Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Perendimi, te drejtat, garancite demokratike

Nen kujdesin e Rosanna Marcato

Nevojes per mbrotje te shume njerezve qe arratisen prej lufterave, dhunes, torturave, Italia dhe Evropa i pergjigjen me mbylljen e kerkuesve te azilit dhe forma te reja qe tentojne te hapin rrugen per nje qeverisje, per llogari te Evropes, te kerkuesve te azilit nga vende te treta te percaktuara te sigurta ose ne vende te sigurta ne te njejtin vend nga i cili arratisen.

Si ne Itali por edhe ne pjesen tjeter te Evropes asistohet ne nje proçes te revizionimit te Konventes se Gjeneves duke filluar nga koncepti i azilit, si per shkak te te numrit te larte te kerkesave te azilit te pa bazuara, por edhe per shkuarjes ne fibrilacion te sistemit te kontrollit deri ketu operues.

BE, qe ka si objektiv brenda nje kohe te shkurter harmonizimin e politikave mbi azilin dhe eshte duke vertetuar poziten gjithnje te mbrotjes e te mbylljes se kufinjve per ke kerkon mbrotje. Eshte duke u akredituar gjithnje e me shume teza qe pjesa dermuese e kerkesave eshte instrumentale per te bere te mundur futjen ne Evrope, duke kaperxyer ne kete menyre pamundesine per te hyre me mjete legale. Sigurisht kjo eshte nje nga shkaqet e mundshme, por nuk duhet te harojme qe jemi duke jetuar nje moment historik ne te cilin situata internacionale dhe shtimi gjithnje e me i gjere i shkeljes se te drejtave te njeriut edhe ne vendet perendimore jane tashme ne rendin e dites e shkaktojne miliona e miliona te merguar qe vijne kryesisht nga vendet aziatike dhe afrikane.

Evropa pret gjitnje e me pak refugjate e ne kete kontekst italia nuk eshte shquar kurre si nje toke azili. Ne vendin tone nuk eshte aprovuar kurre nje ligj organik mbi azilin, kushtet e pritjes jane gjithnje e me te keqia ose nuk kane ekzistuar kurre edhe pse karshi nje numri absolutisht te paqeveriseshem kerkuesish te azilit (11.000 vete vetem ne 2003), proçedurat jane te gjata dhe te paqarta, kushtet e mbrotjes sipas Konventes se Gjeneves jane rreth 5%.

Ne kete skenar katastrofik duhet thene qe qeveria italiane eshte duke u perpjekur qe te pershtatet me direktivat evropiane e me menyren e re te te vlersuarit te refugjateve: si mashtrues, si keqberes potencial. Nuk mund te shpjegohet ndryshe perdorimi i burgjeve, ne shkelje te plote te normave ne fuqi (nuk ka dale akoma dekreti i aktualizimit te ligjit Bossi Fini), kerkuesit e azilit mbyllen ne qendrat e identifikimit ose ne qendrat e qendrimit te perkohshem (qqp). Ne fakt qeveria ka asimiluar qendrat e identifikimit (qe nuk jane rregulluar akoma nga ligji) me QQP duke justifikuar ndalimin e hyrjes ne qendrat e Borgo Mexanone e te Lampeduzes per vullnetaret e Mjeke pa kufi, sipas art. 21 te DPR 394/99, artikull qe i referohet eskluzivisht qendrave te denimit. Ky fakt i rende i shtohet shume praktikave te tjera shume sinjifikative. Gjithnje e me shpesh persona qe vijne nga Afganistani, Iraku, Liberia, Sudani, Kongo, Turqia ju mohohet, pas nje degjimi te shkurter nga Komisioni Qendror, e drejta e azilit ose mbrotja humanitare pasi keto vende sot konsiderohen demokratike ose jo me te rrezikshme! Mbetet vetem nje problem i vogel: jane kaq te sigurte sa nuk mund te mendohet as per nje riatdhesim, nuk ka fluturime e as autoritete te cilave t’u kerkohet pranimi (me perjashtim te Turqise)!

Gjithe organizimi i praktikave lidhur me njohjen e statusit te refugjatit i eshte besuar ne Itali nje Komisioni te perbere prej 5 vetesh qe duhet te degjojne 11.000 kerkues te azilit. Shpesh kompiuterat jane te prishur, konvokimet humbasin, pergjigjet dergohen nuk i dihet se ku. Ne audicion kerkuesit nuk kane mundesi qe te kene nje person te besuar qe t’i asistoj gjate kolokiumit si dhe perkthyes, e keta duhet te kenaqen, nuk mund te pretendohet per te patur gjithçka.
Ne kete quader me te vertete te mjere, ku personi, kerkuesi i azilit, sheh mohimin e te drejtave me themelore, nuk te ben te çuditesh qe ne qendra ndalohet hyrja e Mjeke pa kufi: deshmitaret jo komode eliminohen.

Besojme ne polaroid e ne fotografite kujtim……