Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Kur eshte e ligjshme heqja e kertes se qendrimit?

Nuk me rezulton qe ne asnje tjeter Kuesture te Italise te kete ndodhur nje diçka e tille e ngjashme. Uroj qe praktika e Kuestures se Pordenones te revokohet menjehere pasi behet fjale per nje shpikje qe do ta quaja arbitrare.

Karta e qendrimit (art. 9 i T.U. qe nuk eshte modifikuar nga ligji Bossi Fini se jo vetem ne afatin nga 5 ne 6 vjet te kohes se rregullt per ta kerkuar) ne praktike duhet te konsiderohet si nje lejeqendrimi me kohe te pakufizuar. Gjithmone art. 9 preçizon qe titullari i kartes se qendrimit nuk mundet kurre te debohet vetem ne rast se eshte nje person i rrezikshem per sigurine e shtetit e per rendin publik. Ne rast se personi ne poses te kartes se qendrimit do te denohet per krime te ndryshme, kjo çon thjesht ne terheqjen e kartes se qendrimit e ne dhenien e nje lejeqendrimi normal. Vetem nje dobesim i pozites se qendrimit por jo terheqja e te drejtes se qendrimit ne Itali. Titullari i kartes se qendrimit nuk lidhet me proçeduren (qe akoma duhet te perkufizohet) te “kontrates se qendrimit” ashtu sikurse nuk aplikohet norma qe permbahet ne art.22, paragrafi 11 i T.U. mbi emigracionin ne te cilin parashikohet qe, pas kalimit te 6 muajve te periudhes se papunesise, ne mungese te nje raporti te ri pune, nuk mundet me qe te rinovoj lejeqendrimin e eshte kantidat i espulsionit. Kjo norme i referohet vetem lejeqendrimit normal.

Shembull praktik: titullari i kartes se qendrimit nuk duhet te kerkoj me asgje ne kuesture. Per 10 vjet (ne rast se nuk eshte i rrezikshem per shoqerine) mund te qarkulloj lirisht pa qene e nevojshme qe te justifikoj ne menyre konstante , nese eshte duke punuar apo sa eshte duke fituar. E ka demostruar ne 6 vitet e para. Pra, ka te drejte qe te rrij i qete, konfermuar edhe nga ligji Bossi Fini, e kjo nuk duhet te vihet ne diskutim nga Kuestura e Pordenones.

Keshilla qe japim eshte qe te interesuarit te asistohen e ne ofrojme asistencen tone ne shoqate per te perfunduar mire kete çeshtje te cilen do ta konsideronim frut te keqkuptimit, e jo nje zgjedhje e arsyeshme, pasi arsyeja nuk ekziston.