Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Lejeqendrimi per motive familjare lejon ushtrimin e nje aktiviteti pune?

Konfermojme ate qe eshte vrojtuar ne pyetje pasi me lejeqendrimin per motive familjare (dhene si pasoj e bashkimit familjar) eshte e mundur menjehere qe te ushtrohet aktivitet pune edhe i karakterit autonom. Nje konferme e gjejme edhe ne art. 6 paragrafi 1 i T.U. mbi emigracionin aty ku specifikohet qe “lejeqendrimi i dhene per motive pune subordinato, pune autonome e familjare mund te perdoret edhe per aktivitete te tjera. Ai i dhene per motive studimi e formacioni mund te konvertohet, para skadimit te tij me stipulimin e kontrates se qendrimit per motive pune me pranine e treguesve te parashikuar nga art.26, ne lejeqendrimi per motive pune ne kuadrin e kuotave te stabilizuara nga art. 3, paragrafi 4, ne baze te modaliteteve te parashikuara nga rregullorja e perditesimit”.

Nje konferme te fundit e gjejme ne art.14 te Rregullores se Perditesimit (D.P.R. n. 394 te 31/08/98) ku parashikohet qe lejeqendrimi i dhene per motive pune subordinato ose pune autonome ose per motive familjare mund te perdoret edhe per ushtrimin e aktiviteteve te tjera pa qene e nevojshme qe te behet konvertimi ose retifikimi i dokumentit per periudhen e vlefshmerise se tij.

Çfare ndodh me pas?

Ne momentin e skadimit te lejeqendrimit per motive familjare, re rast se personi eshte duke ushtruar nje aktivitet te rregullt pune subordinato parashikohet rinovimi i tij direkt per aktivitet pune subordinato, ashtu sikurse fakti kur personi ne poses te lejeqendrimit per motive familjare, ne momentin e skadimit te lejeqendrimit, eshte duke ushtruar aktivitet pune autonome. Ne kete rast rinovimi behet direkt per motive pune autonome. Kjo preçizohet gjithmone nga art.14, paragrafi 3, ku stabilizohet qe me rinovimin jepet nje lejeqendrim i ri ne baze te aktivitetit efektiv qe eshte duke u ushtruar.

Pra, kemi mundesine por vetem ne momentin e skadimit qe te behet proçedura e rinovimit here pas here ne baze te aktivitetit te ushtruar ne momentin e kerkeses.

Shembull praktik: Le te mendojme rastin e nje personi qe ka ardhur ne Itali si pasoj e bashkimit familjar, qe ka nje moshe per te cilen mund te ushtroj menjehere aktivitet pune. Ne qofte se ne momentin e skadimit te lejeqendrimit eshte duke ushtruar nje aktivitet pune do t’i jepet nje lejeqendrimi per pune e ne rast se me tej, do te mbetet i papune, mund te kalohet ne lejeqendrimin e meparshem d.m.th. per motive familare. Gjithmone ne rast se vazhdon qe te bashkejetoj me familjarin e tij (me te cilin kane bere bashkim) e eshte ne ngarkim te tij.

Kjo ne baze te nje leximi te thjeshte te normes edhe pse fatkeqesisht prane kuesturave kjo gje nuk eshte kaq e thjeshte.

Per te miturit: eshte e mundur qe te ushtrojne nje aktivitet te rregullt pune vetem ne rast se demostrohet qe kete marre pelqimin, dhe te kete kaluar vitin e dyte te shkolles se mesme superiore.