit te rregolarizimit. Ndaj, edhe ne kete rast bashkekzistenca e nje debimi me nje denoncim per nje krim te çdo natyre, perjashton çdo lloj automatizmi. Ndaj te gjitha ata te cileve ju behet refuzimi i rregolarizimit per keto motive, t’i drejtohen gjykates, sidomos kur behet fjale per Rajonin e Venetos, pasi kane shume mundesi qe te behet nje interpretim si ky qe eshte marre nga Gjykata Administrative Rajonale e Venetos.

Persa i perket parimit te pohuar, kemi edhe sentenca te tjera analoge te TAR te Venetos siç jane sentenca n. 6154 e 6153 te depozituara me 11 dhjetor 2003.
Edhe ne keto raste pohohet (ne kuadrin e bashkekzistences se debimit e te nje proçesi penal karshi kerkuesit te rregolarizimit), mos pranimi i asnje tip automatizmi. Ne rast se nga njera ane konsiderohet qe debimi duhet te jete i revokueshem kur kemi te bejme me nje person te inseruar, nga ana tjeter perjashtohet mundesia qe kjo te influencoj automatikisht pa bere vlersimin e fakteve e pa bere verifikime ana ana e vet administrates lidhur me nje krim te çfardo natyre.
Pra edhe ne keto raste eshte pranuar apeli kunder provedimentit te refuzimit te rregolarizimit.

Debimi me shoqerimin ne kufi
Do te kalojme tani ne nje tip te fundit te sentencave te TAR te Venetos e qe ka te bej gjithnje me problemin e refuzimit te kerkeses per rregolarizim.
Kujtoj qe, gjithnje ligji ne lenden e rregolarizimit, parashikon qe nuk mund te rregolarizohet nje person i goditur nga provedimenti i debimit, i ekzekutuar me shoqerimin te forcuar ne kufi.

Lidhur me provedimentin e debimit te ekzekutuar me shoqerim te forcuar ne kufi nuk do te thote çdo tip provedimenti debimi, por vetem ai tip provedimenti debimi qe jo vetem eshte notifikuar por gjithashtu eshte ekzekutuar konkretisht ne menyre te forcuar prej forcave te rendit.
Me fjale te tjera, vetem ne rastin ne te cilin i interesuari eshte goditur nga debimi, e qe eshte shoqeruar fizikisht ne kufi (edhe nepermjet mbatjes mbyllur ne QQP) e dorezuar ne policine e vendit te origjines, ligji perjashton mundesine e rregolarizimit.

Jane te shumte provedimentet e refuzimit te rregolarizimit qe jane motivuar mbi bazen e faktit qe i interesuari eshte goditur nga provedimenti i debimit te detyruar, por ne shume raste TAR i Venetos i ka anulluar, pikerisht per faktin qe nuk rezulton qe te jete bere shoqerimi me force. Ne provedimentin e refuzimit thuhet qe debimi eshte ekzekutuar me force e me shoqerimin ne kufi, por ne te vertete nuk tregohet asnje element qe lejon te verifikohet qe kjo ka ndodhur realisht.

Personalisht, duke ushtruar aktivitetin e avokatit, personat qe thone qe nuk e kane lene kurre Italine e qe nuk jane shoqeruar asnjehere me force ne kufi (per me teper jane akoma ketu dhe kane bere kerkesen per rregolarizim), ju eshte refuzuar kerkesa per rregolarizim pasi rezultojne qe jene goditur nga nje provedimet i tille, me shoqerimin e detyrueshem ne kufi. Por kjo gje nuk eshte verifikuar kurre.

Ndoshta kemi te bejme me informacione te gabuara qe kane çuar ne provedimente te gabuara e qe e kane origjinen ne informacione te inseruara keq ne kompiuter. Ndoshta te dhenat zyrtare te Qeverise lidhur me ekzekutimin e provedimentit te debimit nuk jane kaq te sakta ndoshta per faktin qe kerkohet te behet qe duket qe punohet kunder klandestineve.
Shpesh here nje debim i thjeshte, i cili vetem i eshte notifikuar te interesuarit me ftesen per te lene Italine, me nje debim i cili realisht nuk eshte ekzekutuar kurre me shoqerimin e detyrueshem ne kufi. Per kete arsye shume persona kane bere apel e si pasoj e tyre sot kemi sentenca te TAR qe pohojne parime te cilat mund te perdoren edhe prej te tjereve. E ne fakt jane te shumte ata qe kane bare apel duke thene qe “rregolarizimi me eshte refuzuar pasi jame shoqeruar me force ne kufi gje cila nuk ka ndodhur kurre”.

Orientimi i TAR te Venetos eshte ai qe i konsideron keto provedimente te paligjshme pasi ne realitet nuk rezulton qe keto debime te jene ekzekutuar me shoqerimin e te interesuarit ne kufi.

Me sentencen n. 6152 te 11 dhjetorit 2003, TAR i Venetos merr ne konsiderate nje rast te refuzimit te rregolarizimit per prezencen e tre debimeve, te cilat ishin shume te vjetra ne kohe. E para i referohej vitit ’93, e dyta dhe e treta ishin dhene ne vitin ’97. Formulimi i perdorur ne provedimentin e mohimit eshte ai ne baze te te cilit i interesuari eshte goditur nga nje provediment i detyruar. Ne kete rast nuk eshte vertetuar te jete dhene nje provediment i shoqerimit ne kufi, e si e tille nuk ekziston parashikimi i ligjit per perjashtimin nga rregolarizimi. Si rrjedhim Gjykata ka vendosur qe te anulloj provedimentin e refuzimit te rregolarizimit.

Nje motivim analog eshte ai qe permbahet ne sentencen n. 6146 e n.6148, gjithnje te 11 dhjetorit 2003. Behet fjale per provedimente refuzimi te adoptuara nga Questura e Verones me motivim analog.

Siç mund te shihet sentencat e dhena jane te shumta, gje qe do te thote qe jane bere shume apele karshi provedimenteve te shumta, por mbi te gjitha ajo qe eshte me e rendesishme eshte interpretimi qe TAR i Venetos ben ne perjashtimin e çdo lloj automatizmi.

. Edhe ata qe jane denoncuar penalisht mund te kerkojne rregolarizimin e te vene ne diskutim provedimentin e refuzimit.
. Edhe ata qe kane kane marre nje debim ne te kaluaren, te cilin prefekti kompetent refuzon qe ta anulloj, mund te vej ne diskutim provedimentin e refuzimit te kerkeses per rregolarizim duke propozuar me te drejte nje apel ne TAR-in Rajonal.

Sinjalizimi ne Sistemin Informativ Shengen
Nje tjeter motiv per refuzimn e rregolarizimit e qe eshte perdorur gjeresisht eshte pikerisht sinjalizimi ne Sistemin Informativ Shengen.

Gjitnje ne baze te parashikimeve te ligjit 222 /2002, ne te tilla raste nuk mund te behet perfeksioninmi i rregolarizimit e me te drejte TAR eshte marre edhe me kete problem.

Me sentencen n. 6156 te 11 dhjetorit 2003, TAR pohon qe “ Nje interpretim korrekt i Kushtetutes sone, e detyron administraten tone qe te marri nga shteti i huaj te gjitha dokumentat qe lidhen me arsyen e mos pranimit ne territorin Shengen, pasi hipotezat e parashikuara nga norma e traktatit te Shengenit, jane te lidhura si me krime te renda por edhe thjesht me nje irregolaritet qe ne te tilla raste mund te krijoj shkak per nje sinjalizim te perkohshem”.

Ne shume raste eshte verifikuar qe personave te cileve ju eshte refuzuar perfeksionimi i rregolarizimit per faktin qe jane sinjalizuar ne SIS, nderkohe qe nga shteti i huaj eshte bere kjo fshirje, pra ky sinjalizim. Edhe ne kete rast nuk duhet te kete asnje lloj automatizmi pasi nuk mjafton te thuhet “ne terminal rezulton i sinjalizuar”, por eshte e nevojshme qe te theksohet se per cilat arsye, duke ju referuar ne menyre specifike provedimentit te autoriteteve te huaja qe kane adoptuar kete sinjalizim.

Pra nje provediment i pergjithshem i refuzimit te rregolarizimit thejsht per faktin e sinjalizimit te te interesuarit ne Sistemin Informativ Shengen, ne baze te interpretimit te bere nga TAR i Venetos, duhet te shoqerohet me respektimni e nevojshem te Kushtetutes, nje provediment i ligjshem mund te jete i kundershtueshem me te gjitha efektet.