Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Pyetje: – çfare mund te ndodhi kur gabohet rinovimi i lejeqendrimit?

Ne realitet gjerat mund te jene me pak tragjike nga sa mund te mendohen. Duhet theksuar qe i interesuari ne shtator te vitit 2002 eshte gjendur i papune, e ne baze te normave te futura nga ligji Bossi Fini, kishte te drejte qe te rinte si i papune per nje periudhe maksimale prej 6 muajsh. Kjo situate nuk do ta privonte nga lejeqendrimi e nga mundesia e rinovimit me gjetjen e nje pune. E eshte pikerisht kjo gje qe ka ndodhur, pasi ne keto 6 muaj, edhe pse ka ndjekur nje kurs formimi profesional, ka gjetur nje pune te rregullt.

Por per shkak te nje lejeqendrimi per motive studimi, nuk ka mundur akoma qe te bej perfeksionimin e raportit te punes per faktin qe ne zyren e punes e kane konsideruar si student. Si nje person qe ka ardhur nga jashte duke ndjekur proçeduren e hyrjes per motive studimi. E kjo gje nuk eshte vertete. I intresuari kishte te drejte qe te mbante lejeqendrimin e tij ( e ketu kemi gabimin e kuestures) edhe pse ishte duke frekuentuar nje kurs formimi profesional.

Art. 14 i rregullores se Perditesimit merr ne konsiderate pikerisht kete situate, pra qe lejeqendrimi i dhene per motive pune subordinato lejon ushtrimin edhe te aktiviteteve te tjera, pa qene e nevojshme qe te konvertohet ose te retifikohet per periudhen e vlefshmerise se tij.
Me fjale te tjera, ne rastin tone, nuk ishte korrekte qe te behej transformimi i lejeqendrimit, per te cilin kishte kerkuar rinovimin per pritje te punesimit, ne lejeqendrimi per motive studimi, pasi ne kete rast behet fjale per nje aktivitet te lejuar nga ligji e nuk ishte e nevojshme qe te behej retifikimi i tij. Edhe pse i interesuari nuk e kishte kerkuar. Pra eshte bere nje retifikim nga vet zyra siç ndodh shpesh ne sportelet e kuesturave.

Te drejtat e punetoreve (italiane ose emigrante) qe te futen ne te gjitha kurset e formimit profesional jane te shenjta. Behet fjale per artikullimin e parimit te trajtimit te barabarte e te mundesive te barabarta, sanksionuar ne nivel nderkombetar, si nje e drejte e paprekshme e punetoreve emigrante me lejeqendrimi te rregullt.
Kujtoj qe Konventa n. 143 e vitit 1975 e O.I.L. (Organizates Nderkombetare te Punes) eshte pranuar menjehere nga urdheri juridik italian, e eshte me te gjitha efektet ligj i shtetit.

Ky zoteri nuk kishte asnje lloj problemi. Ishte thjesht ne nje periudhe papunesie, ne kuadrin e periudhes se parashikuar te papunesise. E pikerisht per te permiresuar pergatitjen e tij ka ndjekur nje kurs te ligjshem.
Lejeqendrimi i tij nuk duhej te modifikohej ne motive studimi por thjesht ne nje lejeqendrimi normale ne pritje te punesimit. Ne rast se i interesuari sot do te kishte ne dore kete lejeqendrimi (per pritje te punesimit) ne fund te kursit nuk do te kishte asnje pengese per te nisur nje raport te ri pune, me nje kontrate te rregullt, pa asnje proçedure te veçante.

Eshte e qarte qe duke kerkuar informacion ne zyren e punes, pergjigja (duke u bazuar ne lejeqendrimin per motive studimi) do te ishte ajo qe i kane dhene. Nuk kane bere gje tjeter veçse kane konfermuar qe per nje student nuk eshte e mundur qe te transformohet nje lejeqendrimi per motive studimi ne motive pune. Pasi ne fakt ligji flet pikerisht keshtu: ne rast se nuk ka kuota te disponueshme per qytetar te atij vendi konvertimi nuk eshte i mundshem duke qendruar ne Itali. Por ky nuk eshte rasti i djalit qe na shkruan.

Kemi edhe nje vrojtim te fundit. Aktiviteti i formimit profesional nepermjet kurseve te organizuara me Fondin Social Evropian, nuk eshte nje aktivitet normal studimi sikurse ai i studenteve qe vijne nga jashte. Ata kane nje trajtim ekonomik, burse studimi, e qe perben dokumentin me te cilin behet rinovimi i lejeqendrimit.
Me fjale te tjera, frekuentimi i nje kursi te tille, pjeserisht i paguar, mund te perbej nje aktivitet te vertete pune. Per kete arsye nuk kuptohet perse kuestura refuzon qe te bej kthimin ne lejeqendrimin e mepershem per motive pune subordinato ose ne pritje te punesimit, pasi kemi te bejme me nje gabim banal te kuestures.

E keshillojme te interesuarin qe te bej nje kerkese me shkrim ne te cilen te permbledhi te gjitha ato qe na shkruan, duke ju referuar argumentave dhe normave qe shpjeguam. Duhet te shkruaj qe transformimi i lejeqendrimit per motive pune subordinato ose ne pritje te punesimit ne motive studimi ka shkaktuar probleme, e per kete arsye duhet te retifikohet nga vet zyra.

E keshillojme qe te na shkruaj perseri per te na treguar se si jane zhvilluar ngjarjet. Ne rast se Kuestura e Udines nuk do te korrigjoj kete gabim, do te jemi te lumtur qe t’i japim asistencen e nevojshme ne mneyre qe i interesuari te vazhdoj me qetesi nje jete normale pune ne Itali.