Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Rinovimi i lejeqendrimit – Aplikimi i ligjit Bossi Fini nga ana e kuestures per ke ka perfituar nga rregolarizimi

Deshirojme te trajtojme disa problematika te praktikave te aplikuara nga kuestura qe ne menyre te veçante kane te bejne me aplikimin e ligjit Bossi – Fini e sidomos rinovimin e lejeqendrimeve te te rregolarizuarve, d.m.th. te atyre te huajve qe kane rregolarizuar poziten e tyre te qendrimit me sanatorian e njohur qe ka çuar ne gati 680.000 lejeqendrime per pune si shtepiake ose si vartes ne sektore te tjere.

Problemi me i madh qe eshte duke lindur keto kohe (pasi jane duke arritur ne skadim shume lejeqendrime te dhena pas nje pritjeje te gjate te rregolarzimit ) e ne rastin kur personat kane nderprere aktivitetin e punes si vartes prane punedhenesit qe kishte deklaruar rregolarizimin ose prane punedhenesve te tjere qe ishin futur ne vend te tyre, e kur keta kane filluar nje aktivitet si autonom, pra duke nderprere punen si vartes – shohin t’u refuzohet rinovimi i lejeqendrimit.

Ky refuzim tingellon si nje surprize per ke eshte mesuar te mendoj qe te huajve ju duhen aplikuar te njejtat rregulla qe duhen aplikuar, edhe ne kete rast, e drejta e parashikuar nga T.U. mbi emigracionin – e drejte e parashikuar ne pergjithesi per te gjithe te huajt me qendrim te rregullt per motive pune – per te uashtruar edhe ektivitet pune si autonom. Pra çfardo aktiviteti pune si autonom: aktivitet artizanati, tregetie, profesionale, sipermarrjeje. Ose ato aktivitete pune te ashtuquajtura “parasubordinato” qe gjithesesi jane aktivitete te tipit autonom nga pikpamja e ligjit si anetare kooperative, bashkepunetore me kontratat famose (co.co.co) bashkepunim i koordinuar dhe i vazhdueshem qe sot quhen kontrata bashkepunimi projekti sipas ligjit Biagi.

Per te gjitha keto aktivitete pune autonome (per ata qe kane perfituar se fundi nga rregolarizimi) ngrihet sot problemi i rinovimit te lejeqendrimit pasi kuesturat – eshte duke u zbuluar keto dite – jane duke aplikuar germe per germe, permbatjen e normes 222/2002 qe, ne menyre analoge per te ashtuaquajturat badante e punetore shtepiake permbahet ne ligjin 189/2002.
Ne veçanti kjo dispozite parashikon qe lejeqendrimi te rinovohet me skadimin e vitit (dhene ne baze te ligjit te rregolarizimit) me vertetimin e ekzistences se raportit te punes me kohe te pakufizuar ose me kohe te kufizuar te nje kohezgjatjeje jo me pak se sa nje vit.

Behet fjale per art.1, paragrafi 5 qe i referohet vetem mundesise se rinovimit per motive pune subordinato.
Me fjale te tjera, leximi i thjeshte i kesaj norme çon dhe ka çuar kuesturat qe te konsiderojne qe te porsa-rregolarizuarit (ata te sanatorias se fundit) mund te rinovojne lejeqendrimin vetem kur vazhdojne te ushtrojne nje aktivitet ne kuadrin e punes si vartes (subordinato).
Me qene se norma i korrespondon permbatjes se ligjit 189 per badandet parashikon shprehimisht qe lejeqendrimi te rinovohet me verifikimin e vazhdimesise te raportit te punes – disa kuestura konsiderojne qe ne rastin e badanteve te porsa rregolarizuara, ato mund te rinovojne lejeqendrimin jo vetem kur vazhdojne te ushtrojne nje aktivitet pune si vartese, por gjithesesi te njejtitn aktivitet pune qe çon ne punen si shtepiake e jo ne sektore te tjere te punesimit privat.

Ky interpretim – qe ka te bej me te gjithe te porsa rregolarizuarit qe sot ushtrojne aktivitete te ndryshme nga ato te sanatorias – behet nje interpretim qe na duket plotesisht i paligjshem, pavaresisht nga fakti qe gjen nje referim tekstual ne formulimin e keq te normes ne fushen e rregolarizimit. Motivi per te cilin mbeshtesim ilegjitimitetin e hapur te ketij interpretimi e te aplikimit keshtu te bere nga ana e kuesturave, eshte shume i thjeshte dhe per keto eshte e thjeshte te kuptohen arsyet te cilat do te shpjegojme me poshte.

Ne menyre te veçante, ky interpretim i normes (qe pretendon te aplikoj vetem per te porsa rregolarizuarit nje rregjim te ndryshem nga ai i stabilizuar ne pergjithesi per punetoret me qendrim te rregullt), bie ne kundershtim te hapur me parimet themelore te urdherit tone juridik. Nuk i referohem vetem parimit te barazise se trajtimit te sanksionuar nga art. 3 i Kushtetutes, qe imponon sipas jurisprudences se Keshillit Kushtetues qe situatat identike duhet te rregullohen nga ligji ne menyre identike, e qe vetem situatat e ndryshme rregullohen nga ligji ne menyre tjeter.

Per kete, ne baze te ketij parimi, mund te kuptohet se si nuk ka kuptim qe te stabilizohet nje rregull i pergjitheshem per te gjithe punetoret ekstrakomunitare me qendrim legal per motive pune – qe te lejoj ne menyre paqesore ndryshimin e tipit te punes e te kalohet nga puna si vartes ne pune autonome dhe e kunderta, me tej te rinovoj lejeqendrimin per pune autonome ne lejeqendrimi per pune si vartes kur punetori ka vendosur qe te ndryshoj aktivitet pasi e konsidron me te leverdiseshme nje aktivitet ne nje sektor te caktuar. Pra nuk ka kuptimqe te stabilizohet ne nivel te pergjithshem ky parim ne baze te te cilit punetori me qendrim te rregullt mund te ndryshoj tipin e punes kur perkundrazi parashikohet qe te porsa rregolarizuarit nuk mund ta ushtrojne kete mundesi te njohur ne vija te pergjitheshsme per te gjithe te huajt me qendrim te rregullt.

Me fjale te tjera, eshte sikur te thuhet qe per te porsa rregolarizuarit te stabilizohet nje rregjim tjeter, nje trajtim tjeter qe ne fakt duket i destinuar qe te zgjasi per te gjithe qendrimin e tyre te ardheshem ne Itali pasi ky rregull i ndalimit te ndryshimit te tipit te aktivitetit te punes, eshte duke u shfaqur sot me rastin e rinovimit te pare te lejeqendrimit. Por ne qofte se ky eshte interepretimi korrekt i ligjit duhet te imagjinojme qe edhe ne rastin e te gjitha rinovimeve te tjera te lejeqendrimit te porsa rregolarizuarit do te vazhdojne qe te mbajne nje lloj damke qe kufizon mundesite e tyre e aktivitetet e tyre te ligjshme ekonomike e te ushtrueshme ne territorin italian.
Kjo nuk ka kuptim, edhe sepse parimi i mos diskriminimit dhe i mundesive te barabarta te futjes ne tregun e punes si vartes por edhe ne nivel pune si autonom, eshte sanksionuar edhe ne nivel nderkombetar duke e kushtezuar ne menyre te veçante legjislatorin italian.

Konventa 143/1975 e Organizates Nderkombetare te Punes (OIL) sanksionon ne menyre te qarte dhe jo ekuivoke parimin e barazise se trajtimit dhe te mundesive te barabarta te futjes ne aktivitet ekonomik qe lejojne qe te mbijetohet. Natyrisht me kushtin qe ushtrimi i aktiviteteve te tilla te ushtrohet ne menyre te rregullt duke permbushur te gjitha detyrimet e parashikuara nga ligji. Siç ka ndodhur per ke ka kerkuar rinovimin e lejeqendrimit per motive pune autonome e megjithate ka pare qe t’i refuzohet rinovimi i lejeqendrimit. Nje interpretim i nxjerre nga nje formulim i pasakte i normes qe duhet te permbaje kete konseguence, bie ne kundershtim me parimin e barazise se trajtimit dhe te mundesive te barabarta. Por kjo merr nje riliev direkt ne urdherin juridik pasi art. 10, paragrafi 2 i Kushtetutes parashikon shprehimisht (e duke ju referuar ne veçanti pikerisht kushtit juridik te te huajti) qe kushti juridik i te huajit eshte jo vetem i rregullueshem nga ligji kombetar por parashikon gjithashtu qe ligji kombetar duhet te konformohet me parimet e stabilizuara nga marrveshje dhe traktate nderkombetare ne kete lende. Nje nga keto parime eshte ai i barazise se plote te trajtimit te barabarte dhe te mundesive te barabarta.
Nuk eshte e pranueshme per te drejten nderkombetare dhe per te drejten kushtetore italiane nje trajtim i ndryshem mes ekstrakomunitareve me qendrim legal ne territorin italian. Ndaj, nuk eshte e pranueshme qe as nje norme e sanatorias ose e rregolarizimit, ta quajme si te duam, te prodhoj kete diskriminim te trajtimit ne kuadrin e jetes se tyre stabel ne territorin italian.
Me fjale te tjera, kur keta persona kane marre, ne baze te nje ligji special, nje lejeqendrimi te vlefshem per pune, kane dhe duhe te kene te drejten qe te perdorin kete lejeqendrimi per te ushtruar te gjitha aktivitetet ekonomike qe lejohen per nje te huaj: aktivitet pune si vartes (subordinato) ne çfardo sektori duke kaluar nga puna si shtepiake ne ndermarrje, industri etj., por edhe per aktivitete pune si autonome.

Ligji Bossi Fini krijon klandestine te rinj
U perpoqem qe te shpjegonim absurditetin e ketij iterpretimi qe nder te tjera eshte duke prodhuar klandestine te rinj duke i peshkuar mes atyre qe jane rregolarizuar se fundi.
Klandestine te rinje qe behen jo sepse kane kryer aktivitete te paligjshme, te rrezikshme per rendin publik ose per sigurine e Shtetit; jo sepse jane pertace e qendrojne ne Itali pa bere asgje, por sepse jane duke ushtruar nje aktivitet te rregullt ekonomik qe parashikon pagimin e taksave dhe te kontributeve qe sherbejne per te gjithe kolektivitetin. Por eshte nje aktivitet ndryshe nga ai qe fillimisht ishte lejuar rregolarizimi.

Eshte plotesisht absurde qe te prodhohen kkandestine te rinj duke pretenduar qe keta te rregolarizuar te vazhdojne qe te ushtrojne nje aktivitet ekonomik per te cilin ishte lejuar rregolarizimi. Kjo shkon kunder inspirimeve minimale te çdo individi e mbi te gjitha, siç e kemi shpjeguar, bie ne kundershtim me parimet themelore te urdherit juridik italian.

Lidhur me kete e vetmja mundesi – ne momentin ne te cilin notifikohet nje provediment i refuzimit te rinovimit te lejeqendrimit – eshte berja e nje apeli ne TAR (Gjykaten Administrative Rajonale) kompetente. Nuk ekziston mundesia per te marre pergjigje te tjera nga Kuestura pasi kemi te bejme me dispozita te cilat jane dhene ne nivel ministerial e ky tip interpretimi behet nga te gjitha kuesturat. Siç duket kemi te bejme me direktiva qe zyrtarisht nuk rezultojne akoma ekzistente, ne kuptimin qe qarkoret e ministrise nuk jane akoma te disponueshme.
Ne fakt dime qe nuk jane dokumenta zyrtare e nuk rezulton qe te jene futur ne sitin web te Ministrise se Brendshme, ndaj mundesia per te marre nje qarkore prej zyrave periferike eshte nje operacion i veshtire, i lene rastesise, fatit, apo ndonje raporti pak a shume konfidencial me operatoret e administrates qe lejojne qe te rikopjohet teksti i qarkores qe i eshte derguar atyre.

Por, pavaresisht nga fakti qe ky interpretim i kuesturave varet nga nje qarkore e shkruar pak a shume mire nga ana e nje funksionari te Ministrise se Brendshme – ajo qe ka rendesi eshte qe te nenvizohet se si bie ne kundershtim edhe me qellimin e emersionit te ligjit mbi rregolarizimin, pasi behet fjale qe te transformohen shume persona, qe nuk jane duke bere asgje te keqe, ne klandestine qe nga kjo pike rrezikojne (pas notifikimit te rinovimit te lejeqendrimit) qe te debohen me shoqerimin e menjehershem ne kufi. Provedimenti i refuzimit te rinovimit te lejeqendrimit normalisht notifikohet me ftesen per te lene Italiane brenda 15 diteve dhe me dorezimin e provedimentit te refuzimit ne policine kufitare. Ndryshe, ne rast mos permbushjeje te ketij provedimenti per te lene territorin kombetar, i huaji behet nje klandestin me te gjitha efektet dhe mund te goditet nga nje provediment debimi me shoqerimin e menjehershem ne kufi.

E vetmja mundesi eshte ajo e berjes se apelit. Na pelqen shume te mund te themi qe ndonje TAR te jete shprehur mbi nje çeshtje te tille analoge, duke pezulluar efektet e provedimentit te apeluar. Por deri me sot nuk na rezulton, pasi kjo materie nuk eshte trajtuar akoma nga TAR pasi kemi te bejme me nje problem shume te ri.
E keto ditet e fundit qe kuesturat kane parashikuar t’i pergjigjen kerkesave per rinovimin e lejeqendrimit nga ana e atyre qe kane marre nje aktivitet pune autonome apo nga ana e ish badanteve qe sot jane duke punuar ne sektore te tjere duke parashikuar qe te komunikojne refuzimin e rinovimit te lejeqendrimit.
Natyrisht qe do te jene te shumta apelet qe do t’i drejtohen TAR e nuk do te mungojme qe te perhapim perfundimin e tyre – cilido qofte ai – ne menyre te tille qe te interesuarit te pergatiten per ate ç’ka i pret.

Eshte e drejte per ke ka nje lejeqendrimi ne skadim e siper ( te marre nepermjet rregolarizimit) qe te dij qe ne rast se eshte duke ushtruar nje aktivitet autonom – ose ne rastine badanteve qe jane duke ushtruar nje aktivitet pune subordinato ne sektore te tjere – rrezikon shume qe te marri refuzimin.
Nuk e fsheh qe ka edhe nga ata qe kane kerkuar qe ta evitojne kete rrezik, e shpesh ja kane dale, duke qene te informuar paraprakisht ne menyre informale (ne perdorim gati prane te gjitha sporteleve te kuesturave). Me fjale te tjera, jane paralajmeruar per faktin qe lejeqendrimi kishte rrezik qe te mos rinovohej pasi ishte duke ushtruar nje aktivitet ekonomik te ndryshem nga ai qe ishte lejuar per rregolarizim.
Keshtu, shume persona kane ndryshuar menjehere aktivitetin, duke prezantuar kerkese formale per rinovimin e lejeqendrimit pasi kane abandonuar aktivitetin si autonom e shpesh pasi kishin abandonuar aktivitetin e punes jo si vartes ne nje sektor tjeter, duke u prezantuar serish si badante ose si shtepiake ne rastin kur keta persona kane patur raport pune si shtepiake, ose si punetore vartes ne rastin e rregolarizimit ne sektore te tjere, duke abandonuar aktivitetin e filluar nderkohe e duke u kthyer ne “origjine”.

Natyrisht qe ka qene shume e veshtire per te gjetur nje punedhenes te ri qe te formalizonte nje punesim te rregullt duke komunikuar nisjen e raportit te punes, denoncimin ne institutin e sigurimeve te detyrueshme, ne menyre qe i interesuari te dokumentonte prane sportelit te kuestures aktivitetin e punes subordinato ne vijim ne momentin ne te cilin prezantohet kerkesa per rinovimin e lejeqendrimit.
Ne kete menyre edhe pse ekzistontin periudha te ndermjetme preçedente ne te cilin nuk ishte nje aktivitet pune subordinato ne vijim, fakti i prezantimit ne momentin e rinovimit te lejeqendrimit me nje kontrate pune me kohe te pakufizuar ose te kufizuar te nje kohezgjatje minimale prej nje viti, ka lejuar rinovimin pa probleme te lejeqendrimit.

Kjo mund te konsiderohet si nje ndreqje …. edhe pse natyrisht qe nuk duhet konsideruar nje ndreqje fakti i te qenit i detyruar per te ndryshuar aktivitetin e te ushtrohet nje aktivitet ndryshe nga ai per te cilin jane bere sakrifica, studime dhe investime.

Per ke nuk ka prezantuar akoma kerkesen per rinovimin e lejeqendrimit e mund ta parandaloj problemin ne kete menyre, (duke rifilluar aktivitetin origjinal ose te tipit origjinal lidhur me momentin e rregolarizimit), eshte e qarte qe per ke ka marre nje komunikim negativ – pra refuzimin formal te lejeqendrimit per keto arsye – nuk mund te bej gje tjeter veçse te apeloj.

Nuk do te mungojme qe t’u japim informacione lidhur me rezultatin e ketyre apeleve qe do te fillojne te propozohen ne te gjithe Italine. Urojme qe rezultati te jete pozitiv pasi behet fjale per argumenta te bazuara qe do te lejojne qe te shtrihen eksperiencat pozitive (ose te mbahen parasysh eksperienca negative qe mund te lindin) ne menyre qe çdokush te vlersoj rrezikun e tij.