Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Kuotat e hyrjes per pune autonome parashikuar nga dekreti i flukseve 2002

Nje sentence e rendesishme e TAR te Venetos

Siç kemi kujtuar efektet e dekretit jane shtyre deri me 31 mars. Per keto tipe kuotash mund te perfitohet nga norma akoma e vlefshme e Rregullores se Perditesimit (art.39) qe lejon konvertimin e lejeqendrimit jo te vlefshem per aktivitet pune (per shembull lejeqendrim per turizem), ne lejeqendrim per motive pune autonome ne rastin ne te cilin ka akoma kuota te disponueshme. Pra, pa qene e nevojshme qe te lihet Italia, mund te kerkohet autorizimi per konvertimin e lejeqendrimit ne kuesture.

Per te bere kete eshte e nevojshme qe Drejtoria Provinciale e Punes, kompetente per territorin, te japi nje vertetim ne baze te te cilit te rezultojne kuota te disponueshme. Dime qe ne kete moment jane akoma duke dhene, pra do te thote qe ka akoma kuota te disponueshme.
Kujtoj qe keto kuota nuk jane shperndare ne nivel provincial por qeverisen direkt nga Ministria e Punes. Ne kete menyre nuk eshte e mundur qe te kuptohet se sa vende kane mbetur akoma deri sa te mbarohen.

Lidhur me kete, si zakonisht, zyrat kompetente nuk kane nje praktike omogjene. Ne menyre te veçante sinjalizojme praktiken e adoptuar nga Drejtoria Provinciale e Punes se Trevizos qe ka vendosur qe te mos leshoj autorizime per pune autonome duke u bazuar ne qarkoren e 29 prillit 2002 te Ministrise se Punes. Kjo mundesi e konvertimit te lejeqendrimit (siç parashikohet nga Rregullorja e Perditesimit) mund te shfrytezohet jo vetem nga te huajt te cilet ndodhen ne Itali me nje lejeqendrimi jo per motive pune por duhet gjithashtu te kene arritur para dates se publikimit te dekretit te flukseve.

E gjithe kjo nuk ka asnje kuptim. Duket qarte vullneti per te penguar perdorimin e kuotave te punes e ne veçanti per pune autonome.

Drejtoria Provinciale e Punes se Trevizos ka nxjerre nje provediment te refuzimit te dhenies se autorizimit te disponibilitetit te kuotave per pune autonome qe eshte kundershtuar nga Gjykata Administrative Rajonale e Venetos. Me te drejte TAR ka deklaruar qe qarkorja e Ministrit Maroni nuk ka asnje referim normativ, e me qene se qarkorja ministrore nuk mund te krijoj ligj por duhet t’i nenshtrohet ligjit, pa e shkelur ate, ka urdheruar anullimin e qarkores e te provedimentit te Drejtorise Provinciale te Punes se Trevizos.

Ne fakt TAR ne motivimin e sentences nenvizon qe “prezenca ose jo ne Itali ne daten e daljes se dekretit te flukseve qe fikson kuotat per vitin ne referim, eshte e parendesishme, edhe sepse, sikur kuotat te ishin mbaruar, i huaji duhet te debohet. Ne thelb, qellimet e normes arihen me respektimin e kuotave, aty ku limiti kohor i dhene nga qarkorja jo vetem rezulton i kufizuar lidhur me ç’ka shkruan ligji, por bie ne kundershtim edhe me qellimet e tij, pjeserisht te sistemueshme te situatave jo te rregullta”.
Eshte e qarte qe nje person ne Itali, me nje lejeqendrimi per turizem qe deshiron te punoj, kur krijohet mundesia e konvertimit te lejeqendrimit per turizem ne pune autonome, mundet me se fundi te filloj te ushtroj aktivitetin e tij ne menyre te rregullt pa rrezikuar espulsionin.

Tani Drejtoria Provinciale e Punes se Trevizos duhet te respektoj ligjin si dhe interpretimin e tij korrekt e gjithashtu te respektoj sentencen e bere nga TAR.